Connect with us

Lajme

Ndërroi jetë Isuf Kadriu, zëvendëskryeredaktori i TV Alsat

Lajm i trishtë! Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, kolegu ynë, zëvendëskryeredaktori i televizionit ALSAT. Ngushëllime familjes së tij dhe kolegëve të gazetarit Kadriu, i cili do të mbahet mend si një njeri profesionist në punën e tij dhe me shumë vlera njerëzore. Isuf Kadriu ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare pas një sulmi kardiak në qytetin turistik Shëngjin të Shqipërisë, ku ishte për pushime me familjen e tij. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut. Që nga viti 2008 ka qenë zëvendëskryeredaktor i Televizionit ALSAT, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e organizimit dhe mbarëvajtjes së punës në programin informativ të televizionit. Gjatë punës së tij shquhej për përkushtim të madh profesional dhe për kolegialitet në punë. Karriera në gazetari e Isuf Kadriut fillon në vitin 1998 në Televizionin ERA, ndërsa që na viti 1999 në Programin në Gjuhën Shqipe të Televizionit të Maqedonisë së Veriut, në të cilin punoi si redaktor i lajmeve deri në vitin 2008, përfshirë edhe periudhën sensitive të konfliktit të vitit 2001, gjatës së cilës me përkushtim të pashoq, duke mos kursyer asgjë në aspektin profesional për të kontribuar për informimin e drejtë dhe objektiv të opinionit publik lidhur me zhvillimet në terren, ndërsa shpesh edhe vetë duke qenë në rolin e reporterit të luftës në zonat e përballjeve mes forcave policore ushtarake dhe ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Paralelisht me angazhimet në mediat e vendit, edhe atë në pozicione pune me përgjegjësi, Kadriu që nga viti 2001 dhe në vazhdimësi ka qenë korrespondent i përhershëm i Radios Evropa e Lirë nga Shkupi, prej ku ka raportuar për zhvillimet politike, ekonomike, kulturore e ngjarje tjera që kanë ndodhur në Shkup e në vend. Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Të martën dorëzohen në Parlament emrat e rinj të ministrave, kush shkon e kush mbetet në kabinetin e ri të Mickoskit?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të gjerë, ku sipas informacioneve jozyrtare, të paktën një pjesë e madhe e ministrave do të largohen nga postet e tyre.

Krahas ndryshimeve tek pozita e Zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, Kryeministri Hristijan Mickoski pritet të bëjë ndryshime edhe në ministritë e Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Drejtësisë, Shëndetësisë, Kulturës dhe Turizmit, Arsimit, Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Sportit dhe Bujqësisë, ndërsa nuk përjashtohen edhe lëvizje të tjera kadrovike.

Burimet qeveritare bëjnë të ditur se përbërja e re e kabinetit Mickoski II mund të shpallet zyrtarisht të martën kur edhe emrat e rinj pritet të dërgohen për miratim në Parlament.

Sipas këtyre informacioneve, nga posti i ministrit të Shëndetësisë pritet të largohet Azir Aliu derisa në vend të tij pritet të ulet kuadër i VMRO ku në lojë janë disa emra e mes tyre edhe Sinisha Stojanovski drejtor aktual i Klinikës Universitare 8 Shtatori si dhe drejtori aktual i Fondit për sigurim shëndetësor Sasho Klekovski. Ndërkohë, nga Ministria e Bujqësisë pritet të largohet Cvetan Tripunovski, ndërsa në vend të tij përmendet emri i Borçe Serafimovski nga ZNAM i cili aktualisht mban pozitën e Sekretarit shtetëror.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, nga Qeveria pritet të largohen edhe ministri i Drejtësisë Igor Filkov ku në vend të tij pritet të ulet kuadër i Vlen-it dhe si emër përflitet profesori universitar Jeton Shasivari, ministrja e Arsimit Vesna Janevska e cila pritet të zëvendësohet me një kuadër tjetër të VMRO, ministri i Kulturës Zoran Ljutkov do të zëvendësohet me një kuadër të Vlen-it ku përflitet emri i zëvendësministrit aktual Sadat Sulejmani, si dhe ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani ku në vend të tij pritet të ulet zëvendësministri aktual nga VMRO Gjoko Velkovski.

Ndryshime pritet të ketë edhe në Ministrinë e Sportit ku pritet të ulet kuadër i Vlen-it si dhe gjithashtu edhe te Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive poashtu kuadër i Vlen-it.

Më herët, kryeministri Mickoski kishte paralajmëruar se rikonstruksioni i kabinetit qeveritar do të bëhet për shkak të ndryshimit të prioriteteve në punën e Qeverisë. Për të martën është caktuar mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ku pritet të bëhen publike edhe emrat e ministrave të rinj.

Përveç ministrave, pritet të ketë ndryshime edhe në pozitat drejtuese të institucioneve shtetërore, megjithëse deri më tani nuk janë publikuar emra konkretë.

Megjithatë, duhet theksuar se këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Qeveria, ndërsa bisedimet për përbërjen e re të kabinetit vazhdojnë.

Kryeministër:
Hristijan Mickoski

Zëvendëskryeministër i parë
Bekim Sali

Zëvendëskryeministër për Sistem Politik
Ljupço Dimovski

Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë

VMRO

Ministria e Punëve të Brendshme
Pançe Toshkovski

Ministria e Mbrojtjes
Vllado Misajllovski

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
Timço Mucunski

Ministria e Financave
Gordana Dimitrieska-Koçoska

Ministria e Shëndetësisë
Sinisha Stojanovski

Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Vesna Janevska

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
Gjoko Vellkovski

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
Zllatko Perinski

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale
Sanja Bozhinovska

Ministria e Transportit
Aleksandar Nikolloski

Ministria e Transformimit Digjital
Stefan Andonovski

ZNAM

Ministria e Administratës Publike
Goran Minçev

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave
Borçe Serafimovski

VLEN

Ministria e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive
Bekim Sali

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Muhamet Hoxha

Ministria e Sportit
Visar Ganiu

Ministria e Drejtësisë
Jeton Shasivari

Ministria e Kulturës dhe Turizmit
Sedat Sulejmani

Ministria e Ekonomisë dhe Punës
Besar Durmishi

Continue Reading

Lajme

Valon Zeqiri: Tetovarët nuk dolën kundër Kasamit, po shohin ndryshimet në qytet, ndërtuam dhe rrugën e fshatit të Bajram Rexhepit

Drejtori i NPK “Sharri” në Tetovë, Valon Zeqiri, ka reaguar pas protestës së mbajtur për çështjen e emrave të rrugëve, duke deklaruar se arsyeja pse tetovarët nuk iu bashkuan protestës është mbështetja që, sipas tij, gëzon kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Zeqiri ka theksuar se Kasami e mori drejtimin e komunës me 24 milionë euro borxhe, qytetin në errësirë, me probleme me mbeturinat, mungesë të ujit të pijshëm në disa lagje, infrastrukturë të amortizuar dhe pa investime kapitale.

Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2025 janë realizuar investime të rëndësishme, duke përmendur përmirësimin e pastërtisë publike, ndërtimin e stadiumit të qytetit, dy pishinave të mbyllura, ndërrimin e gypit kryesor të ujësjellësit, rregullimin e infrastrukturës në lagje dhe realizimin e rrugës Sellcë–Vicë.

Ai gjithashtu ka pohuar se Bilall Kasami takohet çdo muaj me qytetarët për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e tyre, ndërsa kundërshtarët politikë, sipas tij, i takojnë qytetarët vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Në fund të reagimit, Zeqiri është shprehur se “Tetova e Bilall Kasamit” do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Shihemi në vitin 2029!”.

https://www.facebook.com/share/p/197dMmTrXi/

Continue Reading

Lajme

Goxhaj: Sulmet false ndaj meje për UÇK-në, për të hequr vëmendjen nga protestat

Dritan Goxhaj, një nga protagonistët e protestave në Tiranë, ka thënë se akuzat ndaj tij janë bërë me qëllim për të hequr vëmendjen nga kërkesat e protestuesve.

Pasi lexoi pesë kërkesa në emër të protestuesve ditë më parë, Goxhaj u akuzua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e figura të njohura politike në Kosovë e Shqipëri se nuk ka qenë as pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës siç pretendon apo edhe se ka lidhje me regjimin e Iranit.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Goxhaj të premten ka thënë se të gjitha sulmet “erdhën me qëllim të heqjes së vëmendjes”. Ai ka mohuar gjithçka duke thënë se të gjitha akuzat ndaj tij kanë qenë false.

“Nga ana psikologjike njihet për manipulimin e popullit – që të merresh me individin. E unë aty nuk u prezantova as me emër e as me mbiemër, e as si ish-pjesëtar i UÇK-së. UÇK-ja s’ishte subjekt as i protestës, as i prezantimit e as i fjalimit. Nuk ishte askund. Është histori e para 30 vjetësh. Ka mbaruar, por duhej ngritur kjo histori me dokumente false… Unë jam veteran i UÇK-së. S’e kam shpallur unë, por Qeveria. Dokumentacioni ndodhet pranë zyrave të Qeverisë së Kosovës. Absolutisht (nëse ka kartelë të veteranit). Edhe certifikata, edhe të gjitha”, ka thënë ai.

Duke komentuar një deklaratë të Xhavit Halitit që të tregojë se kë e ka pasur komandant gjatë luftës, Goxhaj ka thënë se ka qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit.

“Gjatë operacionit ‘shigjeta’ në Pashtrik, kam qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit”, ka thënë ai duke shtuar se pjesë e luftës i njihet periudha mars – qershor 1999. Si veteran ka thënë se është njohur në periudhën 2018-2019.

Sa i përket akuzës për mbështetje të Iranit, Goxhaj ka thënë se kjo është çështje parimesh. “Nëse kam qenë pjesë e luftës, ku jemi mbrojtur nga një gjenocid, s’mund të jem me një popull tjetër që bën gjenocid ndaj një populli tjetër”, ka thënë ai.

Për protestat, që sot shënuan ditën e 27-të, Goxhaj ka thënë se ato janë luftë nervash. “Fiton ai që ka nerva e reziston më shumë. Qytetarët po rezistojnë. Duket se ka qëndresë. Uroj të ketë akoma e të shohim sa do të qëndrojë Qeveria”, ka thënë tutje ai.

Ai ka vlerësuar se me protesta janë arritur disa qëllime. “Janë zhgënjyer ata që thonë se ky popull s’ka reagim e se i ka vdekur nervi. Ka rini të angazhuar të cilës nuk i interesonte deri tash asgjë. Klasa e mesme që ishte e angazhuar e që ndihej e fyer dhe e paintegruar, ka dalë në rrugë. Njiheshim për keq dhe tash ka 27 ditë protesta paqësore ku asnjë shishe ujë nuk është hedhur”, ka thënë ai.

Në ditën e 23-të të protestave kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit, në jug të Shqipërisë, protestuesit bënë publike pesë kërkesë, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate. Kërkesat i pati lexuar Goxhaj, që njihet si ish-luftëtar i UÇK-së. Por pas leximit ai u përball me akuza se është “zëdhënës i interesave të Iranit”. E Rama publikoi edhe një dokument, sipas të cilit, Goxhaj nuk ka marrë pjesë në luftën çlirimtare në Kosovë.

Tash e 27 ditë në kryeqytetin shqiptar po protestohet kundër planeve për një resort luksoz në Zvërnec. Protestat nisën në mbrojtje të hapësirave publike dhe u shtuan me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Të martën dorëzohen në Parlament emrat e rinj të ministrave, kush shkon e kush mbetet në kabinetin e ri të Mickoskit?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të gjerë, ku sipas informacioneve jozyrtare, të paktën një pjesë...

Lajme29 minutes ago

Valon Zeqiri: Tetovarët nuk dolën kundër Kasamit, po shohin ndryshimet në qytet, ndërtuam dhe rrugën e fshatit të Bajram Rexhepit

Drejtori i NPK “Sharri” në Tetovë, Valon Zeqiri, ka reaguar pas protestës së mbajtur për çështjen e emrave të rrugëve,...

Lajme41 minutes ago

Goxhaj: Sulmet false ndaj meje për UÇK-në, për të hequr vëmendjen nga protestat

Dritan Goxhaj, një nga protagonistët e protestave në Tiranë, ka thënë se akuzat ndaj tij janë bërë me qëllim për...

Lajme1 hour ago

Tre persona pranuan trajtim mjekësor pas zjarrit që kaploi një ndërtesë në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e sipërm të një ndërtese banimi në rrugën “Isa Kastrati” në...

Lajme14 hours ago

Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka reaguar pas protestës së organizuar në Tetovë, duke vlerësuar se qytetarët treguan pjekuri dhe...

Lajme16 hours ago

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

Nënkryetari i PD-së së Shqipërisë, Luçiano Boçi, pas vizitës në Çair me Izet Mexhitin, deklaroi se identiteti shqiptar dhe trashëgimia...

Lajme17 hours ago

PAMJE NGA DRONI: Pjesëmarrje e ulët në protestën e BDI-së në Tetovë

Pamjet e realizuara me dron tregojnë një pjesëmarrje të ulët në protestën e thirrur nga BDI në sheshin e Tetovës....

Lajme23 hours ago

VLEN: 24 vite pushtet nuk u mjaftuan për kanalizimin në Zajaz, a përfunduan milionat evropiane në rrjetin e interesave familjare?

Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti, për dështimin e realizimit të projektit të kanalizimit në...

Lajme23 hours ago

Arratisja e ujqërve në Kopshtin Zoologjik Shkup, kërkohet mbyllja dhe inspektimi i tij

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi kërkon mbylljen urgjente të Kopshtit Zoologjik të Shkupit dhe kryerjen e një inspektimi...

Lajme23 hours ago

Punëdhënësit para detyrimit ligjor: Nga korriku fillon pagesa e K-15

Punëtorët e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut nga 1 korriku mund të presin pagesën e regresit për pushimin vjetor,...

Trending