Lajme
Maqedonia është në vendin e pestë në Evropë për nga ikja e trurit
Pothuajse 40 për qind e kuadrit të arsimit të lartë është larguar nga vendi, dhe sipas Indeksit ikja e trurit, Maqedonia është në vendin e pestë, nga gjithsej 41 shtete evropiane, gjë që tregon qartë se vendi po përballet me një humbje të madhe të talenteve, thuhet në raportin e Auditimin e “Efektshmëria e masave për parandalimin e daljes së personelit me arsim të lartë dhe profesional”.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH), numri i shtetasve të Maqedonisë që kanë shkuar jashtë vendit nga viti 2013 deri në vitin 2022 është 7861 persona. Të dhënat e ESHA-së për strukturën arsimore të personave të larguar nga vendi tregojnë se nga viti 2015 deri në vitin 2022 kanë emigruar 719 persona me arsim të lartë.
Në raportin e IOM-it theksohet se Maqedonia është në grupin elitar të top njëzet vendeve në botë me emigrim më të madh jashtë vendit, ndërsa Banka Botërore vlerëson se 40 për qind e stafit arsimor është larguar nga vendi.
“Megjithatë, në kuadër të këtyre sfidave, mungesa e një strategjie aktive për menaxhimin e personelit të arsimit të lartë në vend e shton edhe më shumë shqetësimin. Pas skadimit të periudhës së vlefshmërisë së Strategjisë Kombëtare për Rrjetëzimin dhe Bashkëpunimin me Personel me Arsim të Lartë dhe Profesionist nga viti 2013 deri në vitin 2020, shteti nuk ka një dokument strategjik për të luftuar largimin e personelit të kualifikuar.
Qeveria ka miratuar një Rezolutë për politikën e imigracionit, me qëllim të veçantë strategjik që synon uljen e intensitetit të emigrimit të përhershëm jashtë vendit të personave me arsim të lartë, por për të nuk është vendosur monitorimi i zbatimit të masave dhe aktiviteteve si dhe miratimi i dokumenteve të reja strategjike kryhen pa vlerësim paraprak të rezultateve”, thuhet në raport.
Në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2021, mesatarisht nga shteti kanë emigruar rreth 2.500 persona me arsim të lartë, për të cilët shteti ka investuar mesatarisht pesë miliardë denarë në vit. Dalja e personelit me arsim të lartë, sipas ESHA-së, ka një efekt serioz në Produktin e Brendshëm Bruto (BPV), me rreth 0.8 për qind të BPV-së në vit.
“Megjithatë, efekti total i kostos oportune, duke përfshirë BPV-në e humbur që nuk është krijuar për shkak të emigrimit, vlerësohet në 5.15 për qind të BPV-së në vit. Nëse shtohet edhe investimi i humbur real në arsim për këta personel, i cili mesatarisht është 3,19 për qind e BPV-së në vit, efekti total negativ ekonomik reflekton një humbje totale prej 8,34 për qind të BPV-së në vit”, thuhet në raportin e Auditimit.
Lajme
GTA 6 ka gjeneruar mbi 1.5 miliardë euro ende pa e luajtur askush
Grand Theft Auto VI pritet të jetë një prej lansimeve më të mëdha në historinë e industrisë së video-lojërave, kur të publikohet më 19 nëntor (nesër).
Versioni i ri i serisë së famshme Grand Theft Auto (GTA) është përballur me disa shtyrje gjatë rrugës, por pas 13 vjetësh – intervali më i gjatë mes dy versioneve në historinë e kësaj serie – më në fund ka mbërritur te momenti i publikimit.
Ndërsa fansat përgatiten të rikthehen në Leonida, versioni fiktiv i Floridas i krijuar nga Rockstar Games, ku do të vjedhin vetura, do të grabisin biznese dhe do t’i shpenzojnë paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, të dhënat e para tregojnë për një sukses të jashtëzakonshëm financiar.
Sipas kompanisë së inteligjencës së tregut Sensor Tower, porositë paraprake të GTA VI tashmë vlerësohet se kanë kaluar shifrën prej 1.5 miliardë eurosh.
Shkalla e interesimit për GTA VI është e pashembullt krahasuar me publikimet e tjera të mëdha të viteve të fundit. Vetëm nëntë ditë para lansimit, loja theu rekordin prej 1 miliard dollarësh të ardhura nga porositë paraprake, pothuajse dyfishin e shumës që kishte arritur në të njëjtën periudhë para lansimit Call of Duty: Modern Warfare II, loja më e shitur në SHBA gjatë vitit 2022.
Edhe versioni i tanishëm, Grand Theft Auto V, pati një sukses të jashtëzakonshëm. Ajo u bë loja më e shitur e vitit 2013 dhe vazhdon t’i gjenerojë qindra miliona dollarë çdo vit.
Një pjesë e madhe e këtij suksesi afatgjatë i atribuohet GTA Online, modaliteti online me shumë lojtarë që u lansua disa javë pas GTA V. Ai u mundëson lojtarëve të luajnë së bashku dhe të vazhdojnë eksplorimin e Los Santos, versionit fiktiv të Los Angelosit, edhe pasi kanë përfunduar historinë kryesore të lojës.
Kritikët e kanë cilësuar si “kryevepër” GTA VI.
Lajme
Ka shpresë për tullacët! Zbulohet krehëri elektronik që premton rikthimin e shpejtë të flokëve
Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një teknologji inovative që mund të ndryshojë përgjithmonë qasjen ndaj trajtimit të rënies së flokëve. Bëhet fjalë për një krehër elektronik të quajtur “Detangle”, i cili përmes stimulimit elektrik dhe shpërndarjes së substancave aktive ka treguar rezultate mbresëlënëse në fazën eksperimentale.
Pajisja e re, e prezantuar në revistën prestigjioze shkencore “Nature Communications”, është testuar deri më tani te minjtë, ku ka dëshmuar efikasitet më të lartë se trajtimet tradicionale kundër alopecisë androgjenetike (tullacërisë mashkullore).
Si funksionon krehëri “Detangle”?
Sipas studimit të realizuar nga ekipi i studiuesve nga Universiteti Beihang në Pekin, krehëri përmban dhëmbëza elektronike me gjatësi të ndryshme, të pajisura me elektroda dhe molekula të integruara.Kjo formë e veçantë gjeneron fusha elektrike që nxisin drejtpërdrejt folikulat e flokëve dhe lejojnë depozitimin e trajtimeve gjenetike deri në nëntë herë më thellë në lëkurë sesa aplikimi i zakonshëm. Në modelet eksperimentale, kombinimi i plotë i sistemit “Detangle” arriti një shkallë të rikthimit të flokëve prej afër 98 për qind brenda vetëm një muaji, duke lënë pas trajtimet klasike me minoxidil (që shënojë rreth 70 për qind sukses) apo finasterid.
Sfidat dhe hapat e ardhshëm
Pavarësisht rezultateve optimiste në laborator, shkencëtarët theksojnë se teknologjia është ende në fazën eksperimentale.
Mungesa e provave te njerëzit: Deri më tani nuk ka asnjë provë se krehëri do të japë të njëjtat rezultate te njerëzit.
Nevojiten testimet klinike: Përpara se pajisja të dalë në treg apo të përdorë gjerësisht për miliona burra që preken nga tullacëria gjatë jetës, do të duhen studime shtesë dhe prova rigoroze klinike për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e saj.
Lajme
“Nuk mujta me pa”, përlotet vëllai pasi s’e lejuan ta takonte Jakup Krasniqin (VIDEO)
Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, është përlotur teksa ka folur për vëllain e tij, i cili ka ardhur në Kosovë nga Haga për vizitë familjare.
I pyetur nëse ishte në dijeni për ardhjen e tij dhe nëse kishte arritur ta takonte, Daut Krasniqi u përgjigj shkurt: “Nuk mujta me pa. Sen, sen s’di”.
Ai foli mes emocionesh për vëllain e tij, duke mos arritur t’i mbante lotët.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
