Connect with us

Lajme

LSDM: Gjysmë miliard kredi në katër sy, a është ky çmimi i mbrojtjes së Gruevskit?

“Më në fund u hapën kartat dhe u bë e qartë pse Mickoski dhe VMRO-DPMNE e fshehën burimin e parave për huamarrje të reja të mëdha. Më në fund është e qartë pse Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij ishin çdo fundjavë në Budapest për konsultime në azilin e Gruevskit. Bashkëpunimi i veçantë ekonomik me Hungarinë është në drejtim të mbi-borxhit dhe pengmarrjes politike të vendit tonë në një vend tjetër. Pyesim se cili është roli i Gruevskit në këtë marrëveshje? Edhe për fëmijët e vegjël është e qartë se pas një marrëveshjeje të tillë fshihen interesa politike, e cila do të dalë shumë shpejt në dritë”, reagoi pasditen e sotme LSDM opozitare.

Kjo parti pyet “a është i vetëdijshëm Mickoski se është duke nisur një aventurë që mund të rrezikojë seriozisht bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar?”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Paraqitet Arben Fetai nga Tailanda

Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe koalicionin VLEN, ka postuar një foto në rrjetet sociale nga Bagkogk- Tailandë.
Siç dihet Fetai është larguar nga skena politike, ndërsa paralajmërimet janë se shkarkimi i tij nga Qeveri do të ndodhë pas rikonstruimit të Qeverisë.

Continue Reading

Lajme

Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit të Qeverisë teknike (Përzhinos), raporton SHENJA

Megjithatë ky ndryshim nuk do të hyjë menjëherë në fuqi, pra do të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa më pas nuk do të ketë qeveri teknike.

Për këto ndryshime votuan 70 deputetë, ndërsa 11 ishin kundër.

Continue Reading

Lajme

Shtekli dënohet me tetë vjet burg

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me tetë vjet burg për organizim të një grupi trafikantësh droge.

Këshilli gjyqësor vendosi se Trajkovski udhëhoqi një grup që ishte i përfshirë në shitjen e kokainës dhe marihuanës, pas së cilës ai u dënua me burg.

Përveç tij, gjykata dha vendime edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë rast.

Stefan Kitanov dhe Aleksandar Buçevski u dënuan me nga pesë vjet burg secili, Filip Tanevski gjithashtu mori një dënim me pesë vjet, ndërsa Stojan Millanov u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg.

Gjykatësi Ilija Trpkov theksoi se procedura u zhvillua në mënyrë efikase dhe pa vonesë, duke theksuar se çështja u përfundua brenda nëntë muajve me një rrjedhë të vazhdueshme të gjykimit.

Ky vendim i jep fund njërit prej rasteve më të rëndësishme që lidhen me trafikimin e drogës në periudhën e kaluar, dhe palët kanë të drejtë të ankimojnë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lifestyle6 hours ago

Projekti i ri “AJSHE” nis fuqishëm, reagime pozitive nga publiku

Këngëtari i njohur Shkëlzen Krasniqi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “AJSHE”, një këngë që...

Lajme18 hours ago

Paraqitet Arben Fetai nga Tailanda

Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe...

Lajme22 hours ago

Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit...

Lajme22 hours ago

Shtekli dënohet me tetë vjet burg

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me...

Lajme22 hours ago

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

Në lidhje me Ligjin për Qeverinë, koordinatorja e Rina Ajdari, deputete e BDI-së, kërkoi ndërprerjen e seancës së Kuvendit dhe...

Lajme22 hours ago

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela.Prej atje, as nuk e kanë mohuar e...

Lajme1 day ago

Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhani, pas dy javësh në Kuvend

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani është finalizuar dhe pritet që brenda...

Lajme1 day ago

A do të mbetet Hungaria strehë e sigurt për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski?

Kur Nikolla Gruevski dezertoi nga Maqedonia e Veriut në Hungari, Fidesz, partia simotër e VMRO-DPMNE-së së tij, ishte në pushtet...

Lajme1 day ago

Sali: Përfaqësimi i shqiptarëve në administratë është rritur për 0.5 për qind

Ligji për përfaqësim të drejtë është përgatitur nga ekspertët, thotë numri dy i Qeverisë, Bekim Sali, sipas të cilit, ai...

Lajme1 day ago

Mehmetaj: “Kurti me 51% “vendosi të mos qeverisë më veç se i pengojke që presidentja i flet anglisht”

Gazetari Lirim Mehmetaj shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme e sheh veçse si refuzim të plotë të Albin Kurtit të Vetëvendosjes...

Trending