Lajme
Medreseja, Fetahu mbledh strukturat e BFI-së
Bashkësia Fetare Islame nuk ka një qëndrim konkret pas deklaratës së fundit të ministres së Arsimit, Vesna Janevska e cila tha se nxënësit që dalin nga shkollat e mesme fetare nuk mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër, perveç atyre fetare. Kreu I BFI-së, Shaqir Fetahu I kontaktuar nga Alsat deklaroi shkurt se kryesia e BFI-së do ta diskutojnë këtë çështje ditën e hënë. Megjithatë nga ajo çfarë pamë nga konkursi I fundit për vitin shkollor 2024/25 nxënësit e rinjë janë paraqitur sipas kushteve të deritanishme dhe nuk krijohet përshtypja se medreseja ta ketë ndryshuar karakterin e saj në shkollë të mesme të përgjithshme, gjimnaz.
Ditë më parë, ministrja e Arsimit Vesna Janevska sqaroi për ALSAT ngërçin e krijuar me këtë kategori nxënësish dhe theksoi se edhe për këtë vit të ri akademik, ligji është i qartë: pavarësisht idesë për futjen e lëndëve shtesë në të dhe ndryshimin e karakterit të saj, Medreseja nuk mund të trajtohet dhe të ketë statusin si shkollat e mesme apo gjimnazet e tjera në vend.
“Është firmosur dokument në të cilin medreseja duhet të shndërrohet në gjimnaz privat. Kjo, sërish nuk nënkupton se ato që do të mësojnë në shkollë fetare do të mund të regjistrohen në fakultete. Vetëm ata që do të përfundojnë gjimnazin katërvjeçar sipas programeve shtetërore të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit do të mund të regjistrohen në fakultete. Thelbi nuk është ta ndryshojmë karakterin, thelbi është të kemi shtet të organizuar. Vlerësoj se është masë populiste sepse nuk ka bazë ligjore që t’u thuhet atyre fëmijëve se munden. Pra, këtë vit ata që përfunduan shkollat fetare nuk mund të regjistrohen në asnjë fakultet tjetër”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës .
Më 26 mars të vitit 2024, kryeministri teknik Talat Xhaferi njoftoi me vendim të qeverisë se u gjet zgjidhje [për themelimin e shkollës së mesme private “Medreseja Isa Beu” në fshatin Kondovë të Shkupit e akredituar me status të rregullt të gjimnazit]. Xhaferi u fotografua edhe me kreun e BFI-së Shaqir Fetai, i cili pati shprehur mirënjohje për këtë zgjidhje.
“Me këtë status nxënësit e Medresesë do të kenë të drejtë të regjistrohen në të gjitha universitetet e vendit dhe jashtë vendit. Bashkësia Fetare Islame konsideratën që pas shumë vitesh Medreseja “Isa beu” akreditohet. falënderime të veçanta Qeverisë me në krye kryeministrin Talat Xhaferi, Ministrin e Arsimit Jeton Shaqiri, Byronë për zhvillimin e arsimit me në krye Drejtorin Abdulfeta Fetai, etj. Urime nxënës, medresantë të respektuar!”, thonë nga BFI.
Asokohe ishte theksuar se kërkimi i zgjidhjeve kishte nisur që nga koha kur vetë Xhaferi kishte qenë kryetar parlamenti, duke themeluar një grupi pune për aspektet ligjore të statusit të Medresesë Isa Beu dhe kategorizimin e saj si gjimnaz i rregullt./Alsat.mk
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
