Lajme
Afati i fundit për ndërrimin e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues është 31 dhjetori i vitit 2024
Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31.12.2024. Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ende patentë shoferin me emrin e vjetër kushtetues të rregullojnë patentë shoferin para afatit, për të mos krijuar kaos të panevojshme.
“Të gjitha ambientet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për të shkëmbyer patentë shoferët brenda afatit të rregullt deri më 31.12.2024, pa vonesa dhe turma.Dorëzimi i dokumenteve dhe fotografimi për patentë shofer në sportele bëhet pa nevojën e caktimit të terminit në të gjitha pikat për nxjerrjen e dokumenteve personale në shërbimet administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, theksojnë nga MPB.
Lajme
Demaj: Shumë shpejt pritet koalicion mes LVV-së dhe LDK-së
Duke komentuar zhvillimet në Kuvendin e LDK-së, analisti Emanuel Demaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se rikonfirmimi i Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së i shmang edhe zgjedhjet nacionale.
“Shumë shpejt pritet një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se ky koalicion është i mjaftueshëm për zgjedhjen e të gjitha institucioneve.
Lajme
Lumir Abdixhiku i ka mbijetuar shkarkimit nga kryetari i LDK-së
Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i katërt në historinë e partisë më të vjetër në Kosovë, i mbijetoi të enjten nismës për shkarkimin e tij.
Në Kuvendin e sotëm morën pjesë rreth 330 delegatë. Aktualisht nuk dihet numri i votave pro dhe kundër Abdixhikut.
Ky Kuvend u ftua pas zgjedhjeve të 7 qershorit. LDK-ja sërish doli e treta. Në inicim nga delegatët u theksua se Abdixhiku ka dështuar si kryetar. E Abdixhiku i akuzoi për sabotazh ata që nisën iniciativën për shkarkimin e tij.
Lajme
Rama kërkon hapje të partisë dhe tregon pse “nuk do e lëshojë timonin”
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë socialistë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, theksoi se do t’i jepet jetë një raporti të ri mes qytetarit dhe qeverinë.
Po ashtu kreu i qeverisë foli për hapje të partisë dhe afrimin e njerëzve të rinj, jo vetëm në moshë por edhe në mendësi.
“Të qëndrosh gjatë në pushtet s’mund të nënkuptojë t’u zësh rrugën të rinjve dhe forcave të reja, por t’u hapësh rrugën të rinjve s’do të thotë t’ua dorëzosh Shqipërinë atyre që e shpallin veten forca të reja, vetëm sepse s’kanë qenë ende në pushtet. Do të thotë të hapësh partinë, të hapësh vendimmarrjen, të hapësh procesin qeverisës për njerëz të rinj, jo thjesht në moshë por në mendësi, të krijosh hapësirë për ide të reja, të prodhosh drejtues jo vetëm ndjekës”, tha Rama.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
