Lajme
Tolaj kërkon që ministri Ljutkov t’i kerkojë falje publike për shpifje
Ish-drejtori i Ansambli i Këngeve dhe Valleve Popullore Shqiptare, Shkodran Tolaj, në një demant dërguar mediave përmes emailit ka theksuar se pret falje publike nga ministri i Kulturës Zoran Ljutkov për shpifje.
Tolaj ka thënë se gjatë një prononcimi për media nga ana e ministrit Ljutkov, janë bërë një sërë gënjeshtrash, fyerjesh dhe deklaratash shpifës.
“Sipas Ljutkovit, unë si person përgjegjës i kam shkaktuar një dëm të madh kulturës, se nuk kam bërë një ri auditim si shkak për shkarkimin e 33 punonjësve nga institucioni, keqpërdorim të mjeteve dhe akuza të tjera. që janë jashtëzakonisht të pavërteta.
Pretendime të tilla jo vetëm që janë të pavërteta, por edhe synojnë të shpifin reputacionin e ansamblit dhe të dëmtojnë nderin dhe reputacionin tim.
Z. Ljutkov prezanton dhe përhap informacione të pavërteta në opinion.Gjegjësisht, arsyeja reale e ndërprerjes së marrëdhënies së punës të 33 punonjësve në institucion është skadimi i kohëzgjatjes së kontratave të punës dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për shkak të një ri auditimi të pa kryer sespe edhe në këtë periudhë ende ska pelqim zyrtar nga Ministria e Financave për punësimin e tyre. Ministri e Kulturës dhe Turizmit duhet së pari të kuptojë dhe të bëjë dallimin mes një konkursi me auditim dhe një riauditimi!
Nuk ekziston askund ne bote konkurs i jashtem dhe publik per ripunesim andaj ministri te mesohet ta beje dallimin, cfare eshte auditimi gjate konkursit dhe riauditimi.
Audicioni me konkurs është një proces i kontrollit të aftësive artistike të kandidatëve dhe kryhet në procedurën e punësimit të personave të interesuar (neni 77-e), i cili bëhet me rastin e krijimit të marrëdhënies së punës të personave të interesuar.
Riaudicioni është një procedurë promovimi që synon t’u mundësojë ofruesve të shërbimeve publike në kulturë në institucionin publik në fushën e kulturës avancimin në karrierë, pra kalimin nga punët më të ulëta në ato më të larta. Në bazë të nenit 77-k paragrafi (2) të Ligjit për kulturën, vetëm artistët e kategorisë A, përveç vlerësimit të efektit të nenit 77-k paragrafit (2) të këtij ligji, efekti i tyre vlerësohet edhe me ri-audicionin. procedurë çdo tre vjet.
Tani shtrohet pyetja nëse ushtruesi i detyrës së drejtorit të ri të Ansamblit Shqiptar, Shkelqim Jahi, sipas deklaratës së ministrit, do të zhvillojë një procedurë audicioni – konkurs apo riauditimi për stafin ekzistues?
Gjithashtu pretendimi se 177,000,00 denarë janë shpenzuar në mënyrë të pa arsyeshme për projektin Balkan Tour në vitin 2023, nuk është i vërtetë sepse pretendimet e tilla janë të pavërteta dhe gjithashtu të pavërtetuara. Ministri i Turizmit dhe Kulturës ka tejkaluar të gjitha kompetencat e tij të dhëna me ligj, duke qenë se para skadimit të afateve të lëshuara pas mbikëqyrjes inspektuese, pavarësisht ankesës së deklaruar lidhur me procesverbalin dhe urdhërpagesën e lëshuar në Këshillin Inspektues të RVM-së, i cili ankim shtyn të gjitha aktet ligjore të nxjerra në bazë të të njëjtit, ministri ka marrë një vendim jashtëzakonisht të kundërligjshëm me të cilin më është lëshuar Vendimi për shkarkim të parakohshëm i datës 11 shtator 2024. Një vendim i tillë është i paligjshëm dhe i bazuar në informacione të pakonfirmuara!”, ka shkruar Tolaj.
Lajme
Taravari: S’kanë faj VLEN-i, ata janë si kukulla në Qeveri
Arben Taravari në Click Plus, duke folur për Alta Banka, kritikoi ashpër përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri.
“S’kanë faj VLEN-i. As që e kanë ditur për Alta Banka. Aq dinë, aq marrin vesh, aq kuptojnë. Ata janë si kukulla në qeveri”, deklaroi Taravari.
Lajme
Pasholli: VLEN dje festoi për shqipen, ndërsa sot Bekim Sali foli maqedonisht në Kuvend
Deputetja e BDI-së, Arban Pasholli, ka kritikuar mënyrën e përdorimit të gjuhëve nga zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë mbledhjes së Këshillit Nacional për Integrime Evropiane.
E ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Pasholli tha se është e papranueshme që një ditë pas manifestimit madhështor për Ditën e Alfabetit, Sali gjatë një mbledhjeje institucionale fillimisht të mbajë fjalimin në gjuhën maqedonase dhe më pas ta përsërisë të njëjtin fjalim në gjuhën shqipe.
“Pas gjithë atij manifestimi madhështor, sot në mbledhjen dedikur për shqyrtimin raportit të Komisionit Evropian, në mbledhjen e Këshillit Nacional për eurointegrime për çështje evropiane, z. zëvendëskryeministër Bekim Sali, u drejtua në gjuhën maqedone dhe më pas mori kohën që të njëjtin fjalim ta bëj edhe në gjuhën shqipe. Për mendim e para është nënvlerësim i skajshëm i gjuhës shqipe, i gjuhës tonë të bukur i cili dje, me të drejtë kolegët kanë festuar dhe manifestuar. Këtu ka një, le të themi një disbalanc, tash a po festojmë se e ndjejmë apo e duam dhe e kemi gjuhën tonë, por të nesërmen ndodh e kundërta”, deklaroi Pasholli.
Lajme
Mimoza Musa: Funksionarët e BDI-së kanë komunikuar mes vete në gjuhën maqedonase
Deputetja dhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa i është kundërpërgjigjur kritikave të deputetes së BDI-së, Arban Pasholli lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali gjatë mbledhjes së Këshillit nacional për integrime evropiane.
Duke folur sonte në emisionin “Debat në Shenja”, Musa deklaroi se funksionarët e BDI-së edhe gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet, në takime bilaterale kanë zgjedhur të komunikojnë në gjuhën maqedonase, madje edhe kur në takim nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësues të palëve të treta.
Ajo tha se nuk mund të fokusohet debati vetëm në raste të veçanta, kur sipas saj, anashkalimi i gjuhës shqipe ka ndodhur edhe në të kaluarën nga vetë funksionarët e BDI-së.
“Ne jemi vetë dëshmitarë se në takime bilaterale, kur ka pasur funksionarë të BDI-së, kanë zgjedhur që mes vete të komunikojnë në gjuhën maqedonase. Domethënë, ne nuk mundemi për raste specifike të lidhemi dhe të themi se këta po e anashkalojnë gjuhën shqipe. Gjuha shqipe në vazhdimësi është anashkaluar nga funksionarët e BDI-së”, deklaroi Musa.
Ajo shtoi se, sipas saj, ekzistojnë edhe video-incizime që dëshmojnë raste kur funksionarë të BDI-së kanë komunikuar në gjuhën maqedonase edhe mes vete, “pa praninë e palëve të tjera”.
-
Lajme12 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle3 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme3 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme12 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 month agoÇmimi i naftës shënon rënie
