Lajme
Dauti: Nuk pranojmë urdhëra nga kryeministri, ai le të urdhërojë VLEN-in!
Kryetarja e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale nga radhët e Frontit Europian, Ilire Dauti edhe një herë ka shprehur refuzimin për të thirrur mbledhje ku do të diskutohej për të ashtuquajturin Ligji i Branitellave. Ajo ka reaguar pasi edhe sot kryeministri Mickoski ka bërë thirrje për zhbllokimin e procedurës parlamentare për këtë çështje.
“Urdhëra nuk pranojmë nga askush. Urdhërëfyes të vetëm e kemi popullin dhe zotimet tona. Kryeministri duhet ta dijë se pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë të ndërhyjë në pushtetin legjislativ, aq më pak kryeministri. Është e kundërta, Kuvendi mund t’u jap urdhëra funksionarëve qeveritarë. Po e përsëris, për sa kohë nuk ofrohet zgjidhje e përgjithshme që trajton palët në mënyrë të barabartë, nuk do ta vendos atë pikë në rend dite. Pra, urdhëra te ne jo, ruajini për te VLEN”, ka shkruar Ilire Dauti. /SHENJA/
Lajme
VLEN: Shqiptarët kishin nevojë për një forcë më të madhe, jo për një parti më shumë
Koalicioni VLEN ka deklaruar se krijimi i tij erdhi si përgjigje ndaj nevojës për bashkimin e faktorëve politikë shqiptarë rreth një vizioni të përbashkët, duke theksuar se qytetarët për vite me radhë kanë dëgjuar premtime për unitet, por kanë parë pak gatishmëri për të vendosur interesin e përgjithshëm mbi atë partiak.
Në një komunikatë për media, VLEN vlerëson se nuk u krijua për të shtuar një subjekt të ri në skenën politike shqiptare, por për të bashkuar energjitë, potencialin dhe vullnetin politik të shqiptarëve.
“Për herë të parë, pesë forca politike vendosën të tejkalojnë dallimet dhe të ndërtojnë një projekt të përbashkët politik. Një projekt që buron nga besimi i qytetarëve në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Strugë, Dibër dhe në çdo vendbanim shqiptar ku kërkohet përfaqësim i ndershëm, zhvillim dhe dinjitet”, thuhet në komunikatë.
Nga VLEN theksojnë se koalicioni përfaqëson një alternativë moderne të qendrës së djathtë, të mbështetur në vlerat e familjes, punës, meritokracisë, zhvillimit ekonomik dhe përgjegjësisë në qeverisje.
Sipas tyre, në një periudhë kur politika shpesh karakterizohet nga përçarjet dhe interesat e ngushta, ata kanë zgjedhur rrugën e bashkimit dhe të interesit qytetar.
“Shqiptarët nuk kishin nevojë për një parti më shumë. Kishin nevojë për një forcë më të madhe. Kishin nevojë për VLEN”, theksohet në fund të komunikatës.
Lajme
Trump sulmon Netanyahun: Duhet të jetë mirënjohës ndaj SHBA-së, pa ne Izraeli nuk do të ekzistonte për dy orë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar se nuk po e vlerëson sa duhet rolin e Uashingtonit në arritjen e marrëveshjes me Iranin dhe në shmangien e një përshkallëzimi më të madh në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë për New York Times, Trump mbrojti iniciativën diplomatike të administratës së tij për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin, duke theksuar se marrëveshja e arritur i shërben jo vetëm interesave amerikane, por edhe sigurisë së Izraelit.
Duke iu referuar drejtpërdrejt Netanyahut, presidenti amerikan përdori tone të forta, duke deklaruar se kryeministri izraelit duhet të jetë mirënjohës për veprimet e SHBA-së.
“Ai është një njeri shumë i vështirë. Dhe, për të qenë i sinqertë, duhet të jetë shumë mirënjohës ndaj nesh për atë që kemi bërë. Nëse Irani do të kishte një armë bërthamore, Izraeli nuk do të ekzistonte për dy orë”, u shpreh Trump.
Sipas raportimeve, presidenti amerikan ka shfaqur pakënaqësi në rritje ndaj qeverisë izraelite gjatë javëve të fundit, veçanërisht për shkak të operacioneve ushtarake në Liban, të cilat sipas tij rrezikuan disa herë procesin e negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Trump vlerësoi gjithashtu kontributin e disa fuqive ndërkombëtare në arritjen e marrëveshjes, duke përmendur presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin si faktorë që ndihmuan në avancimin e dialogut diplomatik.
Një nga elementët kryesorë të marrëveshjes, sipas Trump, është garantimi i lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës. Ai e cilësoi rihapjen e plotë të ngushticës si një sukses të madh diplomatik, duke argumentuar se stabiliteti në këtë zonë është jetik për ekonominë botërore.
Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se marrëveshja nuk nënkupton fundin e mosmarrëveshjeve me Iranin. Ai theksoi se çështja e programit bërthamor iranian mbetet e hapur dhe do të jetë në qendër të negociatave të ardhshme.
Sipas Trump, nëse Teherani nuk pranon një marrëveshje që SHBA-ja e konsideron të pranueshme për programin e tij bërthamor, Uashingtoni do të shqyrtojë masa të reja presioni, përfshirë rikthimin e opsioneve ushtarake.
Presidenti amerikan shtoi se SHBA-ja mund të marrë një rol më të gjerë në garantimin e sigurisë së rajonit, duke e paraqitur këtë si alternativë në rast se bisedimet me Iranin nuk japin rezultatet e pritshme.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment delikat për Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zbatimin e marrëveshjes së sapo shpallur dhe negociatat që pritet të zhvillohen në javët e ardhshme për të ardhmen e programit bërthamor iranian.
Lajme
I lanë tre fëmijët vetëm në hotel për të shkuar në klub nate, dënohen prindërit
Një çift britanik është dënuar nga gjykata në Spanjë pasi dyshohet se i lanë të vetëm tre fëmijët e tyre në hotel, ndërsa dolën për të festuar në Costa del Sol.
Fëmijët, një foshnjë gjashtëmuajshe, një fëmijë njëvjeçar dhe një tjetër katërvjeçar, u gjetën të vetëm në dhomën e hotelit në kompleksin turistik Holiday World Resort në Benalmadena.
Pas ndërhyrjes së autoriteteve, fëmijët u dërguan në spital, ndërsa prindërit e tyre britanikë, një burrë 41-vjeçar dhe një grua 28-vjeçare, u arrestuan dhe u akuzuan për braktisje të fëmijëve, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
Sipas disa raportimeve, foshnja gjashtëmuajshe rezultoi pozitive në testet për kokainë në një spital të Malagës, para se të merrej nën kujdes nga shërbimet sociale. Megjithatë, prindërit nuk e kanë pranuar këtë pretendim.
Autoritetet kanë siguruar familje kujdestare emergjente për t’u kujdesur për tre të miturit.
Një zëdhënës i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Andaluzisë bëri të ditur se gjykata i ka ndaluar prindërit të ushtrojnë autoritetin prindëror për dy vjet e tetë muaj. Gjithashtu, për një periudhë prej dy vitesh, atyre u ndalohet t’u afrohen fëmijëve në një distancë më të vogël se 500 metra.
Fëmijët aktualisht janë nën kujdestarinë e shërbimeve sociale të Qeverisë Rajonale të Andaluzisë. Sipas autoriteteve, në bashkëpunim me Konsullatën Britanike, po shqyrtohet mundësia e transferimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia Kombëtare në Malaga njoftoi se në rast është përfshirë njësia e specializuar UFAM, e cila merret me mbrojtjen e familjes dhe grave, ndërsa shërbimet sociale kanë marrë përkohësisht në kujdes fëmijët./Klankosova.tv
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
