Connect with us

Lajme

Droni i lëshuar nga Libani go’det rezidencën e Netanyahut në Izraelin verior

Një dron i lëshuar nga Libani sot goditi rezidencën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Izraelin verior, tha zyra e tij, transmeton Anadolu.

Zyra e kryeministrit në një deklaratë tha se droni i nisur nga Libani kishte në shënjestër shtëpinë private të Netanyahut në Cezare, në veri të Izraelit.

Ajo shtoi se kryeministri dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit.

Më herët, ushtria izraelite tha se tre dronë u lëshuan nga Libani, dy prej të cilëve u kapën me sukses, ndërsa i treti u përplas me një ndërtesë në Cezare, në veri të Izraelit. Nuk raportohet për viktima.

Ndërsa lufta ndërkufitare midis forcave izraelite dhe Hezbollahut vazhdon që nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, Izraeli e përshkallëzoi ofensivën e tij në Liban në fund të muajit të kaluar, duke vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe, shumë komandantë të tjerë.

Sulmet e gjera ajrore, të ndjekura nga një inkursion tokësor, kanë marrë më shumë se 1.500 jetë dhe kanë zhvendosur rreth 1,2 milion njerëz.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mexhiti: Është gjetur zgjidhje për provimin e jurisprudencës, studentët duhet të festojnë

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në një paraqitje para gazetarëve, tha se studentët nuk duhet të protestojnë, por të festojnë siç e quajti ai, fitoren e përbashkët.
Mexhiti theksoi se bashkë me partnerët e qeverisë kanë gjetur zgjidhje, jo vetëm për provimin e Jurisprudencës, por edhe të gjitha provimeve tjera profesionale.
“Nuk ka nevojë për protestë. Ne i mbështesim studentët dhe për këtë jemi ulur dhe kemi gjetur zgjidhje, por jo vetëm për Jurisprudencës, por për të gjithë provimet profesionale që nuk janë zgjidhur për 25 vite. Zgjidhjen e kemi promovuar bashkë me partnerët e qeverisë, këtë e ka thënë edhe kryeministri”.
“Studentët i përgëzoj për organizimin, për protestat, për mendimin ndryshe. Por dua të potencoj se studentët nuk kanë nevojë të protestojnë, por duhet të festojnë fitoren e përbashkët”, tha Mexhiti.

Continue Reading

Lajme

Sela propozon Ligj të ri për përfaqësim të drejte dhe adekuat: Ky ligj realizon të drejtat e qytetarëve, nuk është ligj dosido

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, në Kuvend ka njoftuar se kanë dorëzuar në procedurë parlamentare Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Sela tha se kjo e drejtë buron nga kushtetua dhe e cila është e paraparë me Marrëveshjen e Ohrit.
“Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat është kauzë e ASH-së, kauzë kjo e sjellë që në krijimin e ASH-ës, me të cilën kemi bërë edhe kampanjë në fushatën e vitit 2020 që është e drejtë e qytetarëve dhe jo e aktorëve politik dhe e qeverive dhe si e tillë duhet të respektuar”, tha Sela.
Ai shtoi se ligji i propozuar i përfaqëson qytetarët dhe ua realizon të drejtat e tyre dhe jo një ligj do si do, i cili, sipas tij, ka për qëllim ta bëj të pazbatueshme.

Continue Reading

Lajme

Mesazhi i Reisul Ulemasë, Shaqir Fetahu me rastin e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurbanit Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu,në urimin përcjellë me një video mesazh tha se kjo festë, përmes kurbanit, kultivon personalitet konstruktiv, të matur, të urtë, të përkushtuar ndaj të mirës, solidar, paqësor dhe në çdo moment të kujdesshëm për mirëqenien e përgjithshme.
“Sot, me zemër dhe shpirt, përjetojmë festën e madhe të Kurban Bajramit, festë kjo që shënon kryerjen e obligimit të Haxhit, obligimin e prerjes së kurbanëve, si dhe ditët në të cilat u plotësua Kur’ani Famëlartë për të qenë udhërrëfyes për mbarë njerëzimin dhe për të gjitha kohërat.
Në ditët e kësaj feste, miliona besimtarë, me besim të paluhatshëm dhe vetëdije të lartë, kryejnë obligimin e Haxhit për ta plotësuar kushtin e pestë të Islamit, duke dëshmuar në praktikë fuqinë e besimit dhe përkushtimin e tyre ndaj Zotit të Madhërishëm me fjalët: “Të përgjigjemi, o Zoti ynë, të përgjigjemi!”
Vërtet, sot në Qaben e bekuar, në luginën e Arafatit dhe në vendet tjera të shenjta, besimtarët dëshmojnë se qëllimi i tyre është dashuria ndaj Allahut, ndaj vetvetes dhe ndaj njeriut.
Në Qaben e bekuar marrin porosinë se njerëzimi buron nga një mashkull dhe një femër, gjë që ngre vetëdijen për barazinë në të gjitha sferat e jetës, për devotshmërinë, respektin, njerëzinë dhe zhvillimin në shërbim të njeriut.
Sot, në këtë ditë të madhe, besimtarët me kënaqësi kryejnë obligimin hyjnor të prerjes së kurbanëve të tyre, duke dëshmuar në praktikë se pasuria është dhuratë e Zotit dhe se ajo nuk është qëllim i jetës, por mjet për arritjen e qëllimeve të saj: besimit, kujdesit ndaj vetvetes, njeriut, jetimit, të varfrit, dijes dhe mirëqenies njerëzore.
Kjo vërteton parimin e madh islam se nuk ka vepra madhore pa sakrifica të mëdha dhe se e mira arrihet duke flijuar edhe më të dashurën që posedon njeriu.
Andaj, Festa e Kurban Bajramit, përmes kurbanit, kultivon personalitet konstruktiv, të matur, të urtë, të përkushtuar ndaj të mirës, solidar, paqësor dhe në çdo moment të kujdesshëm për mirëqenien e përgjithshme.
Kjo festë e bën besimtarin të vetëdijshëm që ta largojë nga vetja urrejtjen, xhelozinë, agresivitetin, nënçmimin, diskriminimin dhe përçarjen.
Ajo simbolizon vetëdijen e lartë mbi Krijuesin, kujdesin për familjen e shëndoshë, afërsinë me njëri-tjetrin, urtësinë në veprime, dashurinë ndaj të afërmve, prindërve dhe familjes, forcimin e lidhjeve ndërnjerëzore, shmangien e konflikteve ndërmjet vendeve dhe kombeve, si dhe mbjelljen e paqes, tolerancës dhe solidaritetit për ngritjen e vetvetes, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi.
Besimtarë të nderuar,
Në këtë festë të madhe, shfrytëzoj rastin që, në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta të gjithë besimtarëve, familjeve tona, si dhe bashkatdhetarëve tanë kudo që jetojnë.
Lusim Zotin e Madhërishëm që t’i pranojë sakrificat tona, kurbanët dhe lutjet tona, duke na shpërblyer me mëshirën dhe begatitë e Tij të pakufishme.
URIME FESTA E MADHE E KURBAN BAJRAMIT”, ka thënë në mesazhin e urimit efendi Fetahu.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 minutes ago

Mexhiti: Është gjetur zgjidhje për provimin e jurisprudencës, studentët duhet të festojnë

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në një paraqitje para gazetarëve, tha se studentët nuk duhet të protestojnë, por të festojnë...

Lajme2 minutes ago

Sela propozon Ligj të ri për përfaqësim të drejte dhe adekuat: Ky ligj realizon të drejtat e qytetarëve, nuk është ligj dosido

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, në Kuvend ka njoftuar se kanë dorëzuar në procedurë parlamentare Ligjin për përfaqësim të drejtë...

Lajme4 minutes ago

Mesazhi i Reisul Ulemasë, Shaqir Fetahu me rastin e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurbanit Bajramit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu,në urimin përcjellë me një video mesazh...

Lajme19 hours ago

Tregjet plot, qytetarët po përgaditen për festën e Kurban Bajramit

Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, qytetarët kanë filluar përgatitjet tradicionale që shoqërojnë këtë ditë të rëndësishme për besimtarët...

Lajme19 hours ago

Interesimi i madh për blerjen e kurbanëve, pavarësisht çmimeve të larta

Tregjet e shitjes së kurbanëve nuk janë mbushur veç me kurbana, por janë mbushur edhe me qytetarë që, pavarësisht sfidave...

Lajme19 hours ago

MPB del me sqarim për të shtënat në Haraçinë

Rasti i djeshëm në Haraçinë i cili bëri bujë në opnion, ku policia ka shtënë me armë zjarri, pasi të...

Lajme20 hours ago

Maqedonia e Veriut humb 10 mijë banorë në vit nga emigrimi dhe rënia e lindshmërisë

Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, popullsia po plaket. Të rinjtë po emigrojnë masivisht nga Maqedonia e Veriut. Këtë...

Lajme20 hours ago

Një e mitur shtatzënë u shtrua në spital me dhimbje të lindjes, policia ndaloi nënën e saj

Një vajzë e mitur me dhimbje lindjeje u soll dje në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup. Pas...

Lifestyle23 hours ago

Super energji në projektin e ri, Blerta Veseli publikon projektin ”Business”

Këngëtarja Blerta Veseli ka ardhur fuqishëm me projektin e saj më të ri muzikor, duke sjellë një atmosferë krejt tjetër...

Lajme2 days ago

Pavarësisht projektit “Safe City”, nga muaji në muaj rriten shkeljet në trafik

Pjesëmarrësit në trafik vazhdojnë të mos respektojnë rregullat e komunikacionit, ndërsa pavarësisht zbatimit të projektit “Safe City”, krahasuar me muajt...

Trending