Lajme
Tragjedi në Shtip, 29-vjeçarja vritet nga i dashuri i saj
Mbrëmë në lagjen Suitlak në Shtip ndodhi një incident tragjik, ku një grua 29-vjeçare u vra. Sipas informatave nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), krimi është kryer nga i dashuri i saj, i cili më pas u dorëzua në polici. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, kur F.Z., 25 vjeç nga Shtipi, raportoi në stacionin e policisë se kishte vrarë partneren e tij, E.P., nga Shtipi. Ai tregoi se trupi i viktimës gjendej në një objekt në Shtip, ku policia më pas e gjeti trupin.
Aktualisht, në vendin e ngjarjes është krijuar një ekip hetimi në prani të një prokurori të gatshëm, dhe hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha rrethanat e këtij incidenti të tmerrshëm.
Lajme
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi: Po transformojmë shëtitoren e lumit Vardar
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi, ka njoftuar se ekipet në terren po zhvillojnë një aksion për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra përgjatë Shëtitores së Vardarit.
Sipas Seferit, po realizohen aktivitete për kositjen dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra në të dyja anët e Kejit të Vardarit, në segmentin nga ura te bulevardi “8 Shtatori” deri te Ura Binjake në Novo Lisiçe.
Ai theksoi se falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve në terren, shëtitorja po merr një pamje më të rregullt dhe më të mirëmbajtur, me qëllim që qytetarët të kenë hapësira publike më të pastra dhe më funksionale.
“Mbajtja e hapësirave publike të pastra dhe funksionale për qytetarët mbetet një nga prioritetet tona kryesore, ndërsa aktivitetet në terren vazhdojnë në të gjitha pjesët e qytetit”, ka deklaruar Seferi.
Nga Ndërmarrja për Parqe dhe Gjelbërim bëjnë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera të kryeqytetit, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për mirëmbajtjen e gjelbërimit urban.
Lajme
Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook
Studiuesi Taulant Muka është ndër të paktit persona që ka punuar më pak në administratën shtetërore. Ai ka qenë vetëm 10 ditë zv.ministër dhe më pas ka dhënë dorëheqjen.
Muka në një intervistë për Quo Vadis në Vizion Plus ka treguar detaje si funksiononte administrata shtetërore.
“Ato 10 ditë që isha zv.ministër, se më pas dhash dorëheqjen, Edi Rama dhe gjithë sistemi u krijua përmes propagandës dhe shfrytëzimit të rrjeteve sociale.
I gjithë ndërtimi i shtetit ishte në pëlqimet dhe shpërnarjet në rrjetet sociale, por edhe televizione. Takimi i parë që u bë, ishte suksesi i çdo ministrie.
Dhe suksesi ishte një tabelë, me pëlqime dhe shpërndarje. Diskutimi ishte me një zv.ministër që kishte marrë vetëm 2 pëlqime”, tha Muka.
Lajme
Përfundon me sukses viti shkollor 2025/2026 në Shkollën e Gjuhës Shqipe në Miçigen
Shoqata “Jehona e Malësisë” dhe stafi pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe në Michigan kanë përmbyllur me sukses vitin shkollor 2025/2026, duke shënuar edhe një vit të rëndësishëm në misionin e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe te brezat e rinj.
Me këtë rast, drejtuesit e shkollës kanë shprehur mirënjohje të veçantë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, të cilët me përkushtimin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e tyre kontribuan në mbarëvajtjen e procesit mësimor gjatë gjithë vitit.
Në mesazhin e tyre theksohet se gjuha shqipe mbetet themeli i identitetit kombëtar dhe lidhja më e fortë me historinë, kulturën dhe traditat shqiptare. Përmes mësimit të gjuhës amtare, fëmijët forcojnë lidhjen me rrënjët e tyre dhe ruajnë krenarinë për prejardhjen shqiptare.
Shoqata “Jehona e Malësisë” njofton gjithashtu se viti i ri shkollor 2026/2027 do të fillojë më 7 shtator 2026.
Në përfundim, drejtuesit e shkollës u uruan të gjithë nxënësve dhe familjeve të tyre një verë të këndshme, të qetë dhe të mbushur me shëndet e gëzim, me shpresën se do të ritakohen në shtator me energji të reja dhe me dashuri edhe më të madhe për gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Ja postimi plotë:
NJOFTIM
Shoqata “Jehona e Malësisë” dhe stafi pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe njoftojnë se mësimi i rregullt për vitin shkollor 2025/2026 ka përfunduar me sukses.
Me këtë rast, shprehim mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, të cilët me përkushtimin, bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e tyre kontribuan në mbarëvajtjen dhe përfundimin me sukses të këtij viti shkollor.
Ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe është një mision i shenjtë kombëtar. Gjuha jonë amtare është themeli i identitetit tonë personal dhe kombëtar, ura që na lidh me historinë, kulturën, traditat dhe vlerat e trashëguara brez pas brezi. Përmes mësimit të gjuhës shqipe, fëmijët tanë forcojnë lidhjen me rrënjët e tyre dhe mbajnë gjallë krenarinë për prejardhjen shqiptare.
Njëkohësisht, ju bëjmë me dije se viti i ri shkollor 2026/2027 do të fillojë më 7 shtator 2026.
Urojmë që të gjithë nxënësit dhe familjet e tyre të kalojnë një verë të këndshme, të qetë dhe të mbushur me shëndet e gëzim. Shpresojmë t’ju gjejmë përsëri së bashku në shtator, me energji të reja dhe me dashuri edhe më të madhe për gjuhën, kulturën dhe kombin tonë.
Me respekt,
Shoqata “Jehona e Malësisë”
Stafi Pedagogjik i Shkollës së Gjuhës Shqipe
Kryetar,
Zef Berishaj
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
