Connect with us

Lajme

Shkupi sërish ndër të parët për ndotje, LSDM akuzon Qeverinë

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska iu drejtua kryeministrit Hristian Mickosit, duke thënë se gjatë kohës sa ai ishte në opozitë premtoi mbi 1 miliard euro investime për mbrojtjen e mjedisit si dhe premtoi uljen e ndotjes deri në 50%. Ajo pyeti se ku ka mbetur tani miliardi i shpallur për të luftuar ndotjen. Ajo tutje shtoi se Shkupi për disa ditë me radhë është ndër qytetet më të ndotura në botë, ndërsa qytetarët e qyteteve të tjera të vendit thithin ajër të ndotur.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

“VMRO-DPMNE kur kërkoi besimin e qytetarëve premtoi luftë aktive kundër ndotjes së ajrit. Në programin e VMRO-DPMNE, Platforma 1198, thuhet se citoj, përcaktimet prioritare programore të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO DPMNE në fushën e mbrojtjes së mjedisit do të jetë: Plani për sigurimin e ajrit të pastër për të gjithë! ‘Ky është një tjetër zhgënjim, një tjetër premtim i parealizuar i Mickoskit”. “Qytetarët shohin se qeveria dhe kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE nuk po bëjnë asgjë për ajrin e ndotur’.

Zëdhënësja Kuzeska po ashtu kujtoi se “gjatë mandatit të LSDM-së janë marrë një sërë masash, duke filluar nga investimet strategjike në gazifikimin, projektet për transport publik ekologjik, e duke përfunduar me masa specifike për financimin e zëvendësimit të sistemeve joekologjike në amvisëri, institucionet publike, kopshtet si dhe shkollat”.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

“Gjatë qeverijes në Qytetin e Shkupit janë blerë 33 autobusë ekologjikë, janë bërë gjelbërim i ri në sipërfaqe 300.000 m2 dhe janë mbjellë mbi 20.000 pemë dhe fidane të reja. Në shkollat ​​e mesme dhe fillore u vendosën fasada energjetike dhe pastrues ajri, u ndërruan kaldaja për ngrohje në ndërtesat shtetërore dhe shkolla”.

Tutje Kuzeska tha se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet nuk po bëhet asgjë, si dhe thekson duke thënë se edhe “deponitë nuk janë pastruar, mbeturina ka në çdo hap, dhe se nuk shohim asnjë projekt mjedisor apo masa për uljen e ndotjes”. Kuzeska shton duke thënë se VMRO-DPMNE nuk duhet që ta anashkalojë këtë çështjë dhe se duhet që menjëherë të marrë masa kundër ndotjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ndërkohë, ndaj Kushtrim Kokalla është lënë në fuqi dënimi me 30 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Sipas njoftimit të 23 nëntorit, Apeli ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë, palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve.

Gjykata ka vlerësuar se shkalla e parë kishte konstatuar drejt faktet dhe kishte shqiptuar dënimet në përputhje me ligjin.

Në arsyetim theksohet se vrasja ishte planifikuar në detaje dhe ishte kryer në praninë e dy fëmijëve të viktimës.

Continue Reading

Lajme

30 stacione, asnjë komandant shqiptar – shifrat ekspozojnë diskriminimin në përfaqësim

Në asnjë nga rreth 30 stacionet e Policisë Pyjore nuk kemi komandant apo zëvendëskomandant shqiptar. Vallë, shqiptarët nuk janë të aftë për pozita drejtuese, apo institucionet nuk janë të gatshme t’u japin mundësi të barabarta, eshte shprehur deputeti i ASH-së Halil Snopçe.

Sipas tij, kjo nuk është e vetmja dëshmi e disproporcioneve në përfaqësim:

97.53% maqedonas dhe vetëm 2.47% shqiptarë në konkursin e fundit në Policinë Pyjore!

146 maqedonas dhe vetëm 12 shqiptarë të punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Në avancime, 16 maqedonas përballë vetëm 1 shqiptari.

Këto shifra flasin më shumë se çdo deklaratë politike për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Për këto disproporcione dhe për mungesën e shqiptarëve në pozitat drejtuese të Policisë Pyjore kërkova përgjegjësi dhe sqarime nga ministri përkatës.

Continue Reading

Lajme

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

Hakeri shqiptar i cili kishte vjedhur 90 video nga loja Grand Theft Auto VI (GTA 6) është dënuar me shtatë vjet burg.

Arion Kurtaj, 21-vjeçar nga Oxfordshire, u dënua nga Gjykata e Woolwich në Londër, por u lirua menjëherë, pasi koha që kishte kaluar në paraburgim iu llogarit në dënim.

Kurtaj, pjesëtar i grupit të njohur të krimit kibernetik Lapsus$, kishte pranuar fajësinë për një seri sulmesh kibernetike ndaj kompanive Rockstar Games, Uber, BT/EE dhe Revolut.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Turner iu drejtua të riut me një mesazh.

“Ti je padyshim një i ri shumë i talentuar. Mos i shpërdoro këto talente duke kaluar pjesën tjetër të jetës duke hyrë e dalë nga burgu”, deklaroi ai.

Sipas hetimeve, Kurtaj kishte kryer sulmet edhe gjatë kohës kur ndodhej në një hotel nën mbikëqyrje, duke përdorur një telefon, rrjetin Wi-Fi të televizorit dhe një pajisje Fire Stick.

Ai arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, ku vodhi kodin burimor dhe pamje nga GTA 6, lojë që në atë kohë ende nuk ishte publikuar.

Hakeri publikoi një pjesë të videove në internet dhe kërcënoi kompaninë se do të publikonte edhe kodin burimor të lojës nëse përfaqësuesit e saj nuk e kontaktonin.

Në dhjetor 2023, Kurtaj ishte urdhëruar të mbahej për një periudhë të pacaktuar në një institucion spitalor, pasi ekspertët kishin vlerësuar se nuk ishte në gjendje të përballej me procesin gjyqësor. Megjithatë, një vlerësim i ri në vitin 2025 konstatoi se ai ishte i aftë të merrte pjesë në gjykim.

Ndërkohë, GTA 6 u lansua javën e kaluar, 13 vjet pas lojës së mëparshme të serisë, duke shënuar shitje rekord prej rreth 3.8 miliardë dollarësh në ditën e parë.

Hetimet ndaj Kurtajt u zhvilluan nga Policia e Londrës, me mbështetjen e autoriteteve amerikane.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona...

Lajme3 hours ago

30 stacione, asnjë komandant shqiptar – shifrat ekspozojnë diskriminimin në përfaqësim

Në asnjë nga rreth 30 stacionet e Policisë Pyjore nuk kemi komandant apo zëvendëskomandant shqiptar. Vallë, shqiptarët nuk janë të...

Lajme3 hours ago

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

Hakeri shqiptar i cili kishte vjedhur 90 video nga loja Grand Theft Auto VI (GTA 6) është dënuar me shtatë...

Lajme3 hours ago

Sulm në Shkup: Baba dhe djali sulmojnë mjek dhe infermierë për transport pacienti me kancer

Një sulm i ashpër ndodhi në Shkup, kur një baba dhe djali i tij sulmuan fizikisht një mjek dhe një...

Lajme3 hours ago

Sela: Nuk mund të mendojmë për Bashkimin Europian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit e varrin e Rexhail Qerimit

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, sot ka folur për rastin Allfa në Kuvend para përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe...

Lajme10 hours ago

Horror në Shkup: Një grua me skallper në mes të rrugës tentoi të grabiste një djalë

Një 24-vjeçare nga Shkupi është thirrur në stacionin e policisë për bisedë, pas denoncimit se para më shumë se një...

Lajme11 hours ago

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të...

Lajme11 hours ago

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së për ndarjen e bursave për...

Lajme11 hours ago

BDI: Vetëm 80 nga 817 bursat për nxënës u ndanë për shqiptarët

BDI ka reaguar lidhur me rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2026/2027, duke ngritur...

Lajme11 hours ago

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Më 23 nëntor...

Trending