Lajme
Taravari: Për herë të parë në historinë e Maqedonisë arrestohet dikush që djeg flamurin shqiptar!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se nuk është në rregull të digjen flamujt e asnjë shteti.
Ai tha se Qeveria është e vendosur që të ndëshkojë të gjithë ata që shkelin ligjet, pa dallim etnie dhe shtoi se për herë të parë në Maqedoni, arrestohet një person që djeg flamurin shqiptar.
“Situatë jo e këndshme nga të dyja palët. Ka një thënie popullore shqiptare që thotë “çdo fis e ka nga një pis”. Kështu që, djegia e flamurit të një etnie, shteti apo kombi nuk është në rregull. Por, edhe qeveria përcolli porosi të qarta për të dyja anët, u morën në bisedë edhe shqiptarë edhe maqedonas. Në Prilep, për herë të parë në historinë e Maqedonisë ndodh që dikush që e ka djeg flamurin shqiptar që të burgoset, të merren masa. Edhe nga ana shqiptare, pra ata që e kanë djeg flamurin shtetëror janë privuar nga liria disa përsona. Kjo është porosia e qartë se, të gjithë duhet t’i respektojmë flamujt e njëri-tjetrit, ta respektojmë njëri-tjetrin, t’i respektojmë ligjet. Çdo kush që bie pre e provokimeve të atyre që janë në zor sepse janë para përgjegjësisë, shumë shpejtë i thirr drejtësia, nuk duhet të jenë pre e provokimeve të tyre. Kështu që i lus të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike le ta respektojnë njëri-tjetrin dhe le t’i respektojmë ligjet sepse qeveria do ju përgjigjet njësoj të gjitha palëve”, tha Taravari.
Lajme
ISHP me rekomandime për Ramazan, hani ushqim të shëndetshëm dhe pini ujë
Përderisa qytetarët e komunitetit muslimanë po i shijojnë ditët e muajit të shejtë të Ramazanit, Instituti i Shëndetit Publik ka përgatitur rekomandime të shkurtra për ushqyerjen gjatë agjërimit. Qëllimi, sipas tyre, është që agjërimi të kalojë lehtë dhe në mënyrë të sigurt për shëndetin, duke siguruar energji të mjaftueshme dhe ekuilibër në vakte. Nga Instituti rekomandojnë që qytetarët të bëjnë balancë ushqimore, vakte të larmishe me karbohidrate, proteina bimore, yndyra të shëndetshme dhe vitamina.
INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK
“Pini ujë rregullisht gjatë kohës së lejuar, shmagni pijet shumë të ëmbla dhe të gazuara. Ulni ushqimet e skuqura, shumë të kripura ose shumë të ëmbla. Përshini fasule, thjerrëza, qiqra, arra dhe drithëra integrale”.
Nga Intituti i Shëndetit Publik, sqarojnë se rreziqet e mundshme janë lodhja, dehidratimi, mungesë vitaminash dhe probleme me tretjen. Për ç’do probem të mundshëm ata rekomandojnë që të konsultohet mjeku. Sipas tyre, kujdesi për shëndetin është zakoni më i mirë, edhe në ditët e përmbajtjes dhe vetëpërmbajtjes.
Kujtojmë se muaji i Ramazanit ka filluar më 19 shkurt dhe do të përfundojë më 20 mars. Agjërimi fillon në kohën e imsakut, para mengjesit dhe përfundon në kohën e iftarit në mbrëmje, gjegjësishtë 13 orë zgjatë agjërimi në ditë.
Lajme
Lirohet 18-vjeçari i arrestuar për e-mailat kërcënuese nëpër Shkollat e Tetovës
“Kam dashur të tallem me nxënësit dhe shkollën, këto sipas të dhënave të televizionit Alsat brenda MPB-së, kanë qenë motivet e dërgesës së emailave si në MPB po ashtu edhe në disa shkolla të Tetovës, gjoja se ka të vendosur Bombë”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.
18 vjeçari nga Pallatica e Zhelinës, i arrestuar për dërgesën e e-mailave kërcënues nëpër shkolla, është gjimnazist në Tetovë. I njëjti pasi është marrë në pyetje, është dërguar në Prokurorinë e Shkupit, ndërsa në ekspertizë u dërguan edhe kompjuteri dhe celulari i tij.
Pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Shkupit, i njëjti është lënë i lirë në ndjekje të procedurës së rregullt.
Nga Prokuroria nuk tregojnë për arsyet e këtij vendimi.
Nga Komuna e Tetovës kërkojnë që gjyqësori të merr masat e duhura për këtë çështje.
“Falë bashkëpunimit dhe angazhimit maksimal të krye shefit të SPB Tetovë dhe strukturave të tjera të MPB-së, u arrit kapja e autorit që lëshonte këto paralajmërime për bomba. Tani mbetet organeve të drejtësisë, për procedura të mëtejme dhe zbatim të plotë të Kodit Penal të RMV-së”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim Komuna e Tetovës.
Nga Sektori për Arsim i komunës së Tetovës njoftuan se do të kërkojnë nga Ministria e Arsimit modus për zëvendësimit të orëve të humbura, me theks të veçantë në Gjimnazin e Tetovës, ku ka pasur 14 paralajmërime të rrejshme për bombë dhe ku janë humbur dhjetëra orë mësimore./ Gazetar: Bashkim Sulejmani-Alsat/
Lajme
Tetova dhe Gostivari “pushtohen” nga fëmijë lypës
Rrugët e dy qyteteve të Pollogut, respektivisht Tetovës dhe Gostivarit në këtë periudhë të vitit janë stërmubushur me lypës, kryesisht të moshave të mitur. Të njëjtit mund të hasen në vende më të frekuentuara, kryesisht pranë institucioneve, qendrave tregtare, në trotuare, afër lokaleve dhe gjetiu. Bëhet fjalë për fëmijë të komunitetit rom në moshë të mitur të cilët shfrytëzojnë edhe muajin e Ramazanit për të kërkuar lëmoshë. Jo rrallë herë të njëjtit nuk janë të shoqëruar nga më të moshuarit që përbën edhe një shkelje më të rëndë të ligjeve në fuqi për shkak se lypsaria është e ndaluar rreptësisht, sidomos për fëmijët.
Dyshimet janë se këta fëmijë sillen nga qytete tjera dhe pastaj I lëshojnë në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit për të kërkuar lëmoshë. Institucionet sociale që merren me këtë problematikë, më vështirë e kanë me fëmijët të cilët sillen nga qytete tjera, pa asnjë dokument dhe pastaj është problem që të gjenden prindërit.
Lypësit e vegjël të cilët hasen në rrugë largohen dhe marrin vërejtje që sërish mos e kryejnë këtë veprimtari por sipas informacioneve zakonisht lypësit janë nga qytete tjera pa dokumente dhe është vështirë të identifikohen sepse sillen në mëngjes në këtë qytet dhe në mbrëmje largohen, pohojnë nga policia dhe nga qendrat sociale në Gostivar dhe Tetovë. Nga aksionet e përbashkëta të policisë dhe qendrave për punë sociale janë larguar dhjetëra fëmijë nga rrugët që shtrijnë dorën për lëmoshë dhe janë ndihmuar por problem mbetet se këta fëmijë shpesh herë detyrohen nga persona tjerë të ushtrojnë këtë veprimtari.
Nga këta institucione thonë se nëse një fëmijë nuk është i qytetit, atëherë kontaktojnë qendrat tjera sociale ose policinë dhe kur mësohet se nga cili qytet janë atëherë ata kthehen atje. Ndërsa, për fëmijët që janë të qytetit ose rrethinës, kontaktojnë me prindërit dhe njoftohen me pasojat që sjell dukuria e lypsarisë. Por, edhe përskaj këtyre aksioneve, rrugët e këtyre dy qyteteve vazhdojnë të vërshohen kryesisht gjatë ditës, ndërsa gjatë natës ose kthehen në shtëpi ose kërkojnë lëmoshë nëpër fshatra.
Kësisoj, rrugëve të Tetovës dhe Gostivarit numri I fëmijëve që kërkojnë lëmoshë gjatë kësaj periudhe është shumëfishuar. Kryesisht, të njëjtit hasen pranë objekteve fetare ku edhe ka frekuentim më të madh të qytetarëve dhe aty kërkojnë para nga besimtarët, të cilët nuk ngurrojnë të ndihmojnë. Sipas punëtoreve social fillimisht kur do të takojnë një nënë me fëmijë në rrugë i jepet vërejtje me shkrim se fëmijët duhet të dërgohen në shkollë, duhet që të ketë sigurim shëndetësor dhe e tërë kjo bëhet në interes të fëmijëve, por shpesh herë këto vërejtje hasin në vesh të shurdhër.
Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sqarojnë se ky fenomen është në kundërshtim me ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, kurse gjobat janë nga 15 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa prindërit të cilët do të përfshijnë fëmijët e tyre në kërkim të lëmoshës dhe do t`i lënë pasdore do të përballen me përgjegjësi penale dhe me burg. (koha.mk)
-
Lajme3 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme3 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
