Connect with us

Lajme

Rama: TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë, do të mbyllet për një vit

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë një në takim me prindërit dhe mësuesit ka folur për Planin e ri të masave për sigurinë në shkolla.

Rama para të pranishmëve tha se tashmë është bërë një plan masash konkrete për bllokimin e Tik Tok.

Ai njoftoi se Tik Tok do të mbyllet për një vit, ndërkaq për ta mundësuar këtë do t’iu duhen duhen 6 deri në 8 javë.

“…Ne kemi bërë të gjitha hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri në 8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit ne do ta mbyllim plotësisht, për të gjithë. Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë. Pastaj gjatë vitit do të shikojmë si do të veprojnë vendet tjera… si do të reagojë vetë TikTok”, tha Rama.

Sipas tij, tragjedia u bë shkak që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë.

“U bë shkak një tragjedi që të vihej në lëvizje një shoqëri e tërë. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarje ka zgjedhje të ndryshme. Si gjithnjë qasja ndaj një ngjarje, ka një farsë dhe një marrje përgjegjësie. Si gjithmonë farsa nuk mungoi me gjithë forcën destruktive që rivret të vrarët e riplagos të plagosurit.

E them këtë sepse është shumë e rëndësishme që të kuptohet mirë që institucionet, shteti, janë struktura në përmirësim dhe vetëkorrigjim të vazhdueshëm. Nuk ka në asnjë vend që të mos ketë asnjë problem. Çka ka dalë më së miri në të gjithë këtë proces është se në përjetimin, në kuptimin dhe perceptimin e një ngjarje ka dy Shqipëri, një në parlament dhe në media, e një në popullsinë e cila preket drejtpërdrejtë.

Ne kemi ndërtuar si nxitje të këtij këshillimi problemet e Tik Tok, por ajo që kemi marrë nga prindërit është pyetja se si do i bëhet me gjithë këtë dhunë, me gjithë këtë ç’edukim masiv nga mediat që shkojnë në drejtim të kundërt me atë që ne duam për fëmijët tanë. I them këto për të pasur të qartë se nuk mund të parandalohen ngjarjet që fatkeqësisht ndodhin.

Ajo që i dallon qasjet është reagimi ndaj tyre. Unë sot ndihem i lehtësuar se në një periudhë të shkurtër pas një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës me gjithë faktorët që janë të lidhur me këtë sferë të edukimit të fëmijëve tanë, kemi një produkt konkret me masa konkrete, dhe kemi sigurinë se duke zbatuar këtë plan do të kemi një sistem arsimor akoma më të mirë e më të sigurt.

Kjo është ajo që ne kemi për detyrë. Dua të shpreh publikisht këtu edhe si përgjigje për ata që deshën të nxjerrin përfitime absurde nga tragjedia e një familje e humbja e një jete, duke ngritur gishtin e duke kërkuar përgjegjësi personale nga ministrja e Arsimit. Ministrja e Arsimit ka gjithë mbështetjen time dhe ashtu sikurse përmirësoi shërbimin shëndetësor, do të përmirësojë edhe sistemin arsimor”, tha ndër të tjera Rama. /Telegrafi/
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

EVN: Vjedhje e energjisë elektrike me vlerë mbi 22,000 euro u zbulua në Kodrën e Diellit

EVN-Maqedoni ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Tetovës dhe ekipet e tyre në Qendrën e Energjisë së Konsumatorëve në Tetovë zbuluan përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike në një kompleks biznesi në Kodrën e Diellit, shkruan Portalb.mk.

Sipas tyre, gjatë inspektimit është zbuluar përdorim i paligjshëm i energjisë elektrike përmes një kutie lidhëse të kabllove, lidhje e drejtpërdrejt e paautorizuar me një kabllo me tension të ulët (4x16mm2).

“U përpilua një procesverbal për përdorim të paautorizuar. U parashtrua një ankesë për përdorim të paautorizuar të energjisë elektrike në Ministrinë e Brendshme sipas nenit 235-a të Kodit Penal. U përgatit një faturë për kompensim dëmi në shumën prej 1,361,599.00 denarësh apo rreth 22.000 euro”, thonë nga atje.

Gjithashtu edhe nga MPB për Portalb.mk e kanë konfirmuar aksionin policor në Kodrën e Diellit. Nga atje thonë se bashkë me punonjësit e EVN-Maqedoni kanë kryer inspektime mbi dyshimet për vjedhje të energjisë elektrike.

“Më datë 28.03.2026, në periudhën nga ora 15:00-18:00, është kryer kontroll në dy lokacione në Kodrën e Diellit, përkatësisht në një hotel në pronësi të L.Sh.(42) nga fshati Pirok dhe në një market në pronësi të B.M.(31) nga Tetova. Aksioni është realizuar në bashkëpunim me punonjësit e EVN-Maqedoni, të cilët kanë denoncuar veprën penale ‘vjedhje e energjisë elektrike’. Pas inspektimit, punonjësit e EVN-së kanë konstatuar se lokalet nuk posedonin njehsor elektrik, ndërkohë që në ato momente ishin të furnizuara me energji elektrike”, thonë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj pronarëve të objekteve do të dorëzohen parashtresat përkatëse ligjore.

Continue Reading

Lajme

Pas rebelimit ndaj VLEN-it, Arben Fetai ka kohë që mungon në punë dhe në seancat qeveritare

“Sa për ironi, zv kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai nuk paraqitet në punë. Nga Qeveria pa përgjigje konkrete, ata thonë se pyetjet tona duhet t’i adresojmë direkt te Arben Fetai.”

Si trup kolektiv, Qeveria funksionon pa pengesa dhe me kapacitet të plotë. Lidhur me pyetjet që kanë të bëjnë me angazhimin në punë, ju udhëzojmë që direkt t’i adresoni te Arben Fetai”, deklaruan nga Qeveria.

*Qeveria funksionon pa pengesa dhe me kapacitet të plotë
*Lidhur me angazhimun në punë, ju udhëzojmë që direkt t’i adresoni te Arben Fetai

Alsat kërkoi sqarim nga Arben Fetai nëse janë të vërteta këto pretendime, por nuk morëm përgjigje.

Rebelimi i Arben Fetait, vjen pas papajtueshmërive të tij me liderët e VLEN-it, ndërsa është një nga emrat më të përfolur që mund të përfshihet në rikonstruimin e Qeverisë në qershor. Përndryshe, Arben Fetai dhe Azir Aliu u ndanë nga Arben Taravari në maj të vitit 2025 kur ky i fundit braktisi Qeverinë dhe përfundoi në koalicion me BDI-në./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

LSDM: Gruevski ka pasaportë hungareze dhe serbe

Nga partia opozitare maqedonase LSDM thonë se, sipas informacioneve të fundit që kanë siguruar, Nikolla Gruevski tashmë posedon pasaporta hungareze dhe serbe.

“Nëse i arratisuri nga drejtësia ka marrë pasaportë serbe dhe hungareze, atëherë është e qartë se pas kësaj qëndrojnë aleatët dhe mbrojtësit e tij politikë, Orban dhe Vuçiç – të cilët i konsiderojmë mentorë politikë të Mickoskit. Mosveprimi i qeverisë dhe refuzimi i vazhdueshëm për të dërguar një kërkesë të re për ekstradim tregon për një përpjekje të qëllimshme për t’i krijuar hapësirë dhe për ta mbrojtur Gruevskin”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se, ndërkohë që vende të tjera si Polonia veprojnë shpejt në raste të ngjashme, sipas tyre, Mickoski po i jep kohë Gruevskit.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk po ndërmarrin asnjë hap. Ata nuk duan që Gruevski të kthehet në Maqedoni dhe të përballet me drejtësinë. Kjo përbën një mbrojtje klasike të Nikola Gruevskit nga ana e Hristijan Mickoskit”, deklarojnë nga LSDM.

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport4 hours ago

INTERVISTË | Flet kick bokseri tetovar, Albin Pajaziti: Fatin e krijojmë vetë, me punë dhe pa u dorëzuar

Një nga emrat më premtues të kickboksit nga Tetova, Albin Pajaziti, rrëfen rrugëtimin e tij në sportet luftarake, sfidat, sakrificat...

Lajme19 hours ago

EVN: Vjedhje e energjisë elektrike me vlerë mbi 22,000 euro u zbulua në Kodrën e Diellit

EVN-Maqedoni ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Tetovës dhe ekipet e tyre në Qendrën e Energjisë...

Lajme19 hours ago

Pas rebelimit ndaj VLEN-it, Arben Fetai ka kohë që mungon në punë dhe në seancat qeveritare

“Sa për ironi, zv kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai nuk paraqitet në punë. Nga Qeveria pa përgjigje konkrete,...

Lajme19 hours ago

LSDM: Gruevski ka pasaportë hungareze dhe serbe

Nga partia opozitare maqedonase LSDM thonë se, sipas informacioneve të fundit që kanë siguruar, Nikolla Gruevski tashmë posedon pasaporta hungareze...

Lajme19 hours ago

Tragjedi! Krani i ndërtimit i merr jetën punëtorit nga Tetova

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në një objekt ndërtimi në fshatin Gradec, në komunën e Vrapçishtit, ku ka humbur...

Lajme22 hours ago

Samir Mane do të ndërtoj “fshat të vogël në Tetovë”, ja ku?!

Biznesmeni shqiptar, Samir Mane po i shtrijnë investimet e tij edhe në qytetin e Tetovës, shkruan Tema.mk. Siç mësohet, Mane...

Lajme22 hours ago

Babai i Liridonës pas vendimit: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u...

Lajme22 hours ago

Doganat e Maqedonisë: Për tre muaj, 11 milionë euro më shumë të ardhura nga importi i duhanit

Nga Drejtoria e Doganave thonë se për 11 milionë euro është rritur mbledhja e të ardhurave nga importi i duhanit...

Sport23 hours ago

Kupa e Maqedonisë: Nesër përballen dy Shkëndijat në Tetovë

E mërkura do të sjellë ndeshjet e para të gjysmëfinales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë raund, vëmendja...

Lajme23 hours ago

Merko: Pse nuk më mbrojti BDI-ja, ndërsa të tjerët po?

Ish-kryetari i Komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, Ramiz Merko ka shprehur revoltën e tij ndaj BDI-së, duke i...

Trending