Lajme
Viti i Ri mbërrin në Zelandën e Re!
Numërimi mbrapsht ka përfunduar dhe viti i ri 2025 tashmë ka mbërritur në Zelandën e Re.
Pamjet që po shihni vijnë drejtëpërdrejt nga qyteti më i madh i vendit, aukland që ka ndezur i pari në botë dritat me një ceremoni spektakolare fishekzjarresh.
Organizatorët kanë projektuar dhjetëra mijëra drita, kilometra të tërë me kabllo, së bashku me 500 kilogramë lëndë prioteknike që do të shkëlqejnë për 5 minuta.
Dy orë më pas, festimet do të zhvendosen në Australi.
Sidnej, i cili feston vitin e ri pas zelandës së re, do të marrë vëmendjen me festimet në portin e qytetit.
Samoa amerikane do të jetë e fundit që do të mirëpresë vitin 2025.
Lajme
Iseni: Shqiptarët nuk janë përjashtuar nga Akademia Policore, të flasim me fakte dhe jo me propagandë
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me debatin për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e sigurisë, veçanërisht për konkursin për Akademinë Policore, e cila po rikthehet pas 26 vitesh.
Përmes një statusi në Facebook, Iseni thotë se çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sigurisë është një përgjegjësi që duhet marrë seriozisht dhe se çdo proces që ndikon në këtë përfaqësim duhet të zhvillohet me transparencë dhe mbi bazën e fakteve.
“Por sot duhet të flasim me fakte, jo me propagandë”, shkruan Iseni.
Ai thekson se që nga fillimi i procesit është bërë thirrje që sa më shumë të rinj shqiptarë të aplikojnë në konkursin për Akademinë Policore dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
Megjithatë, sipas Isenit, interesimi i shqiptarëve për këtë konkurs nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive, ndërsa një pjesë e kandidatëve që kanë aplikuar nuk janë paraqitur në fazën e testimit dhe, rrjedhimisht, janë tërhequr nga gara.
Iseni e konsideron të pandershme politikisht deklarimin se shqiptarët janë “përjashtuar”, pa u bërë e qartë se sa kanë aplikuar, sa kanë vazhduar procesin dhe sa kanë përmbushur kriteret e përcaktuara.
“Ne nuk do të lejojmë që një proces institucional të shfrytëzohet për të krijuar ndjenjën e përjashtimit te qytetari shqiptar”, shprehet Iseni.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme thekson se qëndrimi i tij është për përfaqësim real, mundësi të barabarta dhe qasje të drejtë të shqiptarëve në çdo institucion.
Në fund të reagimit, Iseni i drejtohet edhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke i bërë thirrje që të mos e përdorë këtë çështje për përfitime politike.
“BDI-së i themi: Mos e përdorni interesin e shqiptarëve për politikë ditore”, përfundon Iseni.
Lajme
Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët
Lider i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh) Menduh Thaçi në një mega-intervistë per “Lajm TV dhe gazeta “Lajm”, ndër të tjera ka folur edhe per sjelljet e kryeministrit Hristijan Mickovskit kunderejt shqiptarëve. Sipas tij, kryeministri “sillet sikur të jetë vetëm kryeministër i maqedonasve”.
“Ne kemi punë me kryeministrin, i cili para dreke, pas dreke, në mbrëmje, në mëngjes, me darkë, pa darkë, demonstron se është kryeministër vetëm i maqedonasve. Ai i ka harruar, hiç s’më intereson nëse me qëllim apo pa qëllim, por ai do të duhej të jetë edhe kryeministri i shqiptarëve, bile të përkujdeset edhe për mirëqenien e tyre, për gjuhën e tyre dhe për liritë e tyre si dhe për të drejtat dhe buxhetin e shtetit, me shpërndarje të drejtë”, ka thënë ndër të tjera për “LajmTV” dhe gazetën “Lajm” zoti Menduh Thaçi.
Lajme
Sefer Selimi: Zgjedhjet e parakohshme “të dakorduara” për 18 prill 2027 – VLEN dhe LSDM duan t’i shmangin
Analisti politik Sefer Selimi thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut tashmë janë “dakorduar” mes faktorëve politikë dhe se data e parashikuar është 18 prilli 2027.
Sipas Selimit, më 9 janar duhet të formohet Qeveria Teknike, ndërsa, sipas praktikës së deritanishme, posti i kryeministrit teknik i takon opozitës. Ai thekson se në këtë periudhë zakonisht në krye të Qeverisë Teknike vendoset ministri i Punëve të Brendshme.
“Zgjedhjet e parakohshme të ‘dakorduara’ mes faktorëve politikë janë më 18 prill 2027”, shkruan Selimi.
Por, sipas tij, në skenarin aktual ekzistojnë dy parti politike që duan me çdo kusht t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Ka dy parti politike (lexo: jo faktorë politikë) që me çdo kusht duan t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato janë qeveritarja VLEN dhe opozitarja LSDM”, shprehet Selimi.
Deklarata e analistit ngre pikëpyetje mbi kalkulimet politike të dy subjekteve dhe mbi mundësinë që marrëveshjet eventuale për zgjedhje të parakohshme të ndryshojnë në varësi të interesave partiake.
“Përgjigjen e dini vetë”, përfundon Selimi.
Në ndërkohë, sondazhi i fundit në Flaka, favorizon mbajtjen e zgjedhjeve nga lexuesit shqiptarë.
Debati për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas deklaratave të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita.
BDI e ka pranuar menjëherë këtë sfidë, duke kërkuar që Kuvendi të shpërndahet dhe të caktohet data për zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, VLEN ka kundërshtuar idenë e zgjedhjeve, duke argumentuar se vendit nuk i duhen zgjedhje, por zgjidhje, ndërsa LSDM ka deklaruar se nuk dëshiron t’i japë alibi mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ky debat vjen pas sondazhit të Flakës, ku pyetjes “A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?”, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve iu përgjigjën Po.
Nga gjithsej 502 vota, 417 votues ose 83% u shprehën pro zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa 66 votues ose 13% u përgjigjën “Jo”. 19 votues deklaruan se nuk e dinin ose nuk kishin qëndrim. Gazetaa Flaka
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
