Lajme
Kryediplomati turk dhe ai i Kuvajtit diskutojnë zhvillimet në Siri
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan diskutoi të martën zhvillimet në Siri me homologun e tij kuvajtian Abdullah Ali al-Yahya.
Sipas burimeve në Ministrinë e Jashtme turke, Fidan pati një telefonatë me Yahya.
Gjatë bisedës, të dy shkëmbyen mendime edhe për hapat e përbashkët që mund të ndërmerren për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në vendin e shkatërruar nga lufta.
Bashar al-Assad, lideri i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, i cili kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.
Marrja e vendit erdhi pasi luftëtarët e Hayat Tahrir al-Sham pushtuan qytetet kryesore në një ofensivë rrufe që zgjati më pak se dy javë.
Një administratë e re e udhëhequr nga Ahmed al-Sharaa ka marrë tani përgjegjësinë.
Lajme
Mexhiti: Rreth 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare në dy vitet e fundit, ndryshim historik në zhvillimin e infrastrukturës
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Agora” në Almak TV ka deklaruar se në dy vitet e fundit në vendbanimet kryesisht shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë ndarë rreth 3 miliardë euro investime, duke e cilësuar këtë si një ndryshim të madh krahasuar me të kaluarën.
Sipas tij, këto investime përfshijnë projekte të mëdha infrastrukturore që lidhin vendin me Shqipërinë dhe Kosovën, si Korridori 8 dhe rruga Shkup–Bllacë, të cilat, siç tha ai, po e forcojnë ndërlidhjen rajonale.
“Me përgjegjësi e them se në këto dy vite po ndodhin rreth 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Nëse do të kishte pasur investime të tilla në të kaluarën, dallimet mes vendbanimeve shqiptare dhe atyre maqedonase nuk do të ishin kaq të theksuara”, deklaroi Mexhiti.
Ai përmendi gjithashtu vendime dhe projekte që sipas tij janë realizuar për herë të parë, si ndarja e 60 milionë eurove për ndërtimin e Universitetit “Nënë Tereza”, si dhe financimi i projekteve infrastrukturore në komunat me shumicë shqiptare.
Mexhiti theksoi se për herë të parë investimet po shpërndahen sipas numrit të banorëve dhe nevojave reale të komunave, duke shtuar se në të kaluarën, sipas tij, kriteret kanë qenë të ndryshme dhe shpesh kanë devijuar nga vendbanimet shqiptare.
Ai përmendi edhe projekte të tjera në zhvillim, si Sheshi “Skënderbeu” në Shkup (faza e tretë), si dhe rrugën Tetovë–Prizren, ku pritet të hapet projekti për tunelin.
“Vetëm për komunat shqiptare janë ndarë rreth 100 milionë euro për infrastrukturë nëntokësore, çerdhe, terrene sportive dhe projekte të tjera”, shtoi ai.
Sipas Mexhitit, këto investime tregojnë një qasje të re në zhvillimin e barabartë rajonal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në vendbanimet shqiptare në vend.
Lajme
Bekim Sali: One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë funksionon
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se sistemi One Stop Shop mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tashmë ka nisur të funksionojë.
“Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut sot janë më afër se dje.
Ajo që deri dje ishte premtim, sot është realitet. One Stop Shop po funksionon, duke sjellë kalim më të shpejtë, më pak pritje dhe më shumë lehtësi për mijëra qytetarë që lëvizin mes dy vendeve.
Ky është standardi ynë: premtimet i kthejmë në vepra, ndërsa bashkëpunimin rajonal e bëjmë përfitim konkret për qytetarët.
Urime qytetarëve të të dy vendeve për këtë hap të rëndësishëm drejt lëvizjes më të lirë dhe më efikase.” deklaroi Sali.
Lajme
Samet Bislimi: Tetovarët po e shohin ndryshimin me punën e Bilall Kasamit, jo propagandën e BDI-së
Samet Bislimi ka vlerësuar se ndryshimet që po ndodhin në Tetovë janë rezultat i punës së kryetarit të komunës, Bilall Kasami, duke shtuar se qytetarët tashmë po i shohin këto ndryshime në praktikë.
Ai ka kritikuar edhe protestat dhe deklaratat e BDI-së, duke i cilësuar si përpjekje për propagandë politike nga ata që, sipas tij, për vite me radhë nuk sollën rezultatet e pritura për qytetin.
“Tetovarët po e shohin ndryshimin me punën e Bilall Kasamit, jo propagandën e BDI-së. Ata e dinë mirë kush punon për Tetovën dhe kush përpiqet të manipulojë opinionin publik”, është shprehur Bislimi.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
