Lajme
QMK: Katër zjarre aktive në Maqedoni, me helikopter shuhet zjarri në rrugën Shkup – Bllacë
Për momentin në vendin tonë ka 12 zjarre në qiell të hapur, prej të cilëve katër janë aktivë, një është lokalizuar, ndërsa shtatë janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Aktive janë zjarret në Komunën Prilep: fshati Beshishtë, ku është kapluar pyll i përzier, në Komunën Makedonski Brod në fshatin Creshnevë ku po digjet pylli me lisa dhe shkurre. Në Komunën Çashkë, ndërmjet burimeve të Babunës, vetëm tym në pjesën tokësore (zjarr pyjor).
Në Komunën e Çuçer Sandevës: midis fshatrave Bllacë dhe Çuçer, është djegur një pyll i përzier dhe bimësi e ulët. Dy helikopterë policie, një helikopter ushtarak, si dhe tre automjete të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim – një hermelin me një autocisternë, një pinzgauer dhe një automjet fuoristradë amarok – janë angazhuar për të shuar zjarrin që nga ora pesë e mëngjesit të sotëm. Ata po veprojnë në mbështetje të Brigadës për Mbrojtje nga Zjarret, e cila me disa zjarrfikës dhe automjete po shuan zjarrin e madh në një zonë të hapur në territorin e Komunës së Çuçer Sandevës mbi autostradën Shkup – Bllacë, i cili shpërtheu dje pasdite.
Siç deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, arsyeja më e shpeshtë për zjarrin në komunën Çuçer Sandevë janë bishtat e cigareve të hedhura nga automjetet në lëvizje ose djegie me qëllim.
“Nga vëzhgimi im i drejtpërdrejtë, mund të them se ky zjarr shpërtheu në afërsi të rrugës kryesore për në Bllacë dhe shkaku i mundshëm është një bisht cigareje i hedhur nga një automjet në lëvizje ose zjarr vënie e qëllimshme. Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëve të sillen me përgjegjësi dhe të mos hedhin kurrë bishta cigaresh jashtë automjetit, edhe kur janë të bindur se janë shuar”, apelon Angelov.
Nëse vërejnë zjarr, theksoi ai, qytetarët menjëherë të lajmërohen në numrin 112.
MPB sot në mëngjes njoftoi se komunikacioni rrugor deri në vendkalimin Bllacë mbrëmë është normalizuar dhe është shfuqizuar ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe për autobusët. Komunikacioni në këtë seksion mbrëmë për shkak të zjarrit mbi rrugën magjistrale A4 Shkup – Bllacë te tuneli, i cili u zgjerua, ishte ridrejtuar për automjetet e udhëtarëve, ndërsa ishte vendosur edhe ndalesë për automjetet e mallrave.
Përndryshe, ishte lokalizuar zjarri në komunën Dellçevë ku po digjej deponia e qytetit.
Janë shuar zjarret në Komunën e Sarajit në fshatin Lubin ku digjej bimësi e ulët dhe pyll pishe, në Komunën Gjorçe Petrov në vendbanimin Dame Gruev, përgjatë lumit Lepenec ku u prek bimësia e ulët, pastaj në Komunën e Karposhit pranë spitalit në Bardovcë ku digjej shkurre dhe bimësi e ulët. Në Komunën e Prilepit, zjarri në Fabrikën Partizanka që përfshiu bimësi të ulët dhe një hekurudhë prej druri, digjej kashtë në Komunën e Çeshinovës-Obleshevo në fshatin Çeshinovë, si dhe mbeturina dhe bimësi të ulët në rrugën “Revolucioni i Tetorit” dhe goma dhe mbeturina në autostradën pranë stacionit të benzinës Makpetrol në Komunën e Kumanovës.
Lajme
Nga Maqedonia drejt fqinjëve: Toshkovski zbulon destinacionin e barnave ilegale
Një pjesë e barnave të sekuestruara në aksionin kundër kontrabandës ishte destinuar për tregun e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesa tjetër për tregjet e vendeve fqinje, deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
Sipas tij, hetimi është zhvilluar mbi bazën e veprimeve të mëparshme operative dhe provave të siguruara nga telefonat celularë të sekuestruar, të cilat kanë çuar në zbulimin e grupit të dyshuar kriminal.
Procedurë është ngritur ndaj tetë personave, ndërsa hetimi përfshin dyshime për kontrabandë, mashtrim doganor, ryshfet dhe pastrim parash.
Toshkovski tha se aksioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë Publike dhe se hetimet për rastin vazhdojnë.
Lajme
ASH: VLEN premtoi se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të ndaloheshin më, çfarë ndodhi me atë marrëveshje
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas ndalimit të mbrëmshëm të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Pushkolli, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.
Nga ASH thonë se rasti kërkon një përgjigje të menjëhershme nga koalicioni VLEN, duke rikujtuar premtimet e bëra më herët lidhur me ndalimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në kufijtë e Maqedonisë së Veriut.
“Më 15 mars 2025, Izet Mexhiti deklaronte publikisht se ishte arritur marrëveshje që ish-ushtarët e UÇK-së të mos ndaloheshin më në kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe premtonte një zgjidhje sistemore, ligjore dhe të përhershme. Një çerek shekulli në pushtet dhe në funksione publike, ndërsa Izet Mexhiti ende u flet shqiptarëve me premtime për ‘zgjidhje të përhershme’. Sot, realiteti po dëshmon diçka tjetër”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Partia rikujton edhe rastet e mëparshme të ndalimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke përmendur Blerim Ramadanin, i cili u arrestua në korrik të vitit 2024, si dhe Emin Bajramin, i ndaluar në shkurt të vitit 2025.
“Çfarë ndodhi me atë marrëveshje? Sepse ky nuk është rasti i parë. Blerim Ramadani u arrestua në korrik të vitit 2024. Emin Bajrami u ndalua në shkurt të vitit 2025. Sot kemi rastin e Fadil Pushkollit. VLEN duhet t’i tregojë opinionit publik se çfarë vlere kanë premtimet e tyre kur ish-pjesëtarë të UÇK-së vazhdojnë të përballen me fletëarreste të lëshuara nga Serbia në territorin e Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga ASH.
Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë nga institucionet kompetente transparencë të plotë për rastin e Pushkollit, respektimin e të drejtave të tij dhe sqarimin e bazës juridike mbi të cilën është bërë ndalimi.
Lajme
Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!
Një rast ndershmërie ka marrë vëmendje në rajonin e Strugës, pasi Niku nga Veleshta ka gjetur dhe ia ka kthyer pronarit një shumë prej 11 mijë eurosh, shkruan Strugalajm.
Paratë i kishte humbur Denisi nga Labunista, i cili pas rikthimit të shumës ka shprehur publikisht mirënjohjen e tij ndaj Nikut për gjestin e treguar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Denisi e ka falënderuar publikisht Nikun nga Veleshta, duke e cilësuar si një njeri me shpirt të pastër dhe ndërgjegje.
“Faleminderit BOSSI NIKU, ZOTI SHËNDET”, shkruan Denisi në mesazhin e tij të falënderimit.
Rasti është pritur pozitivisht, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme prej 11 mijë eurosh, e cila u rikthye te pronari i saj.((StrugaLajm.com)
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
