Lajme
MPB: Është miratuar sigurim 24-orësh për kryetaren e Qytetit Arsovska
Pas incidentit që ndodhi të premten më 11 korrik dhe bazuar në vlerësimin e sigurisë nga Agjencia për Siguri Kombëtare, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur masa mbrojtëse 24-orëshe për kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. MPB sqaroi se pavarësisht komunikimeve të saj publike për kërcënime në rrjetet sociale, institucionet kanë vepruar në përputhje me ligjin për çdo rast të raportuar apo të zbuluar në mënyrë operative. “Më konkretisht: Më 1 qershor, Arsovska u përball me një kërcënim nga një automjet në lëvizje dhe është ngritur kallëzim penal. Më 2 korrik, raportoi një kërcënim nga një person që thuhej të ishte polic; ndaj tij është hapur procedurë disiplinore. Më 5 korrik u publikuan kërcënime ndaj këshilltares Irena Vitina – rasti është në trajtim. Më 11 korrik, pas incidentit në Çair, dy persona u arrestuan për sulmin ndaj saj, por kryetarja refuzoi të nënshkruajë kallëzimin në polici”, informoi MPB, duke shtuar se si mbajtëse e një funksioni publik, Arsovska do të mbrohet vazhdimisht për të garantuar sigurinë e saj dhe ushtrimin e detyrës. /SHENJA/
Lajme
I dha 15 mijë euro ryshfet për të dalë nga burgu, mbeti edhe në burg edhe pa para
Një i dënuar nga burgu i Prilepit raportoi se është mashtruar me 890,000 denarë (rreth 15 mijë euro), pasi një person i premtoi se do ta ndihmonte ti ulej dënimi me burg.
Sipas raportit të paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme të Prilepit, mashtrimi ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit, transmeton Lideri.mk. I dënuari deklaroi se personi K.K. e kishte bindur se kishte një mënyrë për të ndërmjetësuar për uljen e dënimit dhe i kishte dhënë para disa herë.
Pasi kuptoi se premtimet nuk po përmbusheshin dhe se ishte mashtruar, ai e raportoi rastin në polici. Institucionet kompetente po marrin masa për të sqaruar incidentin dhe për të përcaktuar të gjitha rrethanat./Lideri
Lajme
Kasami: Ndeshje spektakolare me një frymë të vërtet vëllazërore
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar pas ndeshjes mes KF Shkëndija dhe Shkëndijës së Haraçinës, duke e cilësuar atë si një përballje spektakolare dhe me atmosferë të veçantë sportive, përcjell tetova1
Kasami përgëzoi ekipin e KF Shkëndija për fitoren, ndërsa vlerësoi edhe paraqitjen dhe karakterin e treguar nga skuadra e Shkëndijës së Haraçinës.
Kasami bëri të ditur se ndeshjen e ndoqi nga afër në tribunë, së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri.
Postimi i plotë i Kasamit:
“Ndeshje spektakolare, e mbushur me gola dhe me një frymë të vërtetë vëllazërore në fushë. Urime fitoren KF SHKËNDIJA dhe një bravo të madhe për Shkëndijën e Haraçinës për lojën dhe karakterin e treguar!
Në tribuna, bashkë me kryetarin e Haraçinës, Daut Beqiri!”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk/

Lajme
MPB me njoftim të rëndësishëm për sistemin “Safe City”
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk ka nevojë të sjellin faturat për gjobat e paguara nga sistemi i trafikut “Safe City” që i kanë paguar në bankë ose elektronikisht në stacionin e policisë.
Sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhet automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave dhe qytetarët janë të detyruar të plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimeve ligjore të procesverbalit, që do të thotë se numri unik nga procesverbali duhet të futet saktë në seksionet “numri i thirrjes” dhe “qëllimi i pagesës” të fletëpagesës.
U bëjmë apel qytetarëve që të mos e sjellin faturën e gjobave të paguar në stacionin e policisë, me qëllim që të kursejnë kohë dhe të shmangin turmat e panevojshme.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
