Connect with us

Lajme

Çarshia e Shkupit mbetet më e preferuara e turistëve

Turistët vazhdojnë të zbulojnë bukuritë e Maqedonisë së Veriut një destinacion në rritje për pushime kulturore dhe historike.Maqedonia e Veriut po shëndrrohet në një nga destinacionet më të preferuara për tursitët, të cilët po shtohen në numër dhe interes për të zbuluar historinë, kulturën dhe natyrën unike të këtij vendi ballkanik. Me anta shpine, kamera në dorë dhe kuriozitet të madh, disa ifte e disa një grup shoqëror, turistët vazhdojnë të hulumtojnë pjesët e bukura të arshisë dhe pjesën tjetër. Disa thanë për vizitë familjare, disa për historin dhe kulturën e vendit e disa në muaj të mjaltit secili prej tyre me arsye të ndryshme por të gjithë për vizitë në Shkupin e bukur.

TURIST

Unë këtu kam lindur kam të afërt këtu në fshatin Veleshtë, kam ardhur për vizitë një javë të shëtisim dhe përsëri do të kthehemi në shtetit tonë. Një vend i bukur për ta shëtitur edhe pse kam lindur këtu dëshirova ta shihja. Jemi shumë të kënaqur i takuam të afërmit tanë me mikëpritjen, jemi shumë të kënaqur të gjithë afrohen me nijet të mirë. Patjeter që dëshiroj të vij përsëri’’.

TURIST

Ne menduam që të jetë një shëtitje kulturore ne kemi ardhur nga gjermania, dje ishëm në Zagreb sot jemi në Shkup duke i mare t kryeqytetet duam ti vizitojmë të gjithë. Sot erdhëm në Shkup, e lam me një anë bukurin e saj dhe, historin e Shkupit erdhem ta analizojmë sepse këtu ka dy kultura dhe këta dy kultura kanë një urë që i bashkon dhe dëshiruam që takohemi me të gjithë e bëm vizitën dhe sot do të kthehemi. Ushqimet ngjasojnë pak me ushqimet turke ndërtimet e vjetra historike ndërtimet osmane njerëzit janë shumë të afërt pjesa e çarshisë është shumë e bukur pjesa e pazarit aty është shumë bukur domethënë vendet historike’’.

Njëkohësisht takuam një ift ku thanë se janë në muajin e mjaltit dhe po bënin një tur ballkanik se në Shkup ishte dita e tyre e parë.

TURIST

Jemi duke i vizituar vendet ballkanike për atë arsye për shtetin e tretë e zgjodhëm këtë vend njëkohësisht jemi në muaj të mjaltit për atë arsye na intereson edhe Ohri dhe menduam se do të jetë vend i duhur për muaj të mjaltit dhe do të kalojmë aty’’.

TURIST

Ne po udhëtojmë për në Greqi dhe ne po udhëtojmë me autobus, kështu që ne e bëmë një ndalesë këtu. Ne ishim në kanjon ishte shumë mirë, ne bëmë kanjoning ishte mjaft bukur dhe marketet këtu janë po ashtu shumë të mira. Dhe ushqimi është me të vërtetë shumë i mirë. Ushqimi ishte me të vërtetë i mirë dhe mikpritja ishte e mirë, çdonjëri është shum i mirë dhe i shoqëruar dhe ndihmues”.

TURIST

Jam nga Zvicra, shtë qytet i bukur, njerëz të mirë, ushqim i mirë dhe ne jemi vetëm duke shëtitur, po ishte vërtetë shumë mirë të ndalojmë këtu, vetëm dy ditë dhe pastaj ne do të shkojmë në Kosovë’’.

Turisti nga Zvicra theksoi se kultura dhe njerëzit e Shkupit jan t mrekullueshëm dhe se ai do ta vizitonte përsëri Shkupin e bukur me përplot histori, kultur dhe shumë vende mahnitëse për tu parë. /Shenja/ 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës

Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave të Shkëndijës, ndërsa ndryshimet e fundit pasqyrojnë planin e klubit për të ndërtuar një menaxhment të qëndrueshëm me njerëz nga brenda.

Ndryshimet e fundit në strukturën e KF Shkëndija nuk janë të rastësishme. Përtej emërimeve të reja në pozita drejtuese, ato pasqyrojnë një filozofi të qartë të klubit për të përgatitur kuadro nga brenda dhe për t’u besuar atyre përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.

Në qendër të këtij riorganizimi është Valdrin Uka, i cili është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Shkëndijës. Uka është pjesë e klubit prej më shumë se shtatë vitesh dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pranë strukturave drejtuese, duke ndjekur nga afër funksionimin dhe zhvillimin e klubit. Vitet e kaluara në menaxhmentin e Shkëndijës e kanë shërbyer si një proces i gjatë përgatitjeje dhe kalitjeje për përgjegjësinë e re.

Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet në Departamentin Sportiv. Erhan Selimi, deri tani Drejtor i Shkollës së Futbollit, avancon në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërsa Festim Ademi, pas rolit të Team Menaxherit, emërohet Drejtor Teknik i Departamentit Sportiv.

Të tre emërimet kanë një të përbashkët: bëhet fjalë për njerëz që tashmë njohin nga afër klubin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kjo tregon se Shkëndija prej kohësh ka punuar në krijimin dhe përgatitjen e kuadrove të veta për pozita udhëheqëse.

Me vizionin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe sponsorit të klubit, ndryshimet janë pjesë e një plani për një organizim më të balancuar dhe më profesional, duke ndjekur modelin e klubeve moderne ku investimi nuk bëhet vetëm te skuadra, por edhe te njerëzit që e drejtojnë dhe e zhvillojnë organizatën.

Në këtë drejtim, Shkëndija po tregon se kuadrot nuk kërkohen vetëm jashtë klubit, por ndërtohen, zhvillohen dhe përgatiten edhe brenda tij.

Continue Reading

Lajme

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndijanjofton klubi kuqezi.

Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.

Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.

Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.

Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.

Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.

Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.

Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme18 hours ago

Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës

Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave...

Lajme1 day ago

Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi. Pas përfundimit...

Lajme1 day ago

DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe

Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit...

Lajme1 day ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi

Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15,...

Lajme1 day ago

DOKUMENTI: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

Prokuroria Speciale ka zbuluar një shumë të të hollave në vlerë të përgjithshme prej 681 mijë dinarësh, apo afër gjashtë...

Lajme1 day ago

“Nuk do të ndalemi këtu” – Mexhiti paralajmëron vende të reja pune në shtator

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sot në Spitalin Klinik të Tetovës janë ndarë 109 vendime...

Lajme1 day ago

Mickoski: Së shpejti do të ketë ndryshim të emrave të drejtorëve

Pas rikonstruimit të kabinetit të ministrave, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron se së shpejti do të ketë ndryshim edhe në pozitat...

Lajme1 day ago

Albin Kurti nesër për vizitë në Shkup

Më 26.08.2026 (e mërkurë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë kryeministri i Qeverisë së...

Lajme2 days ago

Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për...

Lajme2 days ago

“Lotaria” / Prokuroria me 231 prova dhe 7 dëshmitarë kundër Grubit dhe 7 personave të tjerë

Me shoqërim policor, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga paraburgimi u soll sot në Gjykatën Penale të Shkupit për...

Trending