Lajme
Qeveria propozon Idri Istrefin në vend të Bujare Abazit te Posta e Maqedonisë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut pas rekomandimit për shkarkimin e Bujare Abazit nga Posta e Maqedonisë, siç përcjell tvklan.mk, ka propozuar që në vend të saj të emërohet Idri Istrefi nga Struga.
“Qeveria ka vendosur t’i rekomandojë Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare shtetërore për qarkullim postar ‘Posta e Maqedonisë së Veriut’ – Shkup që të tërheqë Bujare Abazin, anëtare e Bordit Drejtues – e cila mban titullin drejtor gjeneral, dhe si anëtar i Bordit Drejtues të Shoqërisë Aksionare për komunikacion postar ‘Posta e Maqedonisë së Veriut’ në pronësi shtetërore – Shkup të zgjedhë Idri Istrefin”, thuhet në njoftimin e qeverisë./tvklan.mk
Lajme
47 bastisje në gjithë vendin, 16 persona në pranga: Policia sekuestron drogë, armë dhe para
Një aksion i përforcuar policor në mbarë Maqedoninë e Veriut ka përfunduar me 16 persona të privuar nga liria, pas 47 kontrolleve në shtëpi dhe objekte ndihmëse në lokacione të ndryshme të vendit.
Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar sasi të mëdha marihuane, disa paketime kokaine, përfshirë edhe doza të përgatitura për shitje të mëtejshme, si dhe pistoleta, pushkë, municion, para dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me vepra penale.
Aksioni u realizua më 16 dhe 17 tetor nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me sektorët e punëve të brendshme dhe Njësinë për Qentë Zyrtarë.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë ngritur 11 kallëzime penale për vepra që lidhen me trafikimin e narkotikëve dhe armëmbajtjen e paligjshme. Aksionet për zbulimin dhe luftimin e kriminalitetit do të vazhdojnë.
Lajme
Tri tentativa për vjedhje në tri xhami të Tetovës, arrestohet 38-vjeçari
Më 17.10.2026, në SPB Tetovë janë denoncuar tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje e kryer më 16.10.2026 në objekte fetare në zonën e qytetit.
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, rastet kanë ndodhur në:
– Në objektin fetar “Firdeus”, në rrugën “Jashtë Vardarit”, gjatë periudhës nga 16 deri më 17 tetor, një person i panjohur, duke përdorur forcë fizike, ka hapur me dhunë dritaren e bodrumit dhe është përpjekur të hapë derën e bodrumit, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.
– Në “Xhaminë e Madhe”, në rrugën “Çarshia e Epërme”, rreth orës 05:30, një person ka hyrë në objekt dhe është përpjekur të gjejë çelësin. Më pas, me një mjet metalik, është përpjekur të dëmtojë dhe të hapë derën, pas së cilës është larguar.
– Ndërkaq, në xhaminë “Eski”, në rrugën “Probishti”, personi përgjegjës A.B. (38) nga Tetova ka denoncuar se një person i panjohur është përpjekur të hapë dhe ka dëmtuar kasafortën metalike, e cila është gjetur e zhvendosur nën një karrige.
karrige.
“Pas masave operative të ndërmarra nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë, më 17.10.2026, në orën 12:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është privuar nga liria D.S. (35) nga fshati Jellovjan, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB Tetovë, përcjell TV21.
Lajme
“Nuk më mundni dot me zgjedhje”, Rama: Nga vezët dhe uji kaluat te gurët, shteti nuk dorëzohet para kësaj
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar sërish thirrjet për dorëheqjen e tij, duke argumentuar se largimi i qeverisë në këtë moment mund të ndikojë në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, Rama deklaroi se në diskutim nuk është vetëm pushteti i tij, por edhe vijimi i procesit të integrimit evropian, përpara të cilës sic tha shteti nuk mund të dorëzohet pasi do të mbetet prapa me vite.
“Nuk është pushteti im këtu në lojë, është tryeza e negociatave në BE dhe shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë: duan këtë apo duan BE-në? Do të thonë disa se do të ikësh ti dhe ne nuk do të shkojmë në BE. Nuk po them që po, patjetër, jeni një tufë të paaftësh për ta çuar vendin në BE, një tufë mediokrësh, ziliqarësh, që vetëm nxisni dhunë, se nuk më mundni dot me zgjedhje dhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët te guri, po le të themi që jeni po kaq të aftë. Negociatat janë deri në vitin 2027. Kalendari kërkon që çdo ditë të çojmë çfarë kemi bërë. Kjo ndërpritet. Nëse unë po iki dhe po lë të vijë ai neoballist apo neokomunist, do të duhet një kohë e gjatë. Nuk ndodh të dorëzohet shteti përpara kësaj, se nuk e merr veten me vite”, tha Rama.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
