Connect with us

Lajme

Me veturën me targa të Kosovës transportonte emigrantë, arrestohet i riu nga Shkupi

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:00, në një hotel në afërsi të Gjevgjelisë është arrestuar 21-vjeçari A.M. nga Shkupi. Policia njofton se i njëjti është kapur duke transportuar emigrantë në afërsi të fshatit Bogorodicë, me një veturë të tipit “Audi”, me targa të Kosovës.

“U dha shenjë të të ndalonte. Ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen në autostradën A1 në drejtim Gjevgjeli – Shkup dhe i ka zbritur emigrantët në afërsi të tunelit “Javorica”. Pas kësaj është kthyer në autostradën A1 në drejtim Shkup – Gjevgjeli, dhe në orën 21.00 është ndaluar dhe privuar nga liria. Pas kërkimeve, në terren janë gjetur katër emigrantë nga Siria”, thonë nga MPB, duke shtuar se për rastin tashmë është njoftuar edhe Prokuroria.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeveritar janë dakorduar me kryeministrin Hristijan Mickoski për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha institucionet ku organizohen provime profesionale, duke përfshirë edhe provimin e jurisprudencës.

Në një intervistë për EuroNews Albania, Mexhiti u pyet lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe zbatimin e ligjit në praktikë.

I pyetur nga gazetari nëse VLEN e ka kërkuar këtë zgjidhje dhe çfarë përgjigjeje ka marrë nga partnerët qeveritarë, Mexhiti u shpreh se nuk bëhet fjalë për një kërkesë, por për një marrëveshje të arritur brenda koalicionit qeverisës.

“Ne nuk kërkojmë. Ne jemi dakorduar me kryeministrin Mickoski dhe për këtë ka pasur edhe një deklaratë të përbashkët mes kryeministrit dhe dy partnerëve qeveritarë”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se marrëveshja nuk kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por parasheh zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha dikasteret ku organizohen provime profesionale.

Sipas Mexhitit, qëllimi është që qytetarët të kenë mundësi t’i nënshtrohen provimeve profesionale edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me dispozitat ligjore dhe marrëveshjen e arritur mes partnerëve të koalicionit qeveritar.

Continue Reading

Lajme

Tërmet në Kosovë, ndihet edhe në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë.

Sipas të dhënave lëkundja sizmike ndodhi në orën 20:22:53 me orën lokale.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 17 kilometra në jugperëndim të Prizrenit dhe 71 kilometra në perëndim të Shkupit, në një thellësi prej 15 kilometrash.

Continue Reading

Lajme

Fazliu: Drejtoria e Librave Amë është e përgatitur për fluksin e kërkesave nga mërgimtarë

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se institucioni është i përgatitur për përballimin e rritjes së kërkesave për dokumente gjatë sezonit veror, kur një numër i madh i mërgimtarëve kthehen në vend.

Fazliu tha se Drejtoria do të vazhdojë të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët, duke siguruar se administrata është e gatshme t’i përgjigjet fluksit të shtuar të aplikimeve.

“Sezoni veror sjell një numër më të madh kërkesash për dokumente nga mërgimtarët tanë. Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë është e përgatitur të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase”, deklaroi Fazliu.

Ai theksoi se paralelisht me ofrimin e shërbimeve, institucioni po vazhdon procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të procedurave administrative.

“Njëkohësisht vazhdojmë me modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve, për një administratë më të afërt dhe më cilësore për çdo qytetar”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.

Sipas Fazliut, modernizimi i shërbimeve synon lehtësimin e procedurave administrative dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për mërgimtarët gjatë muajve të verës.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme8 hours ago

Mexhiti për EuroNews: Jemi dakorduar me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeveritar janë dakorduar me kryeministrin Hristijan Mickoski për zbatimin...

Sport9 hours ago

Norvegjia dhe Anglia zbulojnë 11-shet titullare për duelin çerekfinal të Botërorit

Norvegjia dhe Anglia përballen sonte, të shtunën, duke nisur nga ora 23:00, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit...

Lajme10 hours ago

Tërmet në Kosovë, ndihet edhe në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë. Sipas të dhënave...

Lajme11 hours ago

Fazliu: Drejtoria e Librave Amë është e përgatitur për fluksin e kërkesave nga mërgimtarë

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se institucioni është i përgatitur për përballimin e rritjes...

Lajme12 hours ago

Mexhiti në përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës: Harresa është aleatja më besnike e krimit

“Ka vende ku historia kalon si një lumë dhe ka vende ku ajo mpikset në gjak. Srebrenica është njëra prej...

Lajme13 hours ago

Bilall Kasami nga Tirana sjell lajmin e madh për Tetovën: Filluan punimet për rrugën Tetovë – Prizren

Sot ka filluar edhe zyrtarisht hapja e rrugës Tetovë-Prizren. Kështu së paku bëhet me dije nga Tirana, kreu i komunës...

Sport13 hours ago

Sonte Gjoni Palokaj ndeshet me çeçenin Machaev

Ka probleme për çeçenin, shkaku i peshës. Mago Machaev nuk ka arritur ta bëjë peshën. Në momentin zyrtar të matjes,...

Lajme13 hours ago

Raportohet se Thaçi ka ofruar 50 mijë € dorëzani

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar 50 mijë euro dorëzani në Gjykatën e Hagës për lirim me kusht. Kështu...

Lajme16 hours ago

Dukaj në Srebrenicë: Kujtesa na obligon, ndërsa njerëzia është zgjedhja jonë e përhershme

Në kuadër të delegacionit shtetëror të Malit të Zi, ministri i Administratës Publike, mr. Marash Dukaj, mori pjesë sot në...

Lajme17 hours ago

Selmani demanton: Jam rrugës për Tiranë, momentalisht duke pire kafe në Gjoricë

Adnan Selmani, eksponent i VLEN sot nga mediumet u apostrofua si personi që është shpallur NonGrada nga Tirana zyrtare. I...

Trending