Lajme
Emir Sulejmani: Shitja e tokës publike në komunën e Zhelinës, është krim moral dhe tradhti ndaj qytetarëve
Emir Sulejmani, kandidat i BDI për Kryetar të Komunës së Zhelinës, ka reaguar ashpër ndaj shitjes së tokave publike në këtë komunë, duke e quajtur këtë akt një krim moral dhe tradhti ndaj qytetarëve.
Në një postim të tij, Sulejmani theksoi se toka e Komunës së Zhelinës nuk është pronë private e udhëheqësisë aktuale, por një pasuri e përbashkët e qytetarëve, një trashëgimi e çmuar që është ruajtur dhe mbrojtur për shumë vite nga breza të tërë.
“Shitja e tokave publike është një akt që i dëmton qytetarët dhe është një tradhti ndaj pasurisë që ka qenë e përbashkët e të gjithëve ne. Toka e Komunës së Zhelinës është pasuri që duhet të ruhet dhe të zhvillohet për brezat që do të vijnë, jo të shitet për interesa personale”, shkruan Sulejmani.
Ai premtoi se, në rast se zgjidhet kryetar, do të mbrojë çdo centimetër të tokës publike dhe do të jetë i angazhuar për të rishikuar çdo kontratë të dyshimtë që lidhet me shitjen e tokës. Sulejmani theksoi se do të kërkojë llogari nga ata që janë përgjegjës për këto veprime dhe do të luftojë për ndalimin e çdo shitjeje të padrejtë.

“Unë nuk premtoj mrekulli, por premtoj që çdo kontratë e dyshimtë do të rishikohet dhe çdo njeri që ka vënë firmën mbi shitje të padrejta do të japë llogari”, tha ai.
Sulejmani e mbylli mesazhin e tij me angazhimin për të mbrojtur tokën e Komunës së Zhelinës dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët, duke nënvizuar se kjo tokë është një amanet i brezave që kanë kaluar dhe duhet të mbrohet për ata që do të vijnë.
“Ne nuk mund ta lejojmë që toka e Zhelinës të shitet për interesa personale. Ajo është për t’u ndërtuar dhe zhvilluar, për brezat që do të vijnë”, përfundoi Sulejmani.
Për një të ardhme më të drejtë dhe të zhvilluar për Komunën e Zhelinës!
https://www.facebook.com/share/p/19N2EgzyLt/?mibextid=wwXIfr
Lajme
Drejtori i NPK “Tetova” i përgjigjet Bajram Rexhepit: “Faktet flasin më fort se deklaratat politike”
Drejtori i NPK “Tetova” i përgjigjet Bajram Rexhepit: “Faktet flasin më fort se deklaratat politike”
“A je në rregull, o Bajram? Apo po zgjedh me vetëdije ta mashtrosh opinionin publik?”
Kështu i është përgjigjur drejtori i NPK “Tetova”, Samet Bislimi, deklaratave të fundit të Bajram Rexhepit, duke e akuzuar atë për publikimin e informacioneve të pasakta dhe për përpjekje për të krijuar mjegull rreth punës së ndërmarrjes.
“Nëse nuk i ke informacionet e sakta, atëherë informohu më mirë. Nëse i ke dhe megjithatë i shtrembëron, atëherë qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën. Koha e propagandës dhe akuzave pa fakte ka kaluar. Faktet flasin më fort se deklaratat politike”, thuhet në reagimin e Bislimit.
Ai thekson se më poshtë do të paraqiten, sipas tij, faktet dhe dëshmitë që kundërshtojnë deklaratat e Rexhepit.
Në fund, Bislimi i është drejtuar Rexhepit me një tjetër kritikë, duke e lidhur atë me periudhën kur ka qenë këshilltar i ish-kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi:
“Bajram, Tetova ju njeh mirë. Ke qenë këshilltar i Teuta Arifit, në kohën kur, sipas nesh, Komuna dhe NPK-ja u zhytën në borxhe. Prandaj, para se të flasësh për gjendjen e sotme, shiko edhe të kaluarën dhe përgjegjësitë e asaj periudhe.”
https://www.facebook.com/share/p/1GwyEA5uVR/
Lajme
Kamioni nga Serbia kapet me 5.000 bokse cigare në kufi me Greqinë, Mustafa: po godasim fuqishëm krimin ndërkufitar
Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka njoftuar për një aksion të suksesshëm kundër kontrabandës në pikën kufitare Bogorodicë, ku doganierët kanë zbuluar një sasi të madhe cigaresh pa akcizë.
Sipas tij, gjatë kontrollit të një kamioni që po kalonte transit nga Greqia drejt Serbisë, janë gjetur rreth 5.000 boksa cigare të fshehura, me një vlerë të përafërt prej 9 milionë denarësh.
Cigaret ishin kamufluar mbi paleta me lesh guri të deklaruara si material ndërtimor, ndërsa shoferi i kamionit, shtetas i Serbisë, është ndaluar nga autoritetet.
Rasti është proceduar si vepër e kontrabandës, ndërsa Dauti theksoi se ky aksion dëshmon përkushtimin e Doganave në luftën kundër tregtisë së paligjshme dhe krimit ndërkufitar, duke garantuar mbrojtjen e interesit publik dhe zbatimin e ligjit.
https://www.facebook.com/share/r/183rrUCzsD/
Lajme
Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja
Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e ditur nga Komiteti Drejtues për menaxhim me kriza. Emilija Anevska nga “Ujësjellësi i Shkupit” tha se janë marrë gjashtë mostra nga konsumatorët në Gostivar dhe për tri ditë radhazi nuk janë evidentuar baktere koliforme. Megjithatë, monitorimi do të vazhdojë deri në konfirmimin se uji është i sigurt edhe për pije.
“Dua të them se uji mund të përdoret teknikisht, por gjithsesi qytetarët të mos e përdorin për pije dhe gatim. Në ditët në vazhdim do ta rrisim numrin e vendeve matëse në komunën e Gostivarit dhe do ta bëjmë kontrollin themelor në përputhje me rregulloren për ujë të pijshëm. Me monitorim të vazhdueshëm do të mund të vërtetojmë se uji në ditët në vazhdim do të mund të përdoret edhe për pije”, tha Emilija Anevska nga “Ujësjellësi i Shkupit”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, u bëri apel drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe të gjithë personave që kanë lidhje direkte ose indirekte me cilësinë e ujit, që të veprojnë me përgjegjësi maksimale. Ai tha se shëndeti dhe siguria e qytetarëve duhet të jenë prioritet dhe se çdo përgjegjës duhet t’i zbatojë obligimet ligjore, veçanërisht në sigurimin e ujit të sigurt për pije.
“Dua t’u dërgoj një mesazh për të ardhmen të gjithë përgjegjësve në kuadër të komunave në territorin e Maqedonisë. Shpresoj që kjo të shërbejë si mësim dhe që, njëherë e përgjithmonë, në të ardhmen të veprojnë me profesionalizëm maksimal dhe në përputhje me kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj sa i përket kontrollit të cilësisë së ujit. Sepse me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve nuk bëhet lojë. Çdo përgjegjësi duhet të merret me seriozitetin dhe profesionalizmin më të madh, veçanërisht përgjegjësia që lidhet me ujin, qoftë ujë teknik për përdorim apo ujë për pije”, tha , Pançe Toshkovski.
Edhe nga Komuna e Gostivarit njoftuan se uji nga rrjeti i ujësjellësit tashmë mund të përdoret për qëllime teknike.
Nga Komuna thanë se falë angazhimit të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe të gjitha palëve të përfshira në proces, po ndërmerren masat e nevojshme për sanimin e gjendjes.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
