Connect with us

Lajme

VLEN: Përfaqësimi i drejtë bëhet ligj, jo fasadë për nepotizmin e BDI-së!

Për 20 vite me radhë, BDI sot e ribrenduar si Aleanca e Koalicionit të Interesave (AKI) i mbajti peng shqiptarët, duke e përdorur parimin e përfaqësimit të drejtë si maskë për korrupsionin, pazaret dhe mbajtjen me çdo kusht të pushtetit të saj. Ky ligj, që duhej të miratohej që në vitin 2003, u zhduk nga agjenda përmes marrëveshjeve të pista, interesave klanore dhe lojërave politike. Për ta, përfaqësimi i drejtë nuk ishte barazi, por mënyrë për të punësuar nipat, mbesat dhe militantët partiakë.

 

Sot, falë qeverisjes sonë, padrejtësia po merr fund. Me këtë ligj, çdo institucion do të jetë detyruar të respektojë dhe avancojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Themelimi i një Trupi Koordinues Qeveritar, i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri, do të monitorojë dhe garantojë zbatimin e tij. Brenda gjashtë muajve, të gjithë ligjet sektoriale do të harmonizohen me obligimet që burojnë nga ky ligj, duke e bërë barazinë dhe drejtësinë standard funksional për të gjithë qytetarët.

 

Ky është dallimi mes BDI-së dhe VLEN-it. Ata i përdorën institucionet për të pasuruar veten dhe rrethin e tyre, ne po i përdorim për të sjellë barazi dhe drejtësi. Ata ndryshuan Kodin Penal për të shpëtuar të korruptuarit e vet, ne po ndryshojmë ligjet për të garantuar përfaqësimin e drejtë të të gjithëve. Ata sollën projekte të dëmshme si Ballkani i Hapur, ne po sjellim standarde evropiane dhe barazi ligjore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ndërkohë, ndaj Kushtrim Kokalla është lënë në fuqi dënimi me 30 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë.

Sipas njoftimit të 23 nëntorit, Apeli ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë, palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të akuzuarve.

Gjykata ka vlerësuar se shkalla e parë kishte konstatuar drejt faktet dhe kishte shqiptuar dënimet në përputhje me ligjin.

Në arsyetim theksohet se vrasja ishte planifikuar në detaje dhe ishte kryer në praninë e dy fëmijëve të viktimës.

Continue Reading

Lajme

30 stacione, asnjë komandant shqiptar – shifrat ekspozojnë diskriminimin në përfaqësim

Në asnjë nga rreth 30 stacionet e Policisë Pyjore nuk kemi komandant apo zëvendëskomandant shqiptar. Vallë, shqiptarët nuk janë të aftë për pozita drejtuese, apo institucionet nuk janë të gatshme t’u japin mundësi të barabarta, eshte shprehur deputeti i ASH-së Halil Snopçe.

Sipas tij, kjo nuk është e vetmja dëshmi e disproporcioneve në përfaqësim:

97.53% maqedonas dhe vetëm 2.47% shqiptarë në konkursin e fundit në Policinë Pyjore!

146 maqedonas dhe vetëm 12 shqiptarë të punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Në avancime, 16 maqedonas përballë vetëm 1 shqiptari.

Këto shifra flasin më shumë se çdo deklaratë politike për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Për këto disproporcione dhe për mungesën e shqiptarëve në pozitat drejtuese të Policisë Pyjore kërkova përgjegjësi dhe sqarime nga ministri përkatës.

Continue Reading

Lajme

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

Hakeri shqiptar i cili kishte vjedhur 90 video nga loja Grand Theft Auto VI (GTA 6) është dënuar me shtatë vjet burg.

Arion Kurtaj, 21-vjeçar nga Oxfordshire, u dënua nga Gjykata e Woolwich në Londër, por u lirua menjëherë, pasi koha që kishte kaluar në paraburgim iu llogarit në dënim.

Kurtaj, pjesëtar i grupit të njohur të krimit kibernetik Lapsus$, kishte pranuar fajësinë për një seri sulmesh kibernetike ndaj kompanive Rockstar Games, Uber, BT/EE dhe Revolut.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Turner iu drejtua të riut me një mesazh.

“Ti je padyshim një i ri shumë i talentuar. Mos i shpërdoro këto talente duke kaluar pjesën tjetër të jetës duke hyrë e dalë nga burgu”, deklaroi ai.

Sipas hetimeve, Kurtaj kishte kryer sulmet edhe gjatë kohës kur ndodhej në një hotel nën mbikëqyrje, duke përdorur një telefon, rrjetin Wi-Fi të televizorit dhe një pajisje Fire Stick.

Ai arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games, ku vodhi kodin burimor dhe pamje nga GTA 6, lojë që në atë kohë ende nuk ishte publikuar.

Hakeri publikoi një pjesë të videove në internet dhe kërcënoi kompaninë se do të publikonte edhe kodin burimor të lojës nëse përfaqësuesit e saj nuk e kontaktonin.

Në dhjetor 2023, Kurtaj ishte urdhëruar të mbahej për një periudhë të pacaktuar në një institucion spitalor, pasi ekspertët kishin vlerësuar se nuk ishte në gjendje të përballej me procesin gjyqësor. Megjithatë, një vlerësim i ri në vitin 2025 konstatoi se ai ishte i aftë të merrte pjesë në gjykim.

Ndërkohë, GTA 6 u lansua javën e kaluar, 13 vjet pas lojës së mëparshme të serisë, duke shënuar shitje rekord prej rreth 3.8 miliardë dollarësh në ditën e parë.

Hetimet ndaj Kurtajt u zhvilluan nga Policia e Londrës, me mbështetjen e autoriteteve amerikane.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme42 minutes ago

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona...

Lajme47 minutes ago

30 stacione, asnjë komandant shqiptar – shifrat ekspozojnë diskriminimin në përfaqësim

Në asnjë nga rreth 30 stacionet e Policisë Pyjore nuk kemi komandant apo zëvendëskomandant shqiptar. Vallë, shqiptarët nuk janë të...

Lajme49 minutes ago

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

Hakeri shqiptar i cili kishte vjedhur 90 video nga loja Grand Theft Auto VI (GTA 6) është dënuar me shtatë...

Lajme52 minutes ago

Sulm në Shkup: Baba dhe djali sulmojnë mjek dhe infermierë për transport pacienti me kancer

Një sulm i ashpër ndodhi në Shkup, kur një baba dhe djali i tij sulmuan fizikisht një mjek dhe një...

Lajme55 minutes ago

Sela: Nuk mund të mendojmë për Bashkimin Europian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit e varrin e Rexhail Qerimit

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, sot ka folur për rastin Allfa në Kuvend para përfaqësuesve të Bashkimit Europian dhe...

Lajme9 hours ago

Horror në Shkup: Një grua me skallper në mes të rrugës tentoi të grabiste një djalë

Një 24-vjeçare nga Shkupi është thirrur në stacionin e policisë për bisedë, pas denoncimit se para më shumë se një...

Lajme9 hours ago

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut sot pritet të sjellë vendim të ri për çmimet më të...

Lajme9 hours ago

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së për ndarjen e bursave për...

Lajme9 hours ago

BDI: Vetëm 80 nga 817 bursat për nxënës u ndanë për shqiptarët

BDI ka reaguar lidhur me rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor 2026/2027, duke ngritur...

Lajme9 hours ago

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Më 23 nëntor...

Trending