Lajme
Mickoski: Puna e Qeverisë po jep rezultate, kemi 10 mijë vende të reja pune
Kryeministri Hrisrijan Mickoski ka deklaruar se Ekonomia në tremujorin e dytë ka shënuar rritje reale prej 3,4 për qind dhe është ndër pesë vendet në Evropë sa i përket rritjes së Bruto Prodhimit Vendor. Masat dhe puna e Qeverisë sipas Mickoskit, po japin rezultate.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR
“E para është fakti se në tremujorin e dytë ekonomia jonë shënoi rritje reale prej 3,4 për qind dhe për tremujorin e dytë jemi ndër pesë vendet në Evropë sa i përket shkallës më të madhe të rritjes së Bruto prodhimit vendor. Nëse në tremujorin e parë ishim në vendin e katërt, tani e ndajmë vendin e tretë me Kroacinë. Para nesh janë Irlanda dhe Qipro me 3,6 për qind”.
I pari i qeverisë theksoi gjithashtu se në periudhën e kaluar kanë gjeneruar 10 mijë vende të reja pune dhe numri i të papunsuarve, ai tha se është ulur më shumë se 7 mijë.
HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR
“Masat e Qeverisë dhe puna aktive që bëjmë periudhën e kaluar kanë gjeneruar 10 mijë vende të reja pune, domethënë, nëse krahasojmë numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2024 prej pak më shumë se 691 mijë me numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2025, diçka më shumë se 701 mijë, kjo do të thotë se për një vit kemi krijuar 10 mijë vende të reja pune. E kemi ulur diçka më shumë se 7 mijë numrin e të papunëve, kur të krahasohen këto dy tremujorë”.
Parametri i tretë, siç thekson Mickoski, është fakti se në shtatë muajt e kaluar të këtij viti, nga janari deri në korrik, eksporti është rritur më shpejt se sa importi, duke shtuar se deficiti tregtar është duke u zvogëluar.
Ndryshe, këto deklarata Mickoski i bëri sot gjatë vendososjes në funksion të segmentit të ri prej rreth 17 kilometrash të autostradës Kërçovë – Ohër. Në ngjarjen e lëshimit u njoftua se janë përfunduar punimet në dy segmente: pjesë nga nënsegmenti 4 (Klimeshtan – Trebenishtë) dhe i gjithë nënsegmenti 5 (Trebenishtë – Ohër), me një gjatësi totale prej rreth 17 kilometrash.
Lajme
Nga Maqedonia drejt fqinjëve: Toshkovski zbulon destinacionin e barnave ilegale
Një pjesë e barnave të sekuestruara në aksionin kundër kontrabandës ishte destinuar për tregun e Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesa tjetër për tregjet e vendeve fqinje, deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
Sipas tij, hetimi është zhvilluar mbi bazën e veprimeve të mëparshme operative dhe provave të siguruara nga telefonat celularë të sekuestruar, të cilat kanë çuar në zbulimin e grupit të dyshuar kriminal.
Procedurë është ngritur ndaj tetë personave, ndërsa hetimi përfshin dyshime për kontrabandë, mashtrim doganor, ryshfet dhe pastrim parash.
Toshkovski tha se aksioni është realizuar në koordinim me Prokurorinë Publike dhe se hetimet për rastin vazhdojnë.
Lajme
ASH: VLEN premtoi se ish-ushtarët e UÇK-së nuk do të ndaloheshin më, çfarë ndodhi me atë marrëveshje
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas ndalimit të mbrëmshëm të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Pushkolli, nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.
Nga ASH thonë se rasti kërkon një përgjigje të menjëhershme nga koalicioni VLEN, duke rikujtuar premtimet e bëra më herët lidhur me ndalimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në kufijtë e Maqedonisë së Veriut.
“Më 15 mars 2025, Izet Mexhiti deklaronte publikisht se ishte arritur marrëveshje që ish-ushtarët e UÇK-së të mos ndaloheshin më në kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe premtonte një zgjidhje sistemore, ligjore dhe të përhershme. Një çerek shekulli në pushtet dhe në funksione publike, ndërsa Izet Mexhiti ende u flet shqiptarëve me premtime për ‘zgjidhje të përhershme’. Sot, realiteti po dëshmon diçka tjetër”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Partia rikujton edhe rastet e mëparshme të ndalimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke përmendur Blerim Ramadanin, i cili u arrestua në korrik të vitit 2024, si dhe Emin Bajramin, i ndaluar në shkurt të vitit 2025.
“Çfarë ndodhi me atë marrëveshje? Sepse ky nuk është rasti i parë. Blerim Ramadani u arrestua në korrik të vitit 2024. Emin Bajrami u ndalua në shkurt të vitit 2025. Sot kemi rastin e Fadil Pushkollit. VLEN duhet t’i tregojë opinionit publik se çfarë vlere kanë premtimet e tyre kur ish-pjesëtarë të UÇK-së vazhdojnë të përballen me fletëarreste të lëshuara nga Serbia në territorin e Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga ASH.
Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë nga institucionet kompetente transparencë të plotë për rastin e Pushkollit, respektimin e të drejtave të tij dhe sqarimin e bazës juridike mbi të cilën është bërë ndalimi.
Lajme
Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!
Një rast ndershmërie ka marrë vëmendje në rajonin e Strugës, pasi Niku nga Veleshta ka gjetur dhe ia ka kthyer pronarit një shumë prej 11 mijë eurosh, shkruan Strugalajm.
Paratë i kishte humbur Denisi nga Labunista, i cili pas rikthimit të shumës ka shprehur publikisht mirënjohjen e tij ndaj Nikut për gjestin e treguar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Denisi e ka falënderuar publikisht Nikun nga Veleshta, duke e cilësuar si një njeri me shpirt të pastër dhe ndërgjegje.
“Faleminderit BOSSI NIKU, ZOTI SHËNDET”, shkruan Denisi në mesazhin e tij të falënderimit.
Rasti është pritur pozitivisht, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme prej 11 mijë eurosh, e cila u rikthye te pronari i saj.((StrugaLajm.com)
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
