Lajme
Bajram Rexhepi nga AKI prezanton platformën online: Bashkë për Tetovën
Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot ka prezantuar platformën e tij digjitale, ku qytetarët mund të informohen për së afërmi, me ide dhe vizion për Tetovës e së ardhmes.
Nën moton “Bashkë për Tetovën”, kjo platformë online jep hapësirë në informacione të qasshme në katër gjuhë, gjë që dëshmon vizionin gjithëpërfshirës për Tetovën.
Postimi i plotë i Bajram Rexhepit:
Të dashur bashkëqytetarë,
🌐 Mirë se vini në www.bajramrexhepi.com. Platforma zyrtare ku informoheni, bashkoheni dhe kontribuoni për Tetovën e së ardhmes. Këtu gjeni gjithçka rreth kandidatit, platformës dhe angazhimit qytetar.
1️⃣ Biografia
Njihuni me rrugëtimin profesional dhe jetësor të Bajram Rexhepit, një profesionist me përvojë në administratë, sektorin privat, energjetikë dhe teknologji.
2️⃣ Bashkohu me ne
Bëhu pjesë e ekipit që punon për zhvillim, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për Tetovën.
3️⃣ Programi zgjedhor
Bashkë me qytetarët po përpilojmë programin tonë zhvillimor për Tetovën e së ardhmes. Një plan që reflekton nevojat, idetë dhe vizionin e komunitetit për një qytet modern, funksional dhe më të denjë për të gjithë.
4️⃣ Komunikim pa barriera
Platforma është e qasshme në 4 gjuhë. Një Tetovë, një platformë, një e ardhme e përbashkët për të gjithë.
5️⃣ Lajme & Aktivitete
Informohu për aktivitetet ditore të kandidatit dhe qëndro gjithmonë në hap me fushatën.
6️⃣ Na kontakto
Ekipi ynë është gjithmonë këtu për ty – me përgjigje të shpejta për çdo pyetje, kërkesë apo sugjerim.
Lajme
Ferati: Sfida e 25 viteve të ardhshme është t’u japim të rinjve arsye ta ndërtojnë të ardhmen këtu
Ministri Agon Ferati, i ftuar në emisionin “Rishtazi”, ka folur për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në shoqëri.
Ai tha se ministria duhet të jetë më pranë rinisë dhe t’u krijojë mundësi konkrete për t’u përfshirë në projekte, iniciativa dhe aktivitete ku mund të shfaqin talentin dhe idetë e tyre.
Sipas Feratit, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e gjejnë hapësirën që meritojnë.
“Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi ai, duke vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së tyre edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse. Për ministrin, krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal është një hap i rëndësishëm që të rinjtë të shohin të ardhmen e tyre në vend, në vend që të kërkojnë perspektivë jashtë tij.
Lajme
Aksion i madh policor në disa qytete! Gjashtë të arrestuar për kontrabandë me ilaçe
Një aksion i madh policor po zhvillohet në disa lokacione në Shkup, Çair, Tetovë dhe Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente, si dhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.
Sipas informacioneve fillestare dhe jozyrtare, deri më tani janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa policia është në kërkim të disa të tjerëve. Në mesin e të dyshuarve, sipas këtyre informacioneve, ka edhe persona të punësuar në Administratën Doganore.
Ekipet policore po kryejnë kontrolle në më shumë se dhjetë lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli.
Gjatë kontrolleve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, janë zbuluar magazina me lloje të ndryshme të barnave mjekësore. Në njërin prej objekteve është gjetur edhe një makinë për ekstraktimin e vajit.
Aksioni po zhvillohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajme
Në Universitetin e Tetovës, fillon afati i tretë për regjistrimin e studentëve të rinj
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Tetovës, regjistrimet në këtë afat do të realizohen më 21 dhe 22 shtator, në programet studimore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të dy afateve të mëparshme.
Nga UT bëjnë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për programet studimore në të cilat ende ka vende të lira, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkursin për regjistrim.
Afati i tretë u mundëson maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që plotësojnë kriteret të bëhen pjesë e Universitetit të Tetovës në vitin e ri akademik.
Universiteti i Tetovës pritet që pas përfundimit të afatit të tretë të publikojë të dhënat për numrin e studentëve të regjistruar dhe programet studimore në të cilat janë plotësuar vendet e parapara.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
