Connect with us

Lajme

Për tetë muaj në aksidente trafiku në RMV jetën e kanë humbur 90 persona

Gjithsej 91 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente trafiku për tetë muaj, tregojnë kështu statistikat që Radio Evropa e Lirë (REL) i siguroi  nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Këto shifra i referohen periudhës nga 1 janari deri më 31 gusht të vitit 2025.

Ose, në të njëjtën periudhë në aksidente trafiku jetën e kanë humbur mesatarisht 11,3 persona në muaj.

Aksidenti i fundit ndodhi tre ditë më parë (12 tetor) ku u përplasën dy automjete në rrugën Shtip – Veles, e në të cilin jetën e humbi një banor 72-vjeçar i Shtipit dhe u lëndua një shofer 18-vjeçar nga Strumica.

Infografiku më poshtë jep të dhëna mbi vdekshmërinë në rrugët në Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë dhe numrin mesatar të viktimave në 1 vit në 1 milion banorë:

Ballkani Perëndimor70 Shteti më i sigurtKOSOVA – 55 viktimaMAQEDONIA E VERIUT – 65 viktimaSERBIA – 502 viktima
Evropa40 Shteti më i sigurtSUEDIA – 22 viktimaBULLGARIA – 78 viktimaRUMANIA – 86 viktima
FAKTORËTFaktori njeri – 95%Gjendja e automjetit – 4%Kushtet në rrugë – 1% MPB: 250.000 dënime në vit për shkelje më trafikVlerësimi për rrugët në MAQEDONINË E VERIUT
Radio Evropa e Lirë Burimi: Konferenca e Tretë për Promovimin e Sigurisë në Trafikun Rrugor 2024

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga 78 aksidente në trafik me pasoja fatale në tetë muajt e parë të këtij viti, 72 janë shkaktuan nga shoferët, katër nga këmbësorët dhe dy janë shkaktuar nga “faktorë të tjerë”.

Në Maqedoninë e Veriut numri i vdekjeve në aksidente trafiku brenda një viti është mbi mesataren evropiane. Bilanci i zi në rrugët tona është 65 viktima për 1 milion banorë në vit, që është një për një të katërtën më shumë se në vendet evropiane.

Në vitin e kaluar, 2024, në Maqedoninë e Veriut në aksidente trafiku jetën e kanë humbur 142 persona.

Pse vdesin kaq shumë njerëz?

Shoferët sillen në mënyrë të papërgjegjshme, por edhe këmbësorët kur nuk shikojnë majtas dhe djathtas për t’u siguruar që mund ta kalojnë në mënyrë të sigurt kalimin për këmbësorë, thotë Zllatko Sovreski, doktor i shkencave të trafikut dhe teknike në Fakultetin e Teknik në Manastir.

Mentaliteti vështirë ndryshohet, kultura e trafikut është në një nivel të ulët, ligji për siguri në trafik nuk respektohet, rendit kështu disa nga arsyet profesori.

Por vërejtjen më të madhe e ka për sinjalizimin rrugor.

“Kemi shënim të bërë në mënyrë të pasigurt, sinjalistikë horizontale dhe vertikale jofunksionale, shenja absurde në vendkalimet për këmbësorë… Duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje shenjave në rrugët si të qytetit ashtu edhe ato rajonale, si dhe të ketë një revizion dhe mbikëqyrje nga një institucion shumë profesional”, thotë Sovreski për Radion Evropa e Lirë.

Enti Shtetëror i Revizionit (EShR) në muajin maj të këtij viti publikoi një raport për sigurinë në trafikun rrugor në Maqedoninë e Veriut në të cilin revizorët thonë se masat dhe aktivitetet që ndërmerren nga ana e institucioneve kompetente nuk janë efikase për zvogëlimin e numrit të viktimave në aksidentet në trafik deri në gjendjen e dëshiruar në nivel kombëtar dhe evropian.

“Analizat dhe inspektimet e sigurisë në trafik të kryera nga ekspertët e angazhuar për nevojat e revizionit flasin për një nivel të lartë rreziku në seksionet që i nënshtrohen analizës, sinjalistikë horizontale dhe vertikale të pakënaqshme, mirëmbajtje të dobët të rrugëve të cilat mund të shkaktojnë aksidente trafiku me pasojat nga të njëjtat”, thuhet në raport.

Sipas EShR-së nga viti 2020 deri në vitin 2023 kanë ndodhur gjithsej 31.176 aksidente në trafik, nga të cilat 15.724 me pasoja më të rënda.

Në këto aksidente jetën e kanë humbur 457 persona.

Për vetëm tre ditë 82 paralajmërime, dënime ende nuk ka

Nga data 26 shtator filloi zbatimi i ndryshimeve dhe i plotësimeve të Ligjit për Siguri në Trafikun Rrugor (LSTRr), sipas të cilit këmbësorët që kalojnë një vendkalim për këmbësorë dhe flasin në celular, përdorin kufje në të dy veshët, një orë smart ose një tablet – do të gjobiten.

Të njëjtat masa ligjore vlejnë për drejtuesit e biçikletave, trotinetëve, motoçikletave, motoçikletave me tre dhe katër rrota të cilëve nuk u lejohet të përdorin pajisje elektronike gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

Në tre ditë, nga 26 deri më 29 shtator, policia në Shkup dha 82 paralajmërime për qytetarët mbi këtë bazë.

Mbetet të shihet se si paralajmërimet kanë ndikuar tek ata, thonë nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor (KRSTRr).

“Është shumë herët për të parë efekt. Përshtypja nga terreni është se të ndërgjegjshmit mbeten të ndërgjegjshëm, të pandërgjegjshmit – të pandërgjegjshëm”, thotë Dejan Andonoviq, zëdhënës i KRSTRr.

Edhe pse me Ligj parashihen edhe gjoba – 40 euro për kalimin në një vendkalim për këmbësorë me telefon në dorë dhe 50 euro për drejtimin e një trotineti, motoçiklete ose traktori gjatë përdorimit të një pajisjeje elektronike – deri më tani askush nuk është gjobitur.

“Sanksionet kundër qytetarëve do të fillojnë kur ata të jenë tashmë të njohur me ndryshimet e reja në ligj”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga 1 janari deri më 31 gusht policia ka evidentuar 3.086 shkelje të kryera nga këmbësorët.

Komuniteti “Në biçikletë” reagoi kundër “standardeve të dyfishta”.

Pas ndalimit të pajisjeve elektronike për këmbësorët dhe çiklistët gjatë kalimit të një vendkalimi për këmbësorë komuniteti “Në biçikletë” akuzoi për stadarde të dyfishta sepse një ndalesë të tillë nuk ka edhe për shoferët e automjeteve.

“Për ato është i ndaluar vetëm përdorimi i duarve kur përdorin pajisje elektronike , ndërsa mund të mbajnë rehat kufje në të dy veshët. Ka disa formulime të buta në ligjin në fuqi (i cili nuk ndryshon në pjesën për drejtuesit e makinave) se nuk u lejohet të përdorin pajisje elektronike “në një mënyrë që rrezikon funksionimin e automjetit”, në të gjitha rastet e tjera u lejohet. Pra, ato ndoshta e rrezikojnë sigurinë, e ndoshta jo. Këto nene të Ligjit do të shërbejnë vetëm si mënyrë e lehtë për gjoba me shkrim për policinë dhe nuk do të kenë ndonjë efekt real në siguri”, reaguan nga “Në biçikletë”.

Sipas tyre, këmbësorët janë pjesëmarrësit më të cenueshëm në trafik dhe statistikisht – më pak fajtorët për aksidentet rrugore “dhe përgjegjësia e tyre nuk mund të trajtohet në të njëjtin nivel me përgjegjësinë e atyre që drejtojnë një automjet. Sipas të gjitha statistikave ri vërtetë janë makinat që lëvizin me shpejtësi të lartë. Kjo vret”.

Në vitin 2024 në vendin tonë jetën e kanë humbur 24 këmbësorë. Megjithatë, sipas të dhënave të ndara në një debat publik në Fakultetin e Sigurisë në Shkup me rastin e Javës së Këmbësorëve, e cila shënohet nga 1 deri në 7 prill, në tre muajt e parë të vitit 2025 jetën e kanë humbur pesë këmbësorë.

Reagime më të mëdha dhe protesta të qytetarëve shkaktoi vrasja e Frosina Kullakovës, e cila u godit për vdekje në 29 janar përderisa po kalonte në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup. Për këtë fajtor ishte Vasill Jovanov, i cili pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit e ka ngarë automjetin me një shpejtësi prej 91 kilometër në orë dhe në semafor të kuq e ka goditur Frosinën e cila ka qenë duke kaluar në dritë jeshile në vendkalimin për këmbësorë. Frosina ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Jovanov u dënua me 12 vjet burg.

Sipas statistikave nga vitet e kaluara, 15 deri në 25 përqind e numrit të përgjithshëm të personave të vrarë në aksidente trafiku janë këmbësorë.

“Safe City” nga Viti i Ri

Me projektin “Safe City“ të MPB-së shkeljet në trafik do të regjistrohen me ndihmën e kamerave rrugore. Kjo duhet të fillojë të funksionojë nga 1 janari i vitit 2026.

Sistemi fillimisht do të zbatohet në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa është planifikuar të mbulojë edhe pjesë të Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Deri në mesin e vitit 2026 i gjithë vendi do të mbulohet me kamera, njoftoi ministri i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski.

Ai njoftoi edhe për masa më të rrepta ligjore, përfshirë këtu edhe ndryshime në Kodin Penal, dënime me burg dhe sekuestrim të përhershëm të automjetit për personat që do i japin makinës pa patentë shoferi, nën efektin e alkoolit apo drogës, ose që do e ngasin makinën 90 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar.

Maqedonia e Veriut ka qëllime si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare që duhet t’i përmbushë që ta ulë numrin e vdekjeve në aksidentet rrugore. Strategjia Kombëtare e Transportit synon që deri në vitin 2030 ta ulë numrin e vdekjeve në aksidente rrugore për 50 përqind dhe të sigurojë që asnjë fëmijë të mos vdesë në një aksident rrugor.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotë

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet ka qenë vazhdimisht në pushim mjekësor, ndërsa ka vazhduar të marrë pagën e plotë, raporton gazeta “Welt”.

Prokuroria ka nisur procedurë ndaj saj pasi u zbulua se, ndonëse ishte nëpunëse shtetërore, gjatë kësaj periudhe nuk kishte mbajtur asnjë orë mësimi, por kishte vazhduar të përfitonte pagën e plotë.

Për këtë arsye, administrata rajonale ka urdhëruar pensionimin e saj të detyruar. Megjithatë, mësuesja e kundërshton vendimin dhe ka ngritur padi në Gjykatën Administrative në Dyseldorf, duke kërkuar që të vazhdojë të marrë pagën e plotë që përfitonte si nëpunëse aktive, në vend të pensionit të rregullt, i cili në rastin e saj do të ishte rreth 4 mijë euro në muaj.

Prokuroria kërkon dënim me burg dhe kthimin e 248 mijë eurove, për të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është aktiviteti i saj privat. Edhe pse zyrtarisht ishte shpallur plotësisht e paaftë për punë, ajo zhvillonte një biznes privat me produkte kozmetike, për të cilin madje kishte marrë edhe një çmim për sipërmarrësi.

Rasti ka shkaktuar reagime edhe për shkak të mungesës së mësuesve në Duisburg. Qyteti përballet prej vitesh me mungesë serioze të kuadrit arsimor në 128 shkollat e tij, ku mësojnë rreth 70 mijë nxënës.

Për të tërhequr mësues të rinj, autoritetet lokale organizojnë fushata të posaçme, të cilat përfshijnë ture njohëse në qytet dhe përfitime si akomodim falas për një periudhë të përkohshme.

Continue Reading

Lajme

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin.
Albert Sylaj u kap në Deçan nga Policia e Kosovës.

“Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, njoftoi mbrëmë Policia e Kosovës.

Gjithashtu, ky institucion ka falënderuar qytetarët që kanë ndihmuar në lokalizimin e Sylajt.

Continue Reading

Lajme

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe te familja Sinani, ku siç bënë të ditur, ka qenë refugjate gjatë luftës së Kosovës, përcjell TV21.

Haxhiu, këtë veprim, siç njofton ajo, e ka bërë për “t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre”.

“Pas 27 vitesh, u ktheva aty ku kisha ardhur si fëmijë refugjat lufte.
U ktheva për t’u çmallur, për të kujtuar dhe për të falënderuar familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët, në ditët më të vështira të luftës, na i hapën dyert e shtëpive dhe zemrat e tyre.
Mirënjohje e përjetshme për solidaritetin, bujarinë dhe humanizmin e tyre”, shkruan Haxhiu.

Gjatë ditës, Haxhiu ka realizuar takime bilaterale dhe është takuar edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut./TV21

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 hour ago

Mësuesja në Gjermani ishte në pushim mjekësor për gati 17 vjet, por merrte pagë të plotë

Një mësuese nga qyteti gjerman Duisburg është nën hetim nga prokuroria nën dyshimin për mashtrim, pasi për gati 17 vjet...

Lajme1 hour ago

Është arrestuar në Deçan, Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares, Arlinda Zekajt, është arrestuar dy ditë pasi kreu krimin. Albert Sylaj u kap në...

Lajme15 hours ago

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, ka qëndruar edhe...

Lajme15 hours ago

Bora e parë e këtij viti në Maqedoni, ja ku po bie

Reshjet e borës kanë nisur sonte në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa sipas informacioneve nga terreni, reshjet...

Lajme15 hours ago

Adnan Azizi: Dhjetëra ministra të BDI-së nuk e hapën kurrë çështjen e jurisprudencës, ne sjellim zgjidhje

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, në një intervistë për Pollogu.news, ka folur për zgjidhjen ligjore që mundëson dhënien e provimit...

Lajme22 hours ago

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë duke deklaruar se...

Lajme22 hours ago

Mexhiti: Bashkëpunimi VLEN-VMRO është i mirë, synojmë ta bëjmë edhe më të mirë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka vlerësuar si të mirë bashkëpunimin mes VLEN-it dhe...

Lajme22 hours ago

Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkup, në kryqëzimin e...

Lajme22 hours ago

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Kardiokirurgu shqiptar nga Tetova, Prof. Dr. Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zurich, Zvicër. I...

Lajme22 hours ago

Ndërpritet transmetimi live në Top Channel: Grida Duma bie pa ndjenja në hyrje të “Top Story”

Ditën e djeshme në mbrëmje në Top Chanel, në hyrje të emisionit Top Story ka rënë pa ndjenja Grida Duma...

Trending