Lajme
Derisa opozitarët kërkojnë oksigjen politik, VLEN po ndërton shtet
Humbësit po manovrojnë ende për të hyrë në qeveri, duke shpërndarë përgjegjësinë te të tjerët dhe duke përdorur narrativën e “shqiptarit të viktimizuar” për të fshehur dështimet e tyre. Fuqia e dridhjes së humbjeve drastike në zgjedhjet e fundit i ka bërë që të flasin me veten. Shqiptarët përfaqësohen nga ata që vetë shqiptarët kanë zgjedhur. VLEN ka dëshmuar dhe po dëshmon profesionalizëm në udhëheqësinë e institucioneve shtetërore. Qeveria VLEN ka ndërtuar status për çdo qytetar të vendit, me vendime konkrete, jo premtime të kota. K
Kundërshtarëve, humbjet drastike në zgjedhje u kanë filluar të mjegullojnë orientimin politik. Janë “goditjet” e fundit që një parti në zhdukje mund t’i paraqesë vetëm para mediave. Dëshmia më e madhe e dështimit të tyre është ndarja e koalicionit pas humbjeve të zgjedhjeve, që tregon se bashkimi i tyre ishte për interesa personale, ndërsa VLEN u bashkua për të qenë në shërbim të popullit. Dhe populli foli në zgjedhjet e fundit.
Epoka e partisë opozitare në zhdukje, e cila bën përpjekje të dëshpëruara për të mbijetuar ka marrë fund, dhe ata janë të fundosur në panik. Sot kjo strukturë nuk është parti politike. Është një strukturë e rrënuar, që pas humbjeve të njëpasnjëshme endet si një trup pa shpirt, duke përsëritur të njëjtat fraza boshe. Të gjithë i shohin: janë të hutuar, të frikësuar dhe pa asnjë drejtim. Ajo që nuk mund ta pranojnë është e thjeshtë, shqiptarët nuk i besojnë më. Kjo është goditja më e rëndë që mund t’i ndodhë një partie që për vite ka ushqyer arrogancë.

Fuqia e humbjes i ka dridhur aq shumë sa sot flasin me veten, kundërshtojnë veten dhe shpikin narrativa që askush nuk i blen më. Kjo nuk është lidership, është panik. Realiteti është kokëfortë: shqiptarët përfaqësohen nga ata që vetë shqiptarët kanë zgjedhur. Dhe shqiptarët zgjodhën ndryshim. Zgjodhën VLEN. Zgjodhën profesionalizëm, transparencë, rezultate dhe shtetndërtim të vërtetë.
VLEN në çdo institucion ku ka marrë përgjegjësi ka dëshmuar seriozitet dhe standard krejt tjetër. Jo teatër para kamerave, jo lojëra të vjetra për interesa personale, por punë të qartë, të matshme, me fokus tek qytetari. Qeveria VLEN ka krijuar status më të barabartë për çdo qytetar. Jo me premtime të kota, por me vendime konkrete. Kjo është arsyeja pse kundërshtarët janë të shthurur. Humbjet drastike i kanë mjegulluar orientimin politik. Hedhin goditjet e fundit si çdo parti në zhdukje, duke thënë çdo gjë që u vjen në mendje për të fshehur realitetin: epoka e tyre ka mbaruar.
Dhe pastaj del një i ashtuquajtur politikan që hidhet nga partia në parti, nga koalicion në koalicion, duke shitur çdo parim për pushtet, i cili është shembulli më i qartë i një politikani të harxhuar që deri dje fliste duke quajtur të tjerët “vazalë”. Sot, pas humbjes së rëndë, endet duke kërkuar çdo derë për të hyrë në qeveri. Qeveria VLEN nuk ka nevojë për vazal që nuk kanë qëndrime politike, por vetëm interesa. Nuk ka mbetur as parim, as kauzë, as votë e pastër pas vetes. Vetëm ambicie personale dhe viktimizim.
Kush tradhton një herë, tradhton gjithmonë. Mundohet të arsyetojë pse braktisi koalicionin, por askush nuk e merr seriozisht. Shqiptarët e panë, e lexuan dhe e tejkaluan. Në skenën politike shqiptare ai nuk ka më as peshë, as rol, as të ardhme. Politikan i konsumuar, pa vizion dhe pa ndikim. Askush nuk pret asgjë prej tij sepse asgjë nuk ka për të dhënë.
Deklaratat e fundit të personit që përpiqet të maskojë dështimet e partisë së tij në zhdukje me retorikë të pafuqishme janë shembulli ideal i krizës së thellë në të cilën ndodhet partia opozitare që po shkatërrohet dhe po mbyt veten në përpjekje të kota. Ai përpiqet me çdo kusht t’u ikë përgjegjësive duke ia hedhur fajin aktorëve të tjerë, sikur qytetarët nuk i panë rezultatet në kutitë e votimit. Retorika e tij për “demokraci të rrezikuar” dhe për “shqiptarë të margjinalizuar” është thjesht strategji e vjetër viktimizimi, një përpjekje e dëshpëruar për të maskuar humbjen dhe për të ricikluar diskurse që nuk bindin më askënd. Kjo mënyrë e të folurit është prova më e qartë se partia opozitare nuk ka më as argument, as vizion, as legjitimitet politik.
Derisa këta opozitarë kërkojnë oksigjen politik, VLEN po ndërton shtet. Partia opozitare mund të flasë sa të dojë, të ripaketojë veten, të mashtrojë ndjekësit e fundit dhe të sajojë arsyetime qesharake për humbjet. Por nuk ndryshon faktin historik: shqiptarët zgjodhën fundin e kësaj partise opozitare. Shqiptarët zgjodhën fillimin e VLEN-it. Në këtë vend, epoka e arrogancës ka përfunduar. Epoka e përgjegjësisë ka nisur.
Mustafa Dauti
Zv. Drejtor në Drejtorinë e Doganave në RMV
Lajme
Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kadastrës Amet Ziberi merr pjesë në konferencën rajonale “From Property to Progress – Nga Prona te Progresi”
Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kadastrës së Maqedonisë së Veriut, Amet Ziberi, po merr pjesë në konferencën rajonale “From Property to Progress – Nga Prona te Progresi”, e cila po mbahet në Tiranë, ku përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë bashkuar rreth një vizioni të përbashkët për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian.
Në kuadër të kësaj konference, Ziberi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve, duke vlerësuar se ndërtimi i institucioneve moderne, transparente dhe efikase mbetet thelbësor për ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve.
Si zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kadastrës së Maqedonisë së Veriut, ai potencoi se proceset e transformimit digjital dhe forcimi i sigurisë juridike të pronës janë ndër prioritetet kryesore për avancimin institucional dhe afrimin me standardet europiane.
“Së bashku drejt progresit, inovacionit dhe standardeve europiane”, është mesazhi që përcolli Amet Ziberi nga konferenca rajonale në Tiranë, e cila ka mbledhur përfaqësues institucionalë nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor.
https://www.facebook.com/share/p/1cgbaR2ken/
Lajme
Deputetja Imerlije Saliu në Haxh: Falë mirësisë së Zotit këtë vit mu dha mundësia t’i përgjigjem thirrjes hyjnore
Deputetja e koalicionit VLEN, , ka bërë të ditur se këtë vit po kryen Haxhin, një nga obligimet më të rëndësishme fetare për besimtarët myslimanë.
Përmes një postimi nga vendet e shenjta në Arabinë Saudite, Saliji shprehu mirënjohjen që iu dha mundësia t’i përgjigjet thirrjes për këtë udhëtim shpirtëror, duke cituar fjalët e njohura të telbijes: “Lebbejke Allahumme Lebbejk, Lebbejke la sherike leke Lebbejk”.
Ajo tha se nata në Arafat, vend që në traditën islame njihet si vendi i takimit të parë mes Ademit dhe Havasë, e bën njeriun të kuptojë më thellë madhështinë e Krijuesit dhe përkohshmërinë e kësaj bote.
“Edhe pse kisha mundësinë ta përjetoja Haxhin në rrethana shumë më komode, zgjodha ta përjetoj si çdo besimtar tjetër, sepse Arafati ta rikujton fuqishëm se para Zotit nuk ka dallim pozite, pasurie, kombi apo titulli. Aty të gjithë qëndrojmë njësoj, vetëm si robër të Zotit”, shkroi Saliji.
Në mesazhin e saj, deputetja u lut që Allahu t’i pranojë lutjet e besimtarëve, t’u dhurojë zemra të qeta dhe faljen e Tij, duke kujtuar edhe thënien e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të): “Haxhi është Arafat”.
Lajme
Çairi bëhet me pishinë të re
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për hapjen e pishinës në Çair, një projekt që sipas tij ka kushtuar 1 milion euro.
Mexhiti, ka thënë se ata po realizojnë një nga një projektet të cilat i kanë realizuar.
“Pishina sportive, me investim prej 1 milion eurosh, sot hap dyert. Një projekt i madh që për shumë kohë ka qenë nevojë dhe kërkesë e qytetarëve, e që sot bëhet realitet.
Premtim pas premtimi, po i realizojmë. Një nga një. Çdo projekt që kemi zotuar ka hyrë në rrugën e realizimit dhe çdo ditë po dëshmojmë se puna, përkushtimi dhe përgjegjësia japin rezultate. Javë pas jave, bashkë me qytetarët, po përurojmë vepra që mbeten. Si sot këtë pishinë sportive.
Kjo është qeverisja jonë. Ky është VLEN. Fjalët i kthejmë në punë, ndërsa zotimet në rezultate.
Urime!”, ka shkruar Mexhiti.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
