Connect with us

Lajme

231 km/h, “Safe City” tregon çfarë “talente” kemi ne vozitje

Kamerat e sistemit “Safe City” e regjistruan “rekorderin” në ngasje me shpejtësi, 231 km/h, në unazën e Shkupit më 1 dhjetor, zbuloi shefja e Sektorit për Çështje të Komunikacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Maja Arsovska Manov për Telma.

Sipas saj, të dhënat e marra vetëm për tre ditë nga lëshimi testues i sistemit e konfirmojnë nevojën për vendosjen në funksion të këtij sistemi, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Për rikujtim, sistemi “Qyteti i Sigurt”, në periudhën e parë të testimit, për 24 orë më 1 dhjetor ka regjistruar 110 mijë kundërvajtje, ndërsa sipas informacioneve të MPB-së, më 2 dhjetor janë regjistruar gjithsej 50.652 kundërvajtje, që paraqet përgjysmim të numrit të shkeljeve të regjistruara. Prej tyre, 48.861 janë kundërvajtje për shpejtësi, 1.366 për semafor të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara.

Më së shumti – 4.300 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë janë regjistruar në dalje të Shkupit drejt Tetovës, si dhe në bulevardin “Nikola Karev” – 3.000 kundërvajtje.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Aksident në Studeniçan të Shkupit, 4 të lënduar, mes tyre 2 fëmijë

Në fshatin Studeniçan të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve të llojit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Q.A. (42) nga fshati Studeniçan, dhe një automjeti të udhëtarëve të llojit “Toyota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 34-vjeçarja R.I., po ashtu nga Studeniçani.

Siç informojnë nga MPB, në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit “Audi” dhe një bashkudhëtar gjashtëvjeçar në automjetin “Toyota”. Ndërkohë, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja R.I. dhe një tjetër bashkudhëtar gjashtëvjeçar nga automjeti “Toyota”, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Continue Reading

Lajme

Ivana e thirri me ‘video call’ Stojançen dhe u hodh nga ballkoni

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Stojançe Jovanovskin, burrin e të ndjerës Ivana Stojanoska e cila më 2 mars bashkë me vajzën e saj gjashtë vjeçare u hodhën nga ballkoni i banesës ku banonin. Para trupin gjykues dhe para prokurorit, dëshmoi dëshmitari Martin Sazdov, mik i Stojançes dhe Ivanës, e i cili ishte prezent në vendngjarje.

“Ditën kritike Stojançe rrahu Ivanën në vendin e saj të punës. Erdhi policia por Ivana nga frika nuk guxonte të fliste para policëve. Policët i thanë Ivanës nëse edhe një herë denoncon, do të paditesh. U nisëm për në gjykatë dhe Stojançe përsëri në veturë nisi ta godasë Ivanën derisa ajo humbi ndjenjat”, deklaroi Martin Sazdov – Dëshmitar.

  • Stojançe rrahu Ivanën në vendin e saj të punës
  • Policët i thanë Ivanës nëse denoncon edhe njëherë, do të paditesh
  • Stojançe rrahu Ivanën edhe në veturë derisa humbi ndjenjat

Sazdov tha se që nga viti 2021 kur janë njohur, vazhdimisht e ka mbrojtur Ivanën nga dhuna dhe fyerjet e Stojançes. Madje një natë vonë, në afërsi të Shtipit, Stojançe e kishte hedhur atë dhe vajzën e saj nga vetura vetëm sepse Ivana kishte gabuar rrugën me aplikacion.

“Morëm vajzën nga shkolla dhe Stojançe rrugës në veturë vazhdimisht shante Ivanën. I tha do të shkojmë në banesë dhe mblidhi plaçkat mos të të shoh më. Pasi shkuam, Ivana na tha ta lëmë pak vetëm për 5 minuta. E mbylli derën e ne zbritëm poshtë. Ajo e thirri Stojançen me video lidhje derisa qëndronte në ballkon. I thash Ivana mos bëj ndonjë çmenduri por ajo nuk dëgjoi dhe e mbylli telefonin. Papritmas dëgjuam një përplasje të fortë në tokë dhe vrapuam shpejt. Pash Ivanën të mbuluar me gjak”, tha Martin Sazdov – Dëshmitar.

  • Ivana mbylli derën e banesës
  • E thirri Stojançen me video thirrje dhe u hodh nga ballkoni

Në seancë dëshmoi edhe Ivana Bellçeva e cila rastësisht në rrugë kishte parë Ivanën dhe Stojançen duke u grindur dhe kishte thirre policinë. Seanca vazhdon nesër me dëshmitarë të tjerë. Do të dëshmojë fqinja e Stojançes dhe mësuesja e Katjas. /Alsat/

Continue Reading

Lajme

VLEN: BDI, më 1 prill, vetëm e konfirmoi avazin e vjetër të manipulimeve

Vetëm BDI-ja dhe klika e saj vazhdojnë të mbeten të mbyllura në matricën e propagandës, gënjeshtrave dhe manipulimeve. Ironia është se pikërisht më 1 prill nxorën në skenë humbësin e zgjedhjeve, Bajram Rexhepin, me 5 mijë vota diferencë, për të sulmuar pa bazë një prej kryetarëve më të suksesshëm të komunave shqiptare, Bilall Kasamin.
Kjo parti nuk ka as kredibilitet dhe as moral të flasë për Bashkimin Evropian. Për 20 vjet e kishte gojën plot me BE, ndërsa në prapaskenë devijonte rrugën evropiane me korrupsion, kapje të shtetit dhe pazare politike. Madje, për interesa të ngushta, mundësoi ndryshimin e Kodit Penal për të shpëtuar figura të komprometuara, përfshirë edhe Nikolla Gruevskin.
Sa u përket Korridoreve 8 dhe 10-d, kritikat e BDI-së nuk mund të merren seriozisht. Një parti që për 20 vite pushtet nuk ka ndërtuar asnjë kilometër autostradë, nuk ka të drejtë të japë leksione për projekte infrastrukturore.
Për ne, këto korridore janë strategjike dhe, pa asnjë dilemë, do të realizohen, pavarësisht zhurmës që BDI-ja tenton të krijojë. Punimet në Korridorin 8 po zhvillohen dhe progresi është i dukshëm në të gjitha segmentet, prandaj qytetarët e Strugës mund të jenë të bindur se ky projekt do të përfundojë me sukses.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme6 hours ago

Aksident në Studeniçan të Shkupit, 4 të lënduar, mes tyre 2 fëmijë

Në fshatin Studeniçan të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve të llojit “Audi” me targa...

Lajme10 hours ago

Ivana e thirri me ‘video call’ Stojançen dhe u hodh nga ballkoni

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Stojançe Jovanovskin, burrin e të ndjerës Ivana Stojanoska e cila më 2 mars bashkë...

Lajme10 hours ago

VLEN: BDI, më 1 prill, vetëm e konfirmoi avazin e vjetër të manipulimeve

Vetëm BDI-ja dhe klika e saj vazhdojnë të mbeten të mbyllura në matricën e propagandës, gënjeshtrave dhe manipulimeve. Ironia është...

Lajme10 hours ago

Arrestohen 6 persona për vozitje pa patentë shoferi në Tetovë dhe Gostivar

Gjatë ditës dhe natës së kaluar, në rajonin e SPB Tetovë janë shoqëruar gjashtë persona për drejtim të automjeteve pa...

Lajme10 hours ago

Shtrenjtohet buka, kryeministri do të bisedojë me furrtarët

Pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të derivateve të naftës, ndikimi është ndjerë edhe te disa furra buke. Prej sot,...

Lajme10 hours ago

Yamal shpërthen ndaj tifozëve të Spanjës: Jam mysliman, Elhamdulilah! Ishte një sjellje e patolerueshme

Lamine Yamal ka reaguar ashpër ndaj tifozëve të Spanjës që kënduan një këngë anti-myslimane pas barazimit 0-0 të Spanjës me...

Lajme10 hours ago

Sela: Akuza e Mickovskit se autostrada nga ana e Shqipërisë ka ngecur 25 km nga kufiri, është manipulim

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, kanë reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Hristijan Mickoski në lidhje...

Lajme15 hours ago

Mickoski: Struga do të ketë lidhje me Korridorin 8

Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar ndaj polemikave të fundit për devijimin e mundshëm të Korridorit 8, duke siguruar se Struga...

Lajme15 hours ago

Studentët thirrje profesorëve: Bashkohuni në protestën e 6 prillit në Shkup

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë dalë me një thirrje...

Lajme15 hours ago

Ademi mesazh shtetit: Stadiumi është urgjencë kombëtare

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës sot para dekorimit nga presidentja e vendit ka deklaruar se gjëja e vetme...

Trending