Lajme
Paraburgim për të dyshuarin nga fshati Gabresh, i cili vrau motrën dhe nipin
Prokuroria themelore publike Kumanovë parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit për 67-vjeçarin nga fshati Gabresh, i cili dje, pas zënkës, vrau motrën dhe nipin. Nipi i dytë me plagë nga armë zjarri është dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit.
Prokuroria themelore publike Kumanovë solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer dy vepra penale – vrassje nga neni 123 paragrafi 1, si dhe një tentim vrasje.

“I dyhuari 67-vjeçar, më 21 shkurt në fsshatin e Kumanovë Gabresh, ka pasur zënkë, me dy nipat nga motra e tij. Zënkës i është bashkangjitur edhe e motra. Me pistoletë të cilën e posedonte me leje, i dyshuari ka shtënë drejt tyre dhe me paramendim e ka privuar nga jeta motrën e tij dhe njërin nga djemtë e saj, ndërkaq ka tentuar ta privojë nga jeta edhe tjetrin”, kumtuan nga prokuroria.
Prokurori kompetent publik, gjykatësit të procedurëss paraprake ng Gjykata themelore në Kumanovë i parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit për personin e dyshuar.
Dje policia informoi se për shkak të raporteve të pazgjidhura familjare, nëpunësit policorë nga SPB e kanë privuar nga liria D.GJ. sepse në fshatin Gabresh, Kumanovë, për shkak të raporteve të pazgjidhura familjare pronësore, ka shtënë me armë zjarri ndaj motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj ZH.R.(36) dhe T.R.(38).
Ndihma e hspejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen tek D.R. dhe T.R., përderisa ZH.R. me lëndime është dërguar në Spitalin e përgjithshëm Kumanovë, informoi policia.
Nga spitali i Kumanovës konsttauan se tek ata është ssjellë një person me tre plagë nga arma e zjarrit, por për shkak të plagëve seriozte, është dërguar për mjekim të mëtejmë në njërën prej klinikave të Shkupit.
Lajme
Osmani: Opozita shqiptare ndaloi miratimin e një ligji antishqiptar
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas shtyrjes së Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Kuvend, duke përgëzuar deputetët e partive shqiptare në opozitë për qëndrimin e tyre.
“Një gjë është e qartë: kush e ka Badenterin, e ka legjitimitetin.
I përgëzoj deputetët e partive politike shqiptare në opozitë:
Që dëshmuan se kush e ka legjitimitetin.
Që po e pengojnë miratimin e një prej ligjeve më antishqiptare që ka propozuar ndonjë Qeveri në 25 vitet e fundit, të ashtuquajturit Ligj për përfaqësim të drejtë”, ka shkruar Osmani.
Lajme
Paralajmeron Hasani: Ka me u kallë Kosova nëse dënohen krerët e UÇK-së
Ish-deputeti, Nait Hasani, ka thënë që “Kosova do të digjet” nëse ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të dënohen në Hagë.
Sipas Hasanit, nëse dënohet lufta e UÇK-së, atëherë i bie që po dënohet edhe vetë shteti i Kosovës.
“Pritshmëritë e mia janë: lirimi i tyre më 16 shtator. Ata duhet të lirohen. Në të kundërtën, në Kosovë nuk ka qetësi, as s’ka me pasë qetësi. Nuk lejohet asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohet”, ka thënë Hasani në DPT Te Fidani në Klan Kosova.
“Nuk ka me pasë qetësi. Le ta dinë edhe ndërkombëtarët, le ta dinë edhe gjykata, edhe të tjerët. Ka me u kallë Kosova nëse ata dënohen atje”.
Lajme
Telefoni dhe çelësat në breg/ U mbyt në Liqenin e Thatë, zbardhen detaje nga mbytja e 45-vjeçares, dyshohet se…
Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se është mbytur.
Sipas informacioneve të Policisë së Tiranës, rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se dyshohej se një shtetase ishte vetëhedhur në liqen.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë angazhuar polumbarët e RENEA-s, të cilët nisën kërkimet në ujërat e liqenit. Rreth orës 09:00, ata bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetases me inicialet M. T., rreth 45-vjeçe.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
