Lajme
Besimtarët musliman nisën sot ditën e parë të Ramazanit
Të gjithë myslimanët anembanë botës nisin sot muajin e bekuar të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam.
Në thelb të agjërimit qëndron fakti se ai është urdhër i Zotit dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë, ai ngërthen brenda vetes një numër të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.
Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila, për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës, përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.
Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin, pijen e jo vetëm, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaj që i dedikohet më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit; muaji i sadakasë dhe i punëve të mira, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.
Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.
Dita e fundit e Ramazanit është më 19 mars, ndërsa më 20 mars kremtohet Fitër Bajrami.
Lajme
Abdixhiku “mesazh” Përparim Ramës: E papranueshme që LDK t’i ketë tri drejtori, e PDK-ja tetë – s’përfaqësohet LDK-ja me anonima
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me Përparim Ramën, kryetar i Prishtinës.
Ai ka pasur kritika në lidhje me përfaqësimin e LDK-së në qeverisjen në Prishtinë.
E ka quajtur të papranueshme që LDK-ja t’i ketë tri drejtori, ndërsa PDK-ja me tetë.
Lajme
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishaj, dënim edhe për Julian Meçe
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen, pasi i shpalli fajtorë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku.
Sipas hetimeve, në atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit, dyshohet se janë përfshirë edhe Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja, Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri.
Në momentin e sulmit, ish-prokurori Arjan Ndoja udhëtonte në një automjet tip “Benz” së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi dhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.
Automjeti u qëllua me breshëri automatiku nga një makinë tjetër në lëvizje. Si pasojë e të shtënave, automjeti doli nga rruga, ndërsa tre personat u transportuan me një automjet privat drejt spitalit.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Andi Maloku, 24 vjeç, ndërroi jetë në spital si pasojë e një plumbi të marrë në gjoks. Ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur dhe i mbijetuan atentatit.
Lajme
Kriminologu Rijad Bejtulla zgjidhet zyrtarisht anëtari më i ri në Shoqatën elitare për Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Shkup
Një tjetër arritje e madhe shkencore dhe profesionale është shënuar në fushën e drejtësisë penale dhe kriminologjisë në vend. Kriminologu dhe hulumtuesi i ri, i njohur për sukseset e tij të njëpasnjëshme akademike, është pranuar zyrtarisht si anëtari më i ri i Shoqatës për Kriminologji dhe Drejtësi Penale me seli në Shkup.
Ky anëtarësim vjen si një vlerësim i rëndësishëm për punën dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm në studimin dhe hulumtimin e etiologjisë dhe fenomenologjisë së kriminalitetit. Shoqata në fjalë përbën një nga platformat më prestigjoze ku bëhen bashkë ekspertë të fushës, profesorë universitarë dhe profesionistë të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
