Connect with us

Sport

Shkëndija sonte synon përmbysjen historike ndaj Samsunsporit

Shkëndija e Tetovës sonte do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Samsunsporit në kuadër të fazes së plej of-it në Ligën e Konferencës. Kuqezinjtë do të kërkojnë të përmbysin negativën prej 0:1 nga ndeshja e parë, për të vazhduar ta jetojnë edhe më tej ëndrrën europiane. Për skuadrën tetovare ky është dueli i 16-të në arenën ndërkombëtare brenda këtij sezoni, një statistikë që dëshmon se Shkëndija po kalon epokën më të mirë në historinë e saj. Trajneri Jeton Beqiri nuk do të ketë mungesa për përballjen e sontme. Pas pezullimit për shkak të kartonëve, rikthehen Liridon Latifi dhe Aleksandar Trumçi, teksa gati për lojë pritet të jenë edhe Fetai, Vebster dhe Murati, të cilët munguan në takimin e fundit kampional ndaj Sileksit për shkak të lëndimeve. Në kampin kuqezi mbizotëron një atmosferë optimizmi dhe besimi se me paraqitje dinjitoze mund të arrijnë qëllimin për të përmbysur rezultatin dhe për të vazhduar rrugëtimin europian. Ndeshja ndërmjet Samsunsporit dhe Shkëndijës do të luhet sonte me fillim nga ora 18:45.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Boksieri shqiptar Arigon Avdimetaj pritet të ngjitet në ring në një nga mbrëmjet më të rëndësishme të boksit në Belgjikë, ku do të përballet me serbin Miomcilo Jajic.

Ndeshja do të zhvillohet më 25 prill 2026 në Hasselt, në kuadër të eventit “Exclusive Boxing Night VI”, një mbrëmje që pritet të mbledhë vëmendjen e publikut ndërkombëtar dhe dashamirëve të sportit të boksit.

Përballja mes Avdimetajt dhe Jajić nuk është vetëm një duel sportiv, por edhe një moment krenarie për tifozët shqiptarë, pasi boksieri shqiptar synon të dëshmojë forcën dhe potencialin e tij në arenën ndërkombëtare.

Me përgatitje intensive dhe ambicie të larta, Arigon Avdimetaj hyn në këtë sfidë me synimin e qartë për fitore, duke kërkuar të ngrejë lart flamurin shqiptar dhe të afirmohet si një emër i rëndësishëm në boksin profesionist.

Interesi për këtë duel është në rritje, ndërsa komuniteti shqiptar në diasporë pritet të jetë i pranishëm në numër të madh për të mbështetur sportistin e tyre në këtë përballje të rëndësishme.

Continue Reading

Sport

Leandro Maksutaj super talenti shqiptar në ekipin e parë të FC Winterthur në Super Ligën zvicerane

Leandro Maksutaj është një tjetër super talent shqiptar që promovohet në ekipin e parë të FC Winterthur në Super Ligën zvicerane

Mesfushori i ri me prejardhje shqiptare nga Kosova, Leandro Maksutaj, ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u promovuar në ekipin e parë të FC Winterthur, që garon në Swiss Super League.

18-vjeçari (i lindur më 18 qershor 2007) aktivizohet në pozitën e mesfushorit dhe konsiderohet një talent në zhvillim në futbollin zviceran. Kalimi në ekipin e parë vjen si rezultat i paraqitjeve të mira dhe progresit të vazhdueshëm në nivelet e të rinjve.

Maksutaj vjen nga një familje me traditë sportive, pasi është djali i kampionit të njohur të kickbox-it, Azem Maksutaj.

Promovimi i tij në elitën e futbollit zviceran përbën një arritje të rëndësishme në moshë të re dhe një sinjal pozitiv për të ardhmen e tij në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajme

Yamal shpërthen ndaj tifozëve të Spanjës: Jam mysliman, Elhamdulilah! Ishte një sjellje e patolerueshme

Lamine Yamal ka reaguar ashpër ndaj tifozëve të Spanjës që kënduan një këngë anti-myslimane pas barazimit 0-0 të Spanjës me Egjiptin në duelin e luajtur në Barcelonë. Gjatë 10 minutave të para të ndeshjes, tifozët vendas u dëgjuan duke kënduar: “kërce, kërce .. kush nuk kërcen është mysliman”. Egjipti është një vend ku feja kryesore është Islami. Jamal, sensacioni i Barcelonës dhe Spanjës me prejardhje marokene, është gjithashtu një mysliman praktikues dhe pas ndeshjes pati një reagim. “Jam mysliman, Elhamdulilah. Dje në stadium u dëgjua një thirrje: ‘Kush nuk kërcen është mysliman’. E di që ishte drejtuar ndaj ekipit kundërshtar dhe jo personalisht ndaj meje, por si mysliman, kjo mbetet sjellje e papranueshme dhe mungesë respekti. E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë të tillë, por për ata që përdorin fraza të tilla, përdorimi i fesë për tallje në stadium ju bën njerëz injorantë dhe racistë. Futbolli është krijuar për argëtim dhe përkrahje, jo për të ofenduar njerëzit për atë që janë apo çfarë besojnë. Dhe në fund, faleminderit tifozëve që na mbështetën, shihemi në Kupën e Botës”, ka thënë Jamal. Sipas disa mediave, Jamal ishte i vetmi lojtar spanjoll që nuk duartrokiti tifozët pas ndeshjes dhe thuhet se u largua nga stadiumi me kokë ulur, i shoqëruar nga sigurimi.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme13 hours ago

Çfarë dihet për kartelin ballkanik të drogës, anëtarë të të cilit u arrestuan në Mal të Zi?

Dymbëdhjetë arrestime, operacione në disa shtete, veprimtari në pesë kontinente dhe sekuestrim i 4.2 tonëve drogë. Ky është epilogu i...

Lajme17 hours ago

MPB ngriti kallëzim penal ndaj Blerim Bexhetit për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”

Njësiti kundër Korrupsionit pranë Sektorit të Hetimeve Kriminalistike në Departamentin për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka...

Lajme18 hours ago

Ngritet aktakuzë ndaj gjyqtarit Gjoko Ristov, në shtëpinë e të cilit u gjetën 350.000 euro

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se sot është ngritur aktakuzë kundër gjyqtarit të Apelit Gjoko...

Lajme18 hours ago

Tronditje në tregjet botërore, pas hapjes së Hormuzit bie në mënyrë drastike nafta

Tregjet globale të energjisë janë përballur me një lëkundje të fortë, pasi çmimi i naftës ka shënuar rënie të ndjeshme...

Lajme18 hours ago

E shiti “Audi”-n për 8.500 euro, por mbeti pa veturë edhe pa para

Më 16.04.2026, në orën 11:30, në SPB Tetovë, një person 54-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se është mashtruar...

Lajme18 hours ago

Mexhiti për Haqim Ramadanin: Nëse dikush mendon se një kuadër të tillë do ta lë në rrugë, mashtrohet

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Kanal 5 ka folur edhe për rastin e Haqim Ramadanit,...

Lajme18 hours ago

Kurti me 16 euro në bankë, zëdhënësi i tij me mbi 57 mijë euro ‘cash’ dhe mbi 400 mijë euro pasuri

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka deklaruar mbi 400 mijë euro pasuri në formularin vjetor pranë Agjencisë për Parandalimin e...

Lajme2 days ago

Erdogan priti presidenten Siljanovska-Davkova në Stamboll, prezent edhe kreu i inteligjencës turke

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e priti presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe me një ceremoni zyrtare. Sipas...

Lajme2 days ago

Inteligjenca Artificiale na bashkon me Austrinë, Festim Halili këtë semestër do të ligjërojë në Graz University of Technology

Profesori universitar në Universitetin i Tetovës, Festim Halili do të mbajë edhe këtë semestër një cikël ligjëratash në fushën e...

Lajme2 days ago

Skandal në Shkup: Nëna e rreh mësuesen gjatë mbledhjes prindërore

Më datë 15.04.2026, rreth orës 22:10, në SPB Shkup, personi me iniciale K.K.L. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës...

Trending