Connect with us

Lajme

Janevska: Ligji për Arsimin e Lartë është gati për procedurë qeveritare

Deri të premten, ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë do të jenë të qasshme për opinionin në platformën ENER.

“Ligji tashmë është plotësuar dhe ndryshuar në shumë nene, konform kërkesave konkrete të institucioneve. Unë pres që deri të premten ai të publikohet në ENER për dy apo tri ditë, edhe pse nuk kemi obligim ligjor për këtë; por ashtu siç premtuam, ashtu edhe do të veprojmë. Pas kësaj, ligji kalon në procedurë qeveritare”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit /Alsat.mk.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gashi: Kurban Bajrami na kujton vlerat e humanizmit dhe bashkimit shoqëror

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u ka drejtuar një mesazh urimi qytetarëve të besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar vlerat e sakrificës, humanizmit dhe afërsisë mes njerëzve.

Kur’ban Bajram banner
Në urimin e tij, Gashi vlerësoi se kjo festë e shenjtë përfaqëson një moment të rëndësishëm për forcimin e solidaritetit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë në shoqëri. Ai theksoi se Kurban Bajrami rikujton rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin dhe ndarjes së mirësisë me familjen, fqinjët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi njerëzore.

Sipas tij, festa shërben gjithashtu si thirrje për më shumë unitet, paqe dhe harmoni, duke forcuar bindjen se vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për të gjithë qytetarët.

Në fund të mesazhit, në emër të Kuvendit dhe në emrin e tij personal, Gashi uroi që festa të sjellë begati, shëndet, qetësi shpirtërore dhe lumturi në familjet e qytetarëve myslimanë, duke përfunduar me urimin: “Urime Kurban Bajramin!”.

Continue Reading

Lajme

Tragjedia në unazën e Shkupit, drejtori i Doganave: Kamioni nga Kosova i plotësonte të gjitha kushtet

Kamioni me targa të Kosovës që shkaktoi aksidentin e rëndë rrugor në unazën e Shkupit në të cilin humbën jetën katër persona, hyri në pikën kufitare të Bllacës, ishte bosh dhe nuk kishte parregullsi në procedurën doganore, tha Boban Nikolovski, Drejtor i Doganave të Maqedonisë, në një intervistë në “TV Telma”.

“Gjithçka që lidhej me procedurën doganore për automjetin e mallrave dhe shoferin i plotësonte të gjitha kushtet e kërkuara në procedurën doganore për të kaluar nëpër atë pikë kalimi kufitar. Ajo që ndodhi më vonë është një rast që duhet të shqyrtohet nga institucionet e tjera shtetërore”, tha Nikollovski.

Dirigjenti i parë i Operas dhe Baletit Kombëtar, baritoni Riste Velkov, djali i tij 20-vjeçar Adam dhe dy djemtë njëzetvjeçarë – Marko Gjorgjievski dhe Petar Milanov, miq të Adamit, janë të vdekurit në këtë aksident tragjik trafiku.

Kujtojmë se Prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për shtetasin e Kosovës i cili drejtonte automjetin.

Continue Reading

Lajme

VLEN uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Koalicioni VLEN ka përcjellë urimet e tij me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, duke u dëshiruar të gjithë besimtarëve myslimanë paqe, shëndet, mirësi dhe begati në familjet e tyre.

Në mesazhin e urimit, VLEN thekson se Kurban Bajrami është një festë që bart vlera të larta njerëzore dhe shpirtërore, duke kujtuar sakrificën, bujarinë dhe përkujdesjen ndaj të tjerëve.

“Le të jetë kjo ditë një mundësi për afrim mes njerëzve, për falje dhe solidaritet, ku askush nuk mbetet vetëm dhe ku fjala e mirë, vizita dhe dora e shtrirë marrin kuptim të veçantë”, thuhet në urimin e VLEN-it.
Nga koalicioni shprehen se fryma e Kurban Bajramit duhet të shërbejë si nxitje për forcimin e mirëkuptimit, respektit dhe bashkimit në shoqëri.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

Gashi: Kurban Bajrami na kujton vlerat e humanizmit dhe bashkimit shoqëror

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u ka drejtuar një mesazh urimi qytetarëve të besimit...

Lajme5 hours ago

Tragjedia në unazën e Shkupit, drejtori i Doganave: Kamioni nga Kosova i plotësonte të gjitha kushtet

Kamioni me targa të Kosovës që shkaktoi aksidentin e rëndë rrugor në unazën e Shkupit në të cilin humbën jetën...

Lajme5 hours ago

VLEN uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Koalicioni VLEN ka përcjellë urimet e tij me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, duke u dëshiruar të...

Lajme5 hours ago

BDI uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në urimin e...

Lajme5 hours ago

Mickoski uron Kurban Bajramin: Bashkërisht të ndërtojmë shoqëri të mirëkuptimit, unitetit dhe respekti

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka uruar qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit,...

Lajme5 hours ago

Bajrami bashkon familjet! Mesazhe për harmoni e solidaritet

Pasi falën namazin e Bajramit në Xhaminë e Larme në Tetovë, besimtarët u kthyen nëpër shtëpi për të uruar për...

Lajme1 day ago

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kadastrës Amet Ziberi merr pjesë në konferencën rajonale “From Property to Progress – Nga Prona te Progresi”

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kadastrës së Maqedonisë së Veriut, Amet Ziberi, po merr pjesë në konferencën rajonale “From Property to...

Lajme1 day ago

Deputetja Imerlije Saliu në Haxh: Falë mirësisë së Zotit këtë vit mu dha mundësia t’i përgjigjem thirrjes hyjnore

Deputetja e koalicionit VLEN, , ka bërë të ditur se këtë vit po kryen Haxhin, një nga obligimet më të...

Lajme1 day ago

Çairi bëhet me pishinë të re

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për hapjen e pishinës në Çair, një projekt që sipas tij...

Lajme1 day ago

Deputeti Bytyqi: Qytetarët do të paguajnë mbi 60 milionë euro vetëm kamatë për borxhin e ri

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend, tha se huamarrja e re qeveritare prej...

Trending