Lajme
“Çmimet e ushqimeve rriten, pagat nuk lëvizin”, thonë nga LSDM
LSDM në një kumtesë për media thonë se ata dhe kryetari i tyre Filipçe paralajmëruan Qeverinë se ulja e TVSH-së nga 18% në 10% nuk do të ketë efekt.
Nga LSDM thonë se vetëm një ditë pas konferencës për shtyp të Mickoskit, ku ai promovoi një masë gjysmë të gatshme, ka pasur rritje të re të çmimit të naftës, e cila tani arrin në 95.5 denarë për litër.
“Mickoski është një amator që nuk ka kapacitet për të udhëhequr Qeverinë, ose po e bën këtë qëllimisht për të mbrojtur bizneset private. Ose ndoshta të dyja. Pasojat tashmë janë të dukshme në tregje: vaji i gatimit është mbi 100 denarë, vezët mbi 300 denarë, frutat dhe perimet mbi 100 denarë për kilogram, mishi tashmë është rritur”.
“Gjithçka është më e shtrenjtë, çmimet po rriten dhe pagat nuk po lëvizin. Tani as një pagë prej 600 eurosh nuk do të jetë e mjaftueshme për qytetarët për të mbijetuar muajin. Në vend të shpërqendrimit, qeveria e Mickoskit duhet të ulë arrogancën e saj dhe të pranojë masat e LSDM-së”.
“Shpërqendrimi nuk mbush frigoriferët, nuk sjell ushqim në tryezën e qytetarëve të RMV-së, nuk sjell para në buxhetet familjare. Ulja e TVSH-së për karburantet në 5%, ulja e akcizave me 4 denarë, 0% TVSH për produktet ushqimore bazë, përgjysmimi i taksave rrugore”, thonë nga LSDM.
Lajme
Gashi: Kurban Bajrami na kujton vlerat e humanizmit dhe bashkimit shoqëror
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u ka drejtuar një mesazh urimi qytetarëve të besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar vlerat e sakrificës, humanizmit dhe afërsisë mes njerëzve.
Kur’ban Bajram banner
Në urimin e tij, Gashi vlerësoi se kjo festë e shenjtë përfaqëson një moment të rëndësishëm për forcimin e solidaritetit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë në shoqëri. Ai theksoi se Kurban Bajrami rikujton rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin dhe ndarjes së mirësisë me familjen, fqinjët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi njerëzore.
Sipas tij, festa shërben gjithashtu si thirrje për më shumë unitet, paqe dhe harmoni, duke forcuar bindjen se vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për të gjithë qytetarët.
Në fund të mesazhit, në emër të Kuvendit dhe në emrin e tij personal, Gashi uroi që festa të sjellë begati, shëndet, qetësi shpirtërore dhe lumturi në familjet e qytetarëve myslimanë, duke përfunduar me urimin: “Urime Kurban Bajramin!”.
Lajme
Tragjedia në unazën e Shkupit, drejtori i Doganave: Kamioni nga Kosova i plotësonte të gjitha kushtet
Kamioni me targa të Kosovës që shkaktoi aksidentin e rëndë rrugor në unazën e Shkupit në të cilin humbën jetën katër persona, hyri në pikën kufitare të Bllacës, ishte bosh dhe nuk kishte parregullsi në procedurën doganore, tha Boban Nikolovski, Drejtor i Doganave të Maqedonisë, në një intervistë në “TV Telma”.
“Gjithçka që lidhej me procedurën doganore për automjetin e mallrave dhe shoferin i plotësonte të gjitha kushtet e kërkuara në procedurën doganore për të kaluar nëpër atë pikë kalimi kufitar. Ajo që ndodhi më vonë është një rast që duhet të shqyrtohet nga institucionet e tjera shtetërore”, tha Nikollovski.
Dirigjenti i parë i Operas dhe Baletit Kombëtar, baritoni Riste Velkov, djali i tij 20-vjeçar Adam dhe dy djemtë njëzetvjeçarë – Marko Gjorgjievski dhe Petar Milanov, miq të Adamit, janë të vdekurit në këtë aksident tragjik trafiku.
Kujtojmë se Prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për shtetasin e Kosovës i cili drejtonte automjetin.
Lajme
VLEN uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit
Koalicioni VLEN ka përcjellë urimet e tij me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, duke u dëshiruar të gjithë besimtarëve myslimanë paqe, shëndet, mirësi dhe begati në familjet e tyre.
Në mesazhin e urimit, VLEN thekson se Kurban Bajrami është një festë që bart vlera të larta njerëzore dhe shpirtërore, duke kujtuar sakrificën, bujarinë dhe përkujdesjen ndaj të tjerëve.
“Le të jetë kjo ditë një mundësi për afrim mes njerëzve, për falje dhe solidaritet, ku askush nuk mbetet vetëm dhe ku fjala e mirë, vizita dhe dora e shtrirë marrin kuptim të veçantë”, thuhet në urimin e VLEN-it.
Nga koalicioni shprehen se fryma e Kurban Bajramit duhet të shërbejë si nxitje për forcimin e mirëkuptimit, respektit dhe bashkimit në shoqëri.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
