Lajme
Granit Plava trondit gjykatën: Behgjet Pacolli ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt
Një zhvillim i rëndë dhe thellësisht tronditës ka dalë sot në sallën e gjykatës, gjatë dëshmisë së të akuzuarit Granit Plava, në një nga rastet më makabre që ka prekur opinionin publik në Kosovë vitet e fundit.
Gjatë mbrojtjes së tij, Plava ka bërë një deklaratë që pritet të shkaktojë valë të forta reagimesh. Ai deklaroi se gjatë planifikimit të vrasjes së tani të ndjerës Liridona Ademaj, i akuzuari tjetër Naim Murseli i kishte thënë se për këtë krim ishte në dijeni edhe Behgjet Pacolli.
Sipas këtij rrëfimi, Murseli i kishte dhënë siguri Plavës se, për shkak të pushtetit dhe ndikimit që Naim Museli dhe Behxhet Pacolli kanë, ai nuk do të qëndronte më shumë se dy vite në burg, duke krijuar kështu një perceptim të frikshëm për një skemë të paramenduar dhe të mbështetur në besimin për imunitet nga drejtësia.
Ky deklarim, nëse provohet ose edhe vetëm nëse hetohet seriozisht, e ngre çështjen në një nivel krejt tjetër – nga një vrasje e rëndë familjare, në një aferë potencialisht me implikime të thella politike dhe institucionale.
Rasti i vrasjes së Liridona Ademaj ka qenë që nga fillimi një ndër ngjarjet më të rënda dhe më të diskutuara në vend. Fillimisht u raportua si grabitje që përfundoi me fatalitet, por hetimet zbuluan një skenar të dyshuar të organizuar, ku në qendër qëndronte bashkëshorti i saj.
Deklarimi i sotëm i Granit Plava pritet të nxisë reagime të menjëhershme dhe kërkesa për sqarime zyrtare, veçanërisht nëse emri i Behgjet Pacolli përfshihet në hetime apo trajtohet nga organet e drejtësisë.
Ngjarja vazhdon të mbetet një plagë e hapur për opinionin publik, një rast që jo vetëm tronditi për brutalitetin e tij, por që tashmë rrezikon të marrë përmasa edhe më të mëdha, me pretendime që prekin nivele të larta të ndikimit dhe besimit në sistemin e drejtësisë.
Procesi gjyqësor është në zhvillim, ndërsa çdo deklaratë e tillë duhet të trajtohet me kujdes maksimal nga organet kompetente.
A do ftohet Behxhet Pacolli si dëshmitar në gjykim apo ndaj tij do fillojë hetim, mbetët të shihet në ditët në vijim. /Sinjali
Lajme
Sefer Selimi: Zgjedhjet e parakohshme “të dakorduara” për 18 prill 2027 – VLEN dhe LSDM duan t’i shmangin
Analisti politik Sefer Selimi thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut tashmë janë “dakorduar” mes faktorëve politikë dhe se data e parashikuar është 18 prilli 2027.
Sipas Selimit, më 9 janar duhet të formohet Qeveria Teknike, ndërsa, sipas praktikës së deritanishme, posti i kryeministrit teknik i takon opozitës. Ai thekson se në këtë periudhë zakonisht në krye të Qeverisë Teknike vendoset ministri i Punëve të Brendshme.
“Zgjedhjet e parakohshme të ‘dakorduara’ mes faktorëve politikë janë më 18 prill 2027”, shkruan Selimi.
Por, sipas tij, në skenarin aktual ekzistojnë dy parti politike që duan me çdo kusht t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Ka dy parti politike (lexo: jo faktorë politikë) që me çdo kusht duan t’i shmangin zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato janë qeveritarja VLEN dhe opozitarja LSDM”, shprehet Selimi.
Deklarata e analistit ngre pikëpyetje mbi kalkulimet politike të dy subjekteve dhe mbi mundësinë që marrëveshjet eventuale për zgjedhje të parakohshme të ndryshojnë në varësi të interesave partiake.
“Përgjigjen e dini vetë”, përfundon Selimi.
Në ndërkohë, sondazhi i fundit në Flaka, favorizon mbajtjen e zgjedhjeve nga lexuesit shqiptarë.
Debati për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas deklaratave të kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje nëse këtë e kërkon opozita.
BDI e ka pranuar menjëherë këtë sfidë, duke kërkuar që Kuvendi të shpërndahet dhe të caktohet data për zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, VLEN ka kundërshtuar idenë e zgjedhjeve, duke argumentuar se vendit nuk i duhen zgjedhje, por zgjidhje, ndërsa LSDM ka deklaruar se nuk dëshiron t’i japë alibi mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ky debat vjen pas sondazhit të Flakës, ku pyetjes “A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?”, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve iu përgjigjën Po.
Nga gjithsej 502 vota, 417 votues ose 83% u shprehën pro zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa 66 votues ose 13% u përgjigjën “Jo”. 19 votues deklaruan se nuk e dinin ose nuk kishin qëndrim. Gazetaa Flaka
Lajme
Toshkovski: Nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se nga tani edhe motoçiklistët do të sanksionohen automatikisht përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Deri më tani, sistemi te motoçikletat regjistronte vetëm kalimin në semafor të kuq. Toshkovski tha se që nga dje është mundësuar edhe detektimi automatik i shpejtësisë së motoçikletave.
Sipas tij, masa është ndërmarrë para së gjithash për rritjen e sigurisë në komunikacion. Ai theksoi se nga gjashtë viktimat në aksidentet e trafikut këtë muaj, katër kanë qenë motoçiklistë.
“Qyteti i Sigurt” për momentin funksionon në Korridoret 8 dhe 10, si dhe në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa deri në mes të shtatorit pritet të vendoset edhe në Veles, Kavadar dhe Negotinë”, tha Toshkovski.
Toshkovski njoftoi gjithashtu se sistemi do të mundësojë pagesën online të gjobave edhe për qytetarët e Maqedonisë. Sipas tij, që nga fillimi i vitit në aksidentet e trafikut kanë humbur jetën 59 persona, krahasuar me 96 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet një ulje prej rreth 35 për qind.
Lajme
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi
Egzon Bytyçi, i cili privoi nga jeta gruan e tij, Jetlira Foniqi, ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme në QKUK.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Uka, drejtor i Mjekimit në QKUK.
“Egzon Bytyçi ka vdekur në orët e mbrëmjes së sotme pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve”, ka deklaruar Uka. /Klankosova.tv
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
