Lajme
Thaçi: Nëse PDSH shkon e vetme në zgjedhje, do të jetë forca e dytë politike në vend
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, sot ka bërë homazhe te varri i Arbën Xhaferit, duke përkujtuar ditëlindjen e tij. Thaçi foli edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe qëndrimin e partisë së tij për to.
Ai tha se nëse PDSH do të bëjë koalicion, varet nga përcaktimi i partive politike për integrimin evropian të vendit. Megjithatë, ai tha se nëse PDSH do të garojë e vetme në zgjedhje, do të jetë forca e dytë politike pas BDI-së, pasi sipas tij, kjo e fundit është favorite për të fituar zgjedhjet.
“Nuk do t’i bashkangjitemi askujt. Çështja e koalicionimit varet nga përcaktimi i paluhatshëm i partive për aspektin e integrimit evropian. Kjo duket e lehtë, por pas kësaj ka shumë vështirësi, ka shumë llokuma, shumë Apasieva, Mickoska. Ne kemi qenë çdo herë të palëkundshëm”.
“Ne jemi konstruktiv por jemi të përgatitur të ballafaqohemi vet në zgjedhje, me cilin do qoftë. E keqja e këtyre zgjedhjeve është se BDI është favorit absolut, nëse PDSH del vet do të jetë forca e dytë e shqiptarëve të Maqedonisë, dhe do t’i zhvendos nga skena politike këta që dolën para disa viteve dhe sot përfunduan në 8-9 grupacione politike”.
“Në këto zgjedhje duhet t’ia humbim të gjitha shpresat Rusisë dhe Putinit, edhe politikës lindore që do të na keqpërdor si shqiptarë, dhe me këtë të dezinfektojmë të gjitha bakteret që duan te kontaminojnë marrëdhënien tonë me BE-në dhe SHBA-në”, tha Menduh Thaçi./Telegrafi/
Lajme
Për shkak të reshjeve të borës rruga drejt Tanushës, Brezës dhe Malinës është e pakalueshme
Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sipas raportit të fundit ka pasur gjithsej 1.722 thirrje në Numrin e vetëm për thirrje për raste emergjente 112.
“Nga ato thirrje ‘reale” kanë qenë 60,63 për qind, ndërsa 39,37 për qind kanë qenë për nevoja tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë janë dërguar 42,2 për qind, drejt ndihmës mjekësore 23,65 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 2,06 për qind e thirrjeve reale në 112″, thuhet në kumtesë.
Në njoftim thuhet gjithashtu se në fshatrat Tanushë, Brezë dhe Malinë ka edhe borë edhe erë dhe rruga është e pakalueshme.
Lajme
ASH-Sela: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim
Nga ASH-ja e Selës kanë dënuar sulmet në Kumanovë ku përmes një kumtese thonë se Kumanova sërish është zgjedhur si arenë e skenareve të rrezikshme.
Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar të realizohet edhe në praktikë përmes goditjes së shqiptarëve dhe pronës së tyre, si është rasti i mbrëmshëm në Kumanovë ku janë djegur një zyrë dhe tre automjete në pronësi të shqiptarëve.
Fatkeqësisht si në të kaluarën edhe tani, Kumanova është zgjedhur përsëri si arenë për skenare të rrezikshme dhe goditjen e radhës ndaj shqiptarëve.
Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme, deklaratave që filluan që në kohë fushate, vendimeve qeveritare, incidenteve gjatë festës së 28 Nëntorit dhe së fundmi me djegien e pronës së shqiptarëve në Kumanovë, pyesim publikisht se kush qëndron pas gjithë kësaj fushate dhe kush luan me zjarrin? Mos vallë i ashtuquajturi “srbski svet”, së bashku me shërbetorët e tyre në Maqedoninë e Veriut dëshirojnë destabilizim ngjashëm siç tentuan ditë më parë edhe në Kosovë.
Duke ndjekur me shqetësim situatën dhe zhvillimet e fundit, ju bëjmë thirje qytetarëve që të kenë kujdes e të mos bien pre e provokimeve dhe skenareve të këtilla, ndërsa Qeverisë dhe institucioneve kompetente që të veprojnë urgjentisht për të ndaluar të njëjtat. Ftojmë partitë shqiptare në Qeveri që t’i japin fund aventurës së tyre për të cilën i paralajmëruam që në fillim dhe të mos bëhen edhe më tej kukulla të partnerëve të tyre që haptazi kanë shprehur planet e tyre kundër shqiptarëve, por të rikthehen në popull dhe bashkërisht të ndalojmë këtë fushatë të rrezikshme.
Aleanca për Shqiptarët i bën thirje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë në mënyrë të drejtëpërdrejtë për të ndaluar këto veprime dhe këtë fushatë që rrezikon jo vetëm vendin, por cënon edhe mbarë rajonin” – thonë nga ASH-ja e Selës. /tvklan.mk/
Lajme
Nga një janari rritet çmimi i energjisë elektrike
Nuk pres që çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari të rritet për më shumë se 1%, ka deklaruar kryetari i komisionit rregullator për energjetikë Marko Bislimovski. Ai tha se ky vlerësim bazohet në çmimet që KRRE i ka caktuar për rrjetin, për transmetimin dhe për shpërndarjen e energjisë elektrike si dhe në çmimin e ofruar nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut për furnizuesin universal EVN Home, i cili është 62 euro për megavat orë.
MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË
„Duke pasur parasysh se tashmë e dimë edhe çmimin që e raportoi edhe Еlektranat e Maqedonisë së Veriut në tenderin e furnizuesit universal, i cili është 62 euro për megavat orë, unë nuk pres që rritja e energjisë elektrike në çmimin mesatar për familjet të jetë më e madhe se 1%. KRRE ka marrë vendim që nga 1 janari të rrisë çmimin e MEPSOS për shpërndarjen e energjisë elektrike për 5.68%, ndërkohë, çmimi për distribuimin nga Elektrodistribuimi do të ulet për 5.52%, ndërsa çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike, MEMO, do të rritet për 19.8%”.
Bislimoski tha se ajo që është më e rëndësishme për familjet dhe shfrytëzuesit e vegjël ështe se pjesa e rrjetit, përfshirë transferimin dhe shpërndarjen, do të ketë ulje prej 7%. Por sa I përket çmimit përfundimtar që do të duhet ta paguajnë blloqet e ndryshme të konsumatorëve ai tha se do të bëhet e ditur së shpejti.
MARKO BISLIMOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË
“Saktësisht sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike, si dhe çmimi sipas blloqeve të ndryshme të konsumatorëve, do të bëhet e ditur këto ditë pasi llogaritë të kryhen nga EVN Home, e cila si furnizues universal është përgjegjëse për këtë dhe pastaj këto çmime do t’i dërgohen KRRE-së për kontroll dhe miratim të fundit. Çmimet do t’i referohen tregut të rregulluar të energjisë elektrike përmes të cilit furnizohen amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël”
Në lidhje me tarifën e përditshme të lirë, Bislimoski sqaroi se analizat kanë treguar se çmimi i energjisë elektrike në bursën më të madhe në rajon, si dhe në bursën tonë, është më i ulët në periudhën nga ora 12 deri në 16, ndërsa më i lartë nga ora 20 deri në 24 dhe se tarifa e lirë e tillë do të ngelet deri në pranverë.
-
Lajme1 month ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme9 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme9 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare