Connect with us

Lajme

Xhaferi: Do të bëjmë gjithçka që të përmbushim nevojat e studentëve

Me vizitën në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir jam siguruar për kushtet e punës akademike të profesorëve dhe studentëve, ndërsa isha njoftuar edhe për nevojat për mbështetjen e mëtejshme të qeverisë për institucionet arsimore, theksoi kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi gjatë vizitës së sotme në këtë universitet në Manastir.

Gjatë takimit me rektorin Nedellkovski dhe profesorët, kemi biseduar edhe për Marrëveshjet kolektive, të cilat nuk janë në juridiksionin e Qeverisë por të Kuvendit, por edhe këto zhvillime po i përcjellim nga afër, theksoi Xhaferi.

“Jam i kënaqur me organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni arsimor dhe i kam parë të gjitha nevojat e tij dhe do të bëjmë gjithçka për nevojat e studentëve”, theksoi Xhaferi në deklaratën për mediat.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me gjendjen dhe kërkesën e komunitetit akademik nga universitetet në vend për masën e pagave dhe shtesave, kryeministri Xhaferi tha se e drejta e protestës, e drejta e grevës është e drejtë e patjetërsueshme, por, sepse esenca nuk do të arrihet me metodën e veprimit sepse nuk varet nga vullneti i Qeverisë.

“Unë nuk dua të distancohem si kryeministër aktual dhe kryetar i mëparshëm i Kuvendit, por procedura nuk duhet të jetë nën presion, sepse kemi praktikë të përshtatshme për zbatim me shkurtim të mundshëm të periudhës së negociatave, ndërsa me qëllim për të arritur variantin përfundimtar të marrëveshjes, sepse kontrata kolektive është mbi ligjin dhe mund të rregullojë gjëra të tjera”, sqaroi Xhaferi.

Gjatë vizitës në Manastir, kryeministri Talat Xhaferi ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Bisera Kostandinovska Stojçevska ku së bashku vizituan Institutin dhe Muzeun ku ndodhet Dhoma përkujtimore e Kemal Ataturkut dhe Muzeun e Alfabetit shqip ku ndodhet dhoma përkujtimore e themeluesve të alfabetit shqip.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Rikonstruimi i qeverisë pritet nga mesi i qershorit

Edhe pas shkrirjes së pesë subjekteve politike në një parti VLEN, mbeten të ngrira raportet me dy funksionarët Arben Fetai dhe Fatmir Limani. Ministri për qeverisje të mirë Arben Fetahu, vazhdon me ekskursionet jashtë shtetit, ndërsa Limani vazhdon të mos pyet për asgjë VLEN-in.

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali tha se rikonstruimi i ekzekutivit pritet nga mesi i qershorit, në më shumë resorë qeveritare.

“Për kuadrot, të cilët do të merren me resorë të caktuar ende nuk e kemi diskutuar, është temë e hapur, përkatësisht a do të jetë kjo ministri në kuadër të VLEN-it është temë diskutimi por nuk ka ndonjë vendim. Nëse e vlerësojmë të gjithë se është resor i duhur dhe a do të mbetet, pavarësisht cila parti politike e merr një resor të caktuar, politikat janë të definuara dhe faktori njeri nuk e luan rolin kyç për ta ndryshuar politikën”, tha Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë.

Njëri nga kryetarët e VLEN-it Bilall Kasami tha seduke i ditur raportet e Limanit me Mickoskin, ka pasur shumë telefonata e shumë porosi, duke i kërkuar sqarime nga vetë strukturat partiake.

“Nga momenti i vete përjashtimit të z.Limani nga Lëvizja BESA dhe rrjedhimisht edhe nga VLEN-i, ai veçse e ka përjashtuar veten edhe nga qeverisa si propozim i VLEN-it. Tash çfarë mund të ndodh në të ardhmen politikisht për atë çështje duhet ta pyesni zotërinë në fjalë apo eventualisht do të ketë ndonjë kombinatorikë me ndonjë parti tjetër politike. Por, siç e përmenda hisen e shqiptarëve në qeveri do vazhdoj ta përfaqësoj VLEN-i sipas marrëveshjes fillestare që e kemi pas me kryeministrin”, u shpreh Bilall Kasami, njëri nga kryetarët e VLEN-it.

Ditë më parë Ministër i politikës sociale dhe demografisë Fatmir Limani tha se aktualisht është ministër i popullit, në pushtetin ndërmjet partnerëve të koalicionit të VLEN dhe VMRO. Por, ai nuk e pohoi e as nuk e mohoi që në rikonstruimin e qeverisë a do të vazhdoj të mbaj post ministror si kuadër i ndonjë partie. Limani është parë së fundmi edhe i afruar nëpër evenimente me BDI-në.

Continue Reading

Lajme

Krisin grushtat ende pa nisur fushata në Kosovë/ Sami Lushtaku e bën për spital kryetarin e VV-së në Skenderaj

Është sulmuar kryetari i Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti.

Sipas një statusi të Bahri Zabelit, Mehani është rrahur nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij.

Ndërsa tashmë është publikuar edhe një video nga vendi i ngjarjes.

Sulmi ka ndodhur në një lokal.

Continue Reading

Lajme

Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën për herë të parë do të marrin dëftesa digjitale

“Krahas dëftesave të shtypura në letër në fund të këtij viti shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë për herë të parë do të pranojnë edhe dëftesa digjitale, si rezultat i përkushtimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për digjitalizimin e arsimit”. Kështu thonë në një njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Këtë vit shkollor fillojmë me vendosjen graduale të dëftesave digjitale. Ato do të kenë vlefshmëri të njëjtë me dëftesat në letër, të cilat gradualisht do të zëvendësohen, gjë që do të lehtësojë punën administrative të shkollave, do të ulë shpenzimet për shtypje dhe do të mundësojë qasje online në dokument në çdo kohë. Vazhdojmë me digjitalizimin e sferës së arsimit. Jam e kënaqur me intensitetin e këtij procesi, sepse pothuajse të gjitha procedurat për realizimin e të drejtave dhe shërbimeve janë thjeshtësuar dhe realizohen në mënyrë elektronike. Mbetet edhe regjistrimi në arsimin e lartë, ndërsa me implementimin e dëftesave digjitale hapet mundësia për realizimin edhe të këtij qëllimi”, deklaroi ministrja Vesna Janevska.
Një operator i Telekomunikacionit në vend ka dhuruar nënshkrime elektronike për të gjitha 368 shkollat fillore në vend, me ç’rast do të mundësohet realizim më i thjeshtë, më i shpejtë dhe më efikas i procesit të lëshimit të dëftesave digjitale.

Me vendosjen e dëftesave digjitale, nxënësit dhe familjet e tyre do të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në dokumente, ndërsa shkollat do të përfitojnë proces më efikas administrativ dhe arkivë të përhershme elektronike.

Çdo dëftesë digjitale ruhet në arkivë të përhershme elektronike dhe sipas nevojës dhe kërkesës së nxënësit ose familjes së tij, mund të shtypet nga shkolla. Në vitet në vijim, dëftesat digjitale do të fillojnë të zbatohen gradualisht edhe për nxënësit e klasave më të larta.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme17 hours ago

Rikonstruimi i qeverisë pritet nga mesi i qershorit

Edhe pas shkrirjes së pesë subjekteve politike në një parti VLEN, mbeten të ngrira raportet me dy funksionarët Arben Fetai...

Lajme17 hours ago

Krisin grushtat ende pa nisur fushata në Kosovë/ Sami Lushtaku e bën për spital kryetarin e VV-së në Skenderaj

Është sulmuar kryetari i Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti....

Lajme17 hours ago

Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën për herë të parë do të marrin dëftesa digjitale

“Krahas dëftesave të shtypura në letër në fund të këtij viti shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në të...

Lajme17 hours ago

Zbulohet një vrasës serik në Maqedoni, 4 vrasje dhe dy tentime për vrasje, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore Publike ka zbuluar një vrasës serik i cili dyshohet për veprën penale “Femicid”. Në brifingun me gazetarë, prokurori...

Lajme17 hours ago

Mashtrimet për dënimet në trafik, MPB u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm

Ministria e Punëve të Brendshme, ka paralajmëruar se ditëve të fundit është vërejtur një rast i shpeshtë ku disa persona...

Lajme2 days ago

Gjykatat e kthyen në punë mjekun “tik-toker” që i xhironte pacientet në Gjinekologjinë e Tetovës

Tre vite më parë anesteziologu Valton Dervishi nga spitali i Tetovës u vu nën pranga, u dënua nga publiku dhe u...

Lajme2 days ago

Komuna e Tetovës rrit pagat e administratës komunale me 7% për tre vite radhazi

Komuna e Tetovës ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje me Sindikatën e Punëtorëve për rritjen e pagave të administratës komunale....

Lajme2 days ago

Studentët shqiptarë protestojnë sërish të hënën në Shkup

Studentët shqiptarë të Fakulteteve Juridike nga tri universitetet me mësim në gjuhën shqipe – Universiteti i Tetovës (UT), Universiteti “Nënë...

Lajme2 days ago

Elmazi: Biznesmeni shqiptar Samir Mane investon mbi 100 milion euro te “Treska”

Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi në emisionin “Dialog te Lajmi” deklaroi “Samir Mane është njëri nga pretendët kryesorë,...

Lifestyle2 days ago

Blerim Destani e puth nënën në ballë dhe i bën urimin më të bukur

Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Blerim Destani, vazhdon të ndajë herë pas here momente personale me ndjekësit e tij në...

Trending