Connect with us

Lajme

Xhaferi: U gjet zgjidhje për nxënësit e Medresesë Isa Beu në Shkup

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka zhvilluar takim me Reisul-Ulemanë e Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetain.

Në takim, fokusi kryesor ishte në vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të miratuar në mbledhjen e 26 marsit të vitit 2024, me të cilin jepet pëlqim për themelimin e Shkollës së Mesme Private “Madreseja Isa Beu” – në fshatin Kondovë, Shkup, e akredituar dhe me status të shkollës së mesme të rregullt. Ky vendim paraqet zgjidhje për problemin e kamotshëm me të cilin ballafaqoheshin nxënësit e Medresesë Isa Beg në Shkup, të cilët pas përfundimit të arsimit të mesëm në shkollën e mesme islame, nuk mundeshin të regjistrohen në studimet universitare në fakultetet në vend, që për ta paraqiste një handikap dhe diskriminim të madh.

Njëherazi, kjo është një çështje për të cilën Kryeministri Xhaferi ka shprehur interes gjatë mandatit të tij si Kryetar i dhomës ligjvënëse, kur mori përsipër formimin e grupit punues që do të hartojë një zgjidhje ligjore që do të rregullojë statusin e shkollave fetare, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për arritjen e tolerancës më të lartë ndër-fetare dhe parandalimin e çdo devijimi nga mësimi burimor.

Ef. Fetai shprehu falënderim për takimin dhe mirënjohje për këmbënguljen dhe përkushtimin e Kryeministrit Xhaferi në gjetjen e modusit me të cilin do të realizohet ky qëllim dhe më në fund nxënësit që e ndjekin mësimin në Medresenë Isa Beu, do të mund të inkuadrohen në mënyrë të barabartë në sistemin e arsimit të lartë në Republikën Maqedonia së Veriut. Mësimi në Shkollën e Mesme Private “Medreseja Isa Beu” do të zhvillohet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke. Do të organizohet dhe realizohet mësim për arsimin e mesëm të gjimnazit në përputhje me planet arsimore dhe programet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe në përputhje me Ligjin për arsim të mesëm.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Pasi vodhi veturën, fëmija nga Tetova gjatë vozitjes u përplas me një veturë tjetër

Një fëmijë nga Tetova është ndaluar nga policia pasi i njëjti pasi kishte marrë një veturë në mënyrë të paligjshme, u përplas me një veturë tjetër.

“Më datë 16.04.2024 në orën 02.05 në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB- Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova. Ai dyshohet se rreth orës 01:00 në rrugën ,,Blagoja Toska” në Tetovë kishte marrë në mënyrë të paligjshme veturën ,,folkswagen past” me shenjat e regjistrimit të Tetovës, pronë e personit M.S.(46) nga Tetova, pas së cilës, duke u larguar me automjetin, ka dëmtuar një tjetër veturë ,,folkcvagen golf” me targa regjistrimi të Tetovës, pronë e S.S.(45) nga Tetova. Makina u kthye tek pronari kurse personi është mbajt në stacionin e policisë”, thonë nga SPB-Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Një 28-vjeçare nga Shkupi është rrahur nga bashkëshorti dhe prindërit e tij

MPB ka njoftuar se 14.04 në ora 20:15 në SPB Shkup një grua 28 vjeçare ka raportuar se rreth orës 11:30 në zonën e Draçevës është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj J.M.(27) nga Shkupi nga prindërit e tij dhe tezja e tij, gjatë së cilës janë përdorur edhe sende të forta.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Lajme

BDI: Më 8 maj, Mickoskit dhe tellallëve të tij do t’i tregohet vendi

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian kanë reaguar pas një dekalrate të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili tha se do ta dërgojë BDI-në dhe kryetarin e sa në pension politik. Nga BDI thonë se “Mickoski e di se në Maqedoninë e Veriut, nuk ka peshore që mund të mat punën, zhvillimin dhe transformimin e shtetit nga politikat reformiste pro-europiane të BDI-së dhe z. Ali Ahmeti”

“E përkujtojmë Mickoskin dhe tellallët e tij pro-rus se karriera dhe veprimtaria politike e z. Ali Ahmeti është më shumë se histori, më shumë se Qeveri dhe më shumë se pushtet. Nga dita kur është themeluar BDI, z. Ali Ahmeti nuk ka humbur asnjë palë zgjedhje dhe kështu do të jetë derisa Mickoski do t’i bashkëngjitet tashmë pensionistëve si në LSDM ashtu edhe në VMRO, që dikur e dëshironin rrënimin e BDI-së dhe liderit të shqiptarëve, z. Ali Ahmeti”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Continue Reading

TË FUNDIT

Sport5 hours ago

Rikthehet Champions League, Barça e pret PSG-në e Dortmundi, Atleticon

Sonte në stadiumin “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë  dhe në stadiumin “Signal Iduna Park”  të Dortmundit  do të zhvillohen ...

Lajme5 hours ago

Pasi vodhi veturën, fëmija nga Tetova gjatë vozitjes u përplas me një veturë tjetër

Një fëmijë nga Tetova është ndaluar nga policia pasi i njëjti pasi kishte marrë një veturë në mënyrë të paligjshme,...

Lajme5 hours ago

Një 28-vjeçare nga Shkupi është rrahur nga bashkëshorti dhe prindërit e tij

MPB ka njoftuar se 14.04 në ora 20:15 në SPB Shkup një grua 28 vjeçare ka raportuar se rreth orës...

Lajme5 hours ago

BDI: Më 8 maj, Mickoskit dhe tellallëve të tij do t’i tregohet vendi

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian kanë reaguar pas një dekalrate të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili...

Lajme5 hours ago

Krimi që tronditi Pejën: Burri dyshohet se e vrau bashkëshorten në banesën e tyre

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e...

Lajme1 day ago

Çmimet e naftës bien pas sulmit të Iranit

Çmimet e naftës kanë rënë pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit. Në bursën e Londrës çmimi arriti në 90...

Lajme1 day ago

Ilir Meta mbështet VMRO-DPMNE-në: Fitorja e tyre do t’i jep një dimension të ri zhvillimit ekonomik të vendit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij për VMRO-DPMNE-në. Sipas ish presidentit të Shqipërisë, nga...

Lajme1 day ago

Ndryshimet në platformën X të Elon Musk, përdoruesve nuk do t’u jepet ky opsion

Platforma X nuk i lejon më përdoruesit të fshehin distinktivët e tyre blu të verifikimit, pavarësisht nëse kanë paguar për...

Lajme1 day ago

Mickoski: Ka ikur koha kur Reçica mund të shantazhonte

Dje Artan Grubi ka dhënë kushtin e BDI-së për mbështetje në raundin e dytë zgjedhor. Ai tha se është e...

Lajme2 days ago

Arben Taravari njofton se VLEN anulon tubimin, shkak aksidenti tragjik

Arben Taravari kandidat për president nga VLEN nëpërmjet një video mesazhi ka njoftuar se tubimi në Gostivar anulohet përshkak të...

Trending