Lajme
Burg të përjetshëm për shtetasin e Maqedonisë, goditi 40 herë me thikë gruan e tij
Gjykata Themelore e Koçanit ka sjellë një vendim me burg të përjetshëm. Bëhet fjalë për një burrë i cili e kishte goditur gruan e tij në mënyrë brutale 40 herë me thikë. Ngjarja kishte ndodhur shtatorin e vitit të kaluar.
“Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, dhe pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore në Koçan ka nxjerrë aktgjykim dënues për një person për veprën penale – Vrasje e kryer gjatë dhunës në bazë gjinore dhe në mënyrë mizore, ndërsa autori është dënuar me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.
Personi në fjalë akuzohet edhe për veprën shantazh ndaj viktimës, që e kishte bërë para vrasjes. Këtë vepër i akuzuari nuk e ka pranuar dhe procedura për këtë pjesë zhvillohet e ndarë.
Më 25 shtator 2023, i akuzuari vrau gruan në mënyrë brutale, duke e goditur me thikë shumë herë. Ishte ora 06:15 kur ndodhi vrasja, koha kur tashmë e ndjera përgaditeshte për të shkuar në punë. Ai kishte marrë thikë nga kuzhina e shtëpiës dhe e kishte përndjekuar gruan rrugës kur ajo po shkonte në punë. Ai e kishte sulmuar duke e goditur në gjoks, stomak, kraharor dhe duar. Nga lëndimet, viktima kishte ndëruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas gjetjeve asokohe arsyeja e sulmit ishte zhvatja e parave dhe kërcënimi për video komprometuese që sulmuesi kërcënonte se do t’i bënte publike. Gruaja paraprakisht kishte denoncuar disa herë për kërcënime në polici dhe në prokurori, nga ku kishte kërkuar edhe mbrojtje.
Lajme
Deklaratë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë mbi ndryshimet e mundëshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundëshme ligjore nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe. Vënia në pikëpyetje e këtij statusi cënon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik.
Gjuha shqipe nuk është thjesht një çështje gjuhësore; ajo është një simbol i identitetit, historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë një popull shtet-formues në këtë vend.
Vlerësimi i saj si gjuhë zyrtare është rezultat i përpjekjeve të gjata dhe sakrificave të mëdha të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje përbën një provë të rëndësishme për përkushtimin e shtetit ndaj parimeve të barazisë, unitetit dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve etnike.
Çdo përpjekje për të zvogëluar rolin e gjuhës shqipe bie ndesh me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit, një marrëveshje historike që i dha fund konfliktit mbi baza etnike dhe krijoi bazën për bashkëjetesë dhe paqe të qëndrueshme.
Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut, aktorëve politikë dhe juridikë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë, që të mbrojnë arritjet e deritanishme dhe të garantojnë respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve si një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të vendit.
Maqedonia e Veriut ka mundësinë të dëshmojë se është një model i suksesit të bashkëjetesës multietnike, dhe ruajtja e statusit të gjuhës shqipe është një gurë themeli në këtë drejtim.
Lajme
E dhimbshme: Vdes policja 22-vjeçare, pasi rrëshqiti nga Piramida në Tiranë
Një police e Shqipërisë, ka vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
22-vjeçarja u rrëzua ditë më parë nga Piramida në kryeqytetin e shtetit që i shërbente.
Ajo po merrte trajtim te Neurologjia prej më shumë se një jave në spitalin ku edhe dha frymën e fundit.
Lajme
Hyri “live” në Tik-tok nga Gjinekologjia, gjykata në Tetovë kërkon që që të kthehet në punë anesteziologu Valton Dervishi
Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi, i cili u dënua me 15 muaj burg, pasi kishte hyrë “live” në Tik-Tok nga Reparti i GJjinekologjisë, përcjell TV21. Sipas vendimit të gjykatës, spitali është i detyruar që ta kthejë në punë të njëjtën.
“Kërkesa e paditur e paditësit V.D. aprovohet. Ndërpritet vendimi për shfuqizim të marrëdhënies së punës pa afat…nga viti, e marrë nga i padituri, ISHP Spitali Klinik i Tetovës”, thuhet mes tjerash në vendimin e gjykatës.
-
Lajme2 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme7 months ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle7 months ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme10 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme10 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme7 months ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme7 months ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare