Lajme
Fronti Evropian zgjedh Ziajdin Selën për kryetar të Kuvendit
Fronti Europian ka mbajtur seancë simuluese konstitutive të Kuvendit nga zgjedhjet e 8 majit. Me seancën ka udhëhequr kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Fillimisht u konfirmuan deputetët, ndërsa më pas u zgjodh edhe kryetarin i Kuvendit, shkruan SHENJA.
Me 120 vota nga të pranishmit votuan që Zijadin Sela të jetë kryetari i Kuvendit.
Pas zgjedhjes së Ziajdin Selës, u kalua në pikën e radhës ato të ndryshimeve kushtetuese.
U kërkua që të ndryshohet kushtetuta dhe të shtohen edhe populli Bullgar.
Po ashtu u kërkua që edhe presidenti të votohet në Kuvend me 2/3 e votave.
Lajme
Mexhiti: Për postet ministrore ditëve në vijim!
Izet Mexhiti as e ka konfirmuar dhe as e ka përgënjeshtruar informacionin se në Qeverinë e ardhshme do të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm.
Ai tha se për resorët dhe postet do të flitet më vonë.
“Do të flasim ditëve në vijim”, tha Izet Mexhiti.
Gjatë ditës së djeshme Mexhiti reagoi ndaj retorikës së kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskës dhe paralajmërimet e saj për Tribunal në Hagë për UÇK-në, kurse sot bëri thirrje që vendi nuk duhet të kthehet në të kaluarën.
“Mendoj se nuk duhet të kthehemi mbrapa sepse ajo kthen të kaluarën kthen emocione. Mendoj se kemi mjaftueshëm punë për të ardhmen, për promovimin e programeve tona, ideve tona, për zhvillim ekonomik, për ta ndalë emigrimin, për ta luftuar korrupsionin, për të lëvizur drejt integrimeve. Dje ishte një reagim jo i mirë, pati një reagim konform situatës nga ana jonë, mendoj që aty e mbyllim”, tha Mexhiti.
Mexhiti nuk ka dilema se rrethi I dytë I zgjedhjeve do të jetë vetëm një formalitet, duke u thirrur në dallimin e madh midis Siljanovskës dhe Pendarovskit. Ai tha se për rrethin e dytë do të vendosin qytetarët./tvklan.mk
Lajme
Grubi kërkon fitore 30:0 për Frontin Evropian
Zv/kryeministri Artan Grubi, ka kërkuar fitore prej 30:0 për Frontin Evropian, duke shtuar se vetëm kjo fitore mund t’i bijnë në mend drejtuesit e VMRO-DPMNE-së.
“Ftoj të gjithë votuesit e opozitës shqiptare dhe ata që qëndruan në shtëpi, të mos e lejojnë servilitetin, vazalitetin, puthadorësinë, shërbimin që e bëjnë 5 persona ndaj Mickovskit, Gordanës, Apasievit, VMROsë dhe Levicës, e indirekt edhe Serbisë e Rusisë, kundër UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.
Me 30:0 me deputet më 8 maj duke e rrethuar numrin 4i thuhet JO Mickovskit, JO Gordanës, JO Serbisë e Rusisë, JO 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve që nuk po zgjedhin mjete për ta shpëtuar lëkurën e tyre si humbës masiv me 40.000 vota diferencë, SI DHE DO TË SILLET VMRO PARA AKTIT TË KRYER PARA SHQIPTARËVE DHE ALI AHMETIT.
I madh e i vogël, burrë e grua, fshat e qytet, të GJITHË NË KËMBË PËR MOS TË LEJUAR nëpërkëmbje dhe kthim prapa 25 vjet!
NUK KA VOTA PËR SHËRBËTORË TË MICKOVSKIT DHE VMROsë!”, ka shkruar Grubi.
Lajme
Ahmeti: Gjithkund goditet BDI – se kanë me BDI-në por me shqiptarët!
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e reflekton vullnetin e shumicës së qytetarëve – është mesazhi që vjen nga Fronti Evropian, pasi lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, preferon koalicionin VLEN në qeverinë e ardhshme.
Mickoski, gjatë cdo tubimi vazhdon të adresojë akuza dhe sulme ndaj BDI-së, duke dërguar mesazhin që BDI-ja duhet të shkojë në opozitë.
Por, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një tubimi në Saraj të Shkupit, tha se veprimet e fundit të Mickoskit, nuk janë të rastësishme.
“Gjithkund goditet BDI-ja. Nuk goditet BDI-ja, por shqiptarët. Shqiptarët janë pengesa pse e mbështesin BDI-në. Ju jeni fajtorë, ashtu sic thoshte Çubriloviqi – vrisni nënën shqiptare, mos I vrisnin burrat. Nënën shqiptare, ajo është fajtorja, Duan t`ja vrasin nënën, BDI-në shqiptarëve në Maqedoni, sepse është bërë halë në sy. Ne nuk jemi pengesë për të tjerët. Ne I kemi mbështetur qytetarët tanë për historinë e tyre, për gjuhën, kur të gjithë të tjerët ua kontestojnë”, tha Ali Ahmeti.
Por, gjatë një tubimi në Çair të Shkupit, lideri I BDI-së Ali Ahmeti, I është kundërpërgjigjur edhe kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, lidhur me pretendimet e saj për Tribunal të Hagës për UÇK-në. Sipas Ahmeti, kjo nuk do të ndodh.
“UÇK ka nënshkruar një marrëveshje me NATO-n, Amerikanë, BE-në dhe I ndjeri Boris Trajkovski dhe unë si Komandant I Përgjithshëm. Ky kapitull është mbyllur sepse drejtësia ndërkombëtare ka vërtetuar se UÇK-ja është ushtri clirimtare dhe jo mercenarë”, tha Ahmeti.
Nga Fronti Evropian thonë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidati presidencial I VLEN-it ka rreth 37.000 vota më pak se ai I Frontit Evropian dhe nëse rezultati përsëritet edhe në zgjedhjet e 8 majit, përfaqësues legjitim në qeverinë e ardhshme është pikërisht Fronti Evropian.
Por, Mickoski vazhdon të insistojë se parimi fituesi me fituesin është shkelur para 7 viteve./tvklan.mk
-
Lajme2 months ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 months ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Sport7 years ago
These ’90s fashion trends are making a comeback in 2017
-
Lajme3 months ago
Aksident i përgjakshëm në Maqedoninë e Veriut, dy të vdekur dhe shtatë të lënduar
-
Lajme3 months ago
Etiketat me shenjën NMK për targat do të jenë pa pagesë për qytetarët
-
Lajme2 months ago
Vrasje në Bllacë të Shkupit
-
Lajme3 months ago
Pamje të rënda: Momenti kur u godit me veturë dhe u rrahë për vdekje i riu nga Podujeva (VIDEO)
-
Lajme3 months ago
39 vjet burg për të akuzuarit për rastin “Llaskarca”