Sport
Isnik Alimi: Goli debutues, ndjesi e mirë dhe gjithmonë do të mbahet mend
Mesfushori Isnik Alimi ishte autor i golit për Maqedoninë e Veriut në duelin kontrollues ndaj Çekisë, në të cilën përfaqësuesja e vendit e humbi në minutat shtesë nga një penallti e dyshimt me rezultatin 2:1.
Për mesfushorin shqiptar që me paraqitjet e tij të mira ka zënë një vend titullari në formacionin e Bllagoja Milevskit, ishte goli i parë që realizon me fanellën e ekipit përfaqësues të vendit, ndërsa për të njejtën është shprehur i lumtur, përderisa thotë se do të ishte edhe më mirë nëse do të ishte gol i fitores.
“Normal ndjesia është e mirë se ishte edhe goli i im i parë me fanellën e përfaqësueses dhe jam i lumtur, por besoj që do të ishte edhe më mirë nëse do të ishte gol i fitores, pasi ajo humbja sikur ja zbehu bukurinë, por sidoqoftë goli i parë mbahet mend gjithmonë. Është e veçantë të jesh pjesë e ekipit përfaqësues dhe është gjithmonë ndjesi e mirë, atmosfera është e mrekullueshme dhe funksionojmë mirë si grup. Para vetes kemi Ligën e Kombeve që do të fillojë në muajin shtator dhe mezi pres ndeshjen e parë të këtij edicioni për të dhënë më të mirën nga vetja, për të ndihmuar ekipin dhe të arrijmë sa më lartë”, është shprehur Isnik Alimi.

Futbollisti nga Struga që aktualisht është pjesë e skuadrës Sepsi në Rumani, në ekipin përfaqësues u ftuar për herë të parë vitin e kaluar, ku u veçua me paraqitjet e tij në duelin me Italinë, teksa në dy ndeshjet e muajit mars të këtij viti mungoi për shkak një lëndimi.
Lajme
Parisi feston! PSG kalon Bayern dhe prek finalen e Champions
PSG është finalistja e dytë e Champions League. Pasi fitoi 5-4 në ndeshjen e parë, ekipi i Luis Enrique barazoi 1-1 ndaj Bayern në takimin e kthimit. Sfida u zhbllokua shumë shpejt me anë të Dembele, pas një asisti të Kvara.
Bavarezët ushtruan presion disa herë por nuk mundën dot që të futeshin në lojë, pasi goli i barazimit erdhi vetëm në fund dhe mban firmën e Kane. Feston PSG, e cila shkon në finale dhe do kërkojë suksesin e dytë radhazi në këtë kompeticion. PSG-Arsenal luhet me 20 maj në Budapest.
Lajme
Shkëndija e Tetovës kalon në finale të Kupës, eliminon skuadrën nga Haraçina
Shkëndija – Sileksi do të jetë finalja e edicionit të sivjetshëm në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Skuadra tetovare arriti të triumfojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke marrë fitore me rezultat 0:2 në Kumanovë dhe me shifra të përgjithshme 5:2 avanson në finalen e madhe. Dy golat e triumfit për tetovarët i realizuan Spahiu dhe Ndzegue në 5 minutat e fundit të sdifës.
Në anën tjetër, Sileksi u kualifikua në finale, pasi në takimin e kthimit mundi Ohridin me golin e vetëm të Dodevit dhe me rezultat të përgjithshëm 2:1 merr biletën për verdiktin final.
Ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit do të luhet me 20 maj në arenën “Todor Proeski” në Shkup. /Sportmania/
Sport
BEFASI NË TETOVË: Shkëndija mundet nga Bashkimi
Një surprizë e madhe është regjistruar në Tetovë, ku Bashkimi arriti të befasojë Shkëndijën, duke shkaktuar një nga rezultatet më të papritura në kampionat.
Bashkimi arriti ta mposht me rezultat prej 3-2 Shkëndijën në terrenin e saj.
Kjo humbje për Shkëndijën vjen si një goditje në garën për kreun, ndërsa Bashkimi dëshmon se mund të jetë faktor i rëndësishëm në fazën përfundimtare të sezonit.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
