Lajme
Kurti: Serbia është përgjegjëse për vrasjen e Afrim Bunjakut, kërkojmë ndihmën e faktorit ndërkombëtar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe një pjesë të kabinetit të tij qeveritar, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.
Kurti tha se rreshteri Bunjaku lartësoi shtetin e Kosovës edhe për popullin e Kosovës, por edhe opinionin publik ndërkombëtar.
“Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim, Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrijmë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës, në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me nder dhe përkushtim. Numri i policëve me kadetë të rinj po rritet, morali i policisë sonë edhe ushtrisë tonë kurrë s’ka qenë më i lartë, andaj kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, të heroit Afrim Bunjaku ia ka vlejtur fort për Policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”.
Ai tha se me rënien e tij nuk ranë policë të tjerë, ndërsa për kolegët e Afrim Bunjakut që ishin me të kur u sulmuan, tha se nuk lejuan që trupi i tij të bie në dorën e grupit terrorist.
“Duke rënë Afrim Bunjaku nuk kanë rënë shumë policë të tjerë dhe ata policë që ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike e forcat që ishin të financuara dhe të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë ikën me turp, i lanë të vrarët dhe të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin tonë dhe me popullin tonë liridashës”.
Kurti tha se për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku përgjegjëse është Serbia dhe se ajo duhet të japë përgjegjësinë. Këtu ai kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve.
“Serbia është përgjegjëse, andaj Serbia duhet të japë përgjegjësi. E në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë. Idealet e dëshmorëve për neve do t’i jetësojmë e po i jetësojmë, ndërkaq kujtimin tonë për ta do ta përjetësojmë e po e përjetësojmë. “
Lajme
Granit Xhaka e pranon falsifikimin e çertifikatës, nuk do të luajë ndaj Maqedonisë
Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka pranuar publikisht se ka kryer një testim të falsifikuar për COVID-19.
Xhaka me këtë rast ka kërkuar falje për këtë ngjarje, përmes një reagimi.
Ai deklaroi se kishte frikë ta merrte vaksinën.
“Në ditët e fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë arsye, dëshiroj të shprehem personalisht. Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria. Në këtë gjendje të ngarkuar emocionale, bleva një konfirmim vaksinimi, në vend që t’i sqaroja pyetjet dhe shqetësimet e mia përmes rrugës së parashikuar. Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e drejtë. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë. Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, i vë vetes në dispozicion autoriteteve për sqarimin e plotë të çështjes dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kompetente”, ka shkruar Xhaka.
Lajme
Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!
Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se është nga fshati Xhepçisht i Komunës së Tetovës, mëson tetova1
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person mbi 70-vjeç, i cili kishte dalë në zonën malore si alpinist. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm me mjete të zakonshme, trupi i pajetë është transportuar me helikopter nga zona malore. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes./tetova1.mk
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
