Connect with us

Lajme

ASH: Po kthehemi në kohën e Jugosllavisë, kur fëmijët shqiptarë nuk pranoheshin në spitale

Për brenda 1 muaji, dy raste të mostrajtimit ose keqtrajtimit në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Rasti i dytë i foshnjës 14 muajshe përfundoi në mënyrën tragjike dhe përsëri e vetmja përgjigje është se “rasti do të hetohet”, “inspektorati do të dalin në terren”, por gjithçka përfundon në fjalë boshe dhe asnjëherë nuk vihet drejtësia në vend.

E gjithë kjo ndodh në kohën kur edhe drejtori edhe ministri i shëndetësisë thonë që janë shqiptarë.

Me tragjëditë e këtilla po kthehet koha e ish Jugosllavisë, ku fëmijët shqiptar vdisnin sepse nuk i pranonin nëpër klinika ose i trajtonin keq edhe kur i pranonin.

Për të mos mjaftuar kjo, si në rastin e parë edhe në rastin e dytë, në vend që të hetohen dhe sillen para drejtësisë mjekët e papërgjegjshëm, hidhen akuza nga më të ndryshmet për prindërit e fëmijëve. Në rastin e parë i akuzuan për keqkuptim e tani tentohet që babai të akuzohet për reagimin e tij që erdhi si pasojë e papërgjegjësisë së mjekëve me epilog fatal.

Pyesim publikisht se edhe sa fëmijë do të pësojnë dhe sa familje do të përballen me tragjëdi të këtilla që dikujt t’i kujtohet të veprojë e të ndjejë përgjegjësi? Fëmija i kujt e ka radhën që të përballet me këto klinika që për një kohë të shkurtër po shndërohen në morg për fëmijët shqiptarë?

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Tragjedi në Shkup: Një grua ka ndërruar jetë, pas rënies nga ballkoni ndërsa një fëmijë po lufton për jetën

Një fëmijë 9-vjeçar po lufton për jetën në Qendrën e Urgjencës në Shkup, ndërsa një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje pas rënies nga një ballkon në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

MPB-ja për Kanal 5 e konfirmon ngjarjen, por nuk jep detaje për shkak të interesit të hetimit.

Nuk dihet në çfarë rrethana gruaja ka kërcyer nga ballkoni dhe nëse fëmija ka qenë me të në atë moment apo ka rënë më herët.

Sipas dëshmitarëve okularë, trupi i gruas ka përfunduar në gardh, ndërsa ndihma e shpejtë e ka transportuar fëmijën në Qendrën Klinike.

Në vendin e tragjedisë janë të pranishme një numër i madh automjetesh të ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve dhe policisë.

Continue Reading

Lajme

19-vjeçares nga një fshat i Tetovës i gjendet plumba në Aeroportin e Ohrit

Më 02.12.2024, në ora 07:20, në Pikën Kufitare – Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër, gjatë daljes nga shteti, zyrtarët policorë arrestuan M.M. (19) nga fshati Zhilçe i Tetovës.

Në vendngjarje u krye ekspertizë nga ekipet policore dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse.

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë Debbie Nelson, nëna e Eminem

Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.

Sipas mediave të huaja, Nelson vdiq më 2 dhjetor, pasi ishte duke luftuar me kancerin e mushkërive. Lajmi për sëmundjen e saj u raportua për herë të parë nga mediat në muajin shtator.

Eminem, i cili tani është 52 vjeç, dhe Nelson kishin një marrëdhënie të vështirë gjatë gjithë jetës së saj. Kur ai mori yllin në Hall of Fame, ajo e uroi publikisht.

“Marshall, nuk mund ta lija këtë ditë të kalonte pa të uruar për marrjen e yllit në Hall of Fame”, tha ajo.

“Të dua shumë. E dija se do të arrije atje. Ka qenë një udhëtim i gjatë,” shtoi Nelson në atë kohë. “Jam shumë, shumë krenare për ty.”

Kujtojmë se babai i Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, vdiq në vitin 2019 në moshën 67-vjeçare.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme9 hours ago

Tragjedi në Shkup: Një grua ka ndërruar jetë, pas rënies nga ballkoni ndërsa një fëmijë po lufton për jetën

Një fëmijë 9-vjeçar po lufton për jetën në Qendrën e Urgjencës në Shkup, ndërsa një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë...

Lajme14 hours ago

19-vjeçares nga një fshat i Tetovës i gjendet plumba në Aeroportin e Ohrit

Më 02.12.2024, në ora 07:20, në Pikën Kufitare – Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër, gjatë daljes nga shteti, zyrtarët...

Lifestyle14 hours ago

U nda nga Ariana, Don Xhon në lidhje dashurie më një tjetër ruse

Reperi Don Xhon, nuk po mund të ndahet nga ruset. Këtë e ka bërë të ditur vet ai, pas një...

Lajme14 hours ago

Ndërron jetë Debbie Nelson, nëna e Eminem

Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Sipas mediave të huaja, Nelson vdiq më 2...

Lajme14 hours ago

Kumanovë, disa të rinj sulmohen me mjete të mprehta

Kumanova nuk po gjen qetësi. Edhe sot është regjistruar një rast i sulmit, por këtë herë disa të mitur janë...

Lajme14 hours ago

Afati i fundit për ndërrimin e patentave të shoferit me emrin e vjetër përfundon më 31 dhjetor 2024

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentave të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, në...

Lajme14 hours ago

Prokuroria kërkon paraburgim për një person i cili tentoi djegien e flamurit shqiptar

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë ndaj një 20 vjeçari, i cili dje ka tentuar të djegë flamurin...

Lajme14 hours ago

MPB jep detaje për të shtë’nat në Çair ku pla’gos një person

Rreth orës 18:20, në Stacionin Policor të Shkupit (SPB Shkup), është raportuar se një person ka mbërritur në Spitalin e...

Lajme22 hours ago

E kishte vjedhur një veturë në Xhepçisht në oborrin e një shtëpie, arrestohet 44-vjeçari nga Tetova

Më 02.12.2024, në ora 13:30, në rrugën “Van Vardarska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë arrestuan E.M. (44) nga...

Lajme22 hours ago

Bekteshi: Deklarata e ministres së Arsimit fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve

Deklarata e Ministres së Arsimit është fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve për të njejtën duhet të ndërmerren masa konkrete, kështu...

Trending