Lifestyle
Bianca Junzell, artistja shqiptare me famë botërore që ka një mision të shenjtë
Bianca Junzell është pop-artistja shqiptare me famë internacionale, e cila falë interpretimit dhe performancës, ja ka dalë që të ketë adhurues në mbarë botën. Një artiste e rrallë, speciale dhe tejet e rafinuar. Bianca, përtej muzikës, shkëlqimit skenik, është një grua dhe nënë tejet e përkushtuar dhe që ka një mision: “Ta bëjë jetën e saj sa më të bukur”.
Momenti më i bukur i jetës?
Kur vajza ime ka ardhur në jetë. Nuk ka pasur asgjë më të bukur në jetën time deri në atë moment. Nuk do ta harroj ndjenjën kur e mbajta për herë të parë në duar. Ishte dhurata më e bukur nga Zoti. Kujtimi më i bukur i jetës sime.
Po, momenti më i rëndësishëm?
Kur jam ndier e plotësuar në shpirt. Unë besoj shumë në Zot dhe mendoj se çdo gjë që arrijmë në jetë është edhe falë ndihmës së pakursyer të Zotit, por edhe energjisë së njerëzve. Jam plotësuar me një partner të kuptueshëm, familje të shëndoshë, karrierë të ndërtuar sipas dëshirës, si me klientë në biznes, e, po ashtu, edhe në muzikë. Nuk mendoj shumë te pasuria, ani pse jam mirë edhe në këtë aspekt. Gjithsesi, për mua ka rëndësi pasuria shpirtërore, të tjerat vijnë me rend. Asnjëherë në jetë nuk ia mendoj të keqen askujt. Nëse kam mundësi të ndihmoj – e bëj, nëse jo atëherë e lë në dorë të Zotit.
Më i trishtuari?
Kur e humba gjyshen time para disa ditësh. Ka qenë dita më e vështirë e jetës sime. Ishte person i mrekullueshëm, me edukatë të shkëlqyer, që u largua nga jeta ime. S’di kur do ta pranoj këtë humbje. Shpresoj se në jetën tjetër të jem pranë saj.
Kënga e jetës?
Jeta është e bukur, shijojeni çdo sekondë. Duani ata që i keni afër zemrës, ndani kohë për ta! Gjithsesi, është e
rëndësishme të mos e harrojmë veten dhe obligimet tona. Mos harroni që në jetë çdo gjë duhet bërë sipas dëshirës dhe jo vetëm se e kemi obligim.
Si e përshkruan me pak fjalë karrierën tënde?
Shkëlqyeshëm, sepse kam arritur të punoj me pasion në fushën e muzikës dhe psikoterepisë. Kam kënduar në gjuhën shqipe, që e kam ndier gjithmonë afër zemrës. Muzika ime ka pasur sukses në shumë vende të botës dhe për këtë ndihem krenare.
Diçka që të ka mbetur peng në muzikë?
Është koha, që më duhet çdo herë ta balancoj me angazhimet tjera të jetës, që të mos e shpenzoj atë vetëm me pasionin tim, që është muzika. Kur jam në botën e muzikës, koha më ndalon në vend. Në fakt, shpesh jam në luftë për të gjetur
balancën ndërmjet përkushtimit ndaj familjes, qenit tim dhe muzikës.
Po, në jetë?
Më duhet të them se çdo gjë është në rregull. Ne duhet të mendojmë se jeta është e bukur dhe, pastaj, bukuria e jetës do të hyjë automatikisht brenda nesh. Ky është sekreti i jetës…

Na zbulo një anë tënden që publiku nuk e njeh?
Jam person pozitiv, andaj edhe vështirësitë e jetës mundohem t’i marrë me të lehtë, me besimin se çdo gjë ndodh për një arsye dhe çdo gjë zgjidhet një ditë.
Pika jote më e fortë?
Është besimi dhe fuqia që ndodhet brenda meje për të menduar se do t’ia dalë në çdo rrethanë. Çdo herë i arrij qëllimet dhe planet që i kam gjatë rrugës së jetës.
Pika jote më e dobët?
Nuk më pëlqen të humbi kohë pa kuptim. Nuk më pëlqejnë thashethemet. Më pëlqen koha e kaluar në mënyrë cilësore. Gjërat e tjera i pastroj nga tavolina ime…Nuk ka kohë as vend në jetën time për gjëra të shëmtuara, por vetëm të bukura.
Sekreti i bukurisë?
Më pëlqen të kujdesem për veten, fytyrën, trupin dhe gjithçka rreth meje. Bëj maska fytyre e flokë
çdo javë. Përpiqem të jem në trend edhe me veshjet, por edhe muzikën.
Projektet e reja?
Labeli im patën fatin të punojnë me një artiste si unë, e që dedikim primar e ka familjen, andaj nganjëherë shtyhen projektet e mia muzikore. Uroj që sa më shpejt të realizoj diçka të bukur dhe të përmbush pritshmëritë e publikut dhe fansave të mi, e që çdo ditë më shkruajnë, duke më pyetur se kur vjen kënga e re.
Diçka që s’ia ke thënë askujt e do na thuash neve?
Në nëntor dhe dhjetor do të jem në Nju-Jork, ku do të këndoj këngë të bukura shqipe. Gjithsesi, për më shumë informacione do u njoftoj në rrjetet e mia sociale. Po ashtu, së shpejti vijnë edhe projekte të reja muzikore në gjuhën angleze.
Lifestyle
“Kam pi” ndez atmosferën, projekti i ri nga Bledar Vishi në fokus
Skena muzikore shqiptare është pasuruar me një tjetër projekt të ri. Bledar Vishi ka publikuar këngën më të fundit “Kam Pi”, të shoqëruar me një videoklip që po tërheq vëmendje në rrjetet sociale.
Projekti vjen me një prodhim muzikor nga Nurtel, duke sjellë një stil ritmik dhe të kapshëm për publikun, ndërsa ana vizuale është realizuar nga Estia Films, që i jep klipit një estetikë moderne dhe dinamike.
Në videoklip shfaqet edhe modelja Mona, e cila i shton projektit një dimension më tërheqës vizual, ndërsa pas kamerës kanë kontribuar emra si Emiljano Gjonaj.
Xhirimet janë realizuar në ambiente atraktive si Lugina e Surrelit dhe Clasic Hotel Tirana, duke krijuar një atmosferë që përputhet me energjinë e këngës.
“Kam Pi” pritet të jetë një nga hitet e sezonit, me një kombinim të fortë mes muzikës dhe imazhit, që po gjen menjëherë reagim pozitiv nga publiku dhe fansat e artistit.
Lifestyle
Nora Istrefi flet për raportin me Robert Berishën: Çdo njeri e meriton një shans të dytë, por jo të tretë ndoshta
Këngëtarja, Nora Istrefi, ka qenë e ftuar në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, ku përveç projektit të ri muzikor “EP IV”, është ndalur edhe te jeta e saj private dhe raporti me ish-bashkëshortin, Robert Berishën.
Në javët e fundit në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar zëra për një afrim të mundshëm mes dyshes, sidomos pas një darke të përbashkët në Zvicër dhe deklaratave të Robert Berishës, i cili ka lënë të hapura mundësitë për çdo zhvillim mes tyre.
E pyetur për këto spekulime, Nora Istrefi ka reaguar fillimisht me humor duke thënë: “A fillut ju?”.
Më pas, ajo është ndalur te ideja e shanseve të dyta në marrëdhënie, ku ka dhënë një qëndrim të qartë mbi këtë temë.
Ajo është shprehur: “Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta”.
Në vijim të intervistës, kur është pyetur nëse do të zgjidhte një intervistë me ish-partnerin apo një pushim të përbashkët me të, këngëtarja ka treguar se marrëdhënia mes tyre mbetet korrekte edhe pas ndarjes. Ajo ka thënë: “Të dyjat i kam bërë, po”.
Ndërkohë, Nora Istrefi po vazhdon aktivitetin e saj muzikor me publikimin e projektit “EP IV”, i cili është pritur me interes nga publiku.
Lifestyle
“Ndarja” ndez skenën: Blerta Veseli me projekt të ri spektakolar
Pas një viti pauzë, këngëtarja rikthehet fuqishëm me projektin e saj më të ri “Ndarja”, një këngë që vjen e shoqëruar me një videoklip mbresëlënës, me standarde të larta produksioni dhe një estetikë që të kujton prodhimet hollywoodiane.
Klipi është realizuar nga XL Films, duke sjellë një vizual të kuruar deri në detaj, ku çdo skenë ndërton një atmosferë të fortë emocionale dhe artistike. Projekti dëshmon qartë se rikthimi i Blertës nuk është i rastësishëm, por i menduar për të bërë impakt të madh.
Pas këtij projekti qëndron një ekip i fuqishëm i industrisë muzikore. Producent dhe tekstshkrues është Nurteel, një emër i njohur për hitet e tij, ndërsa i gjithë projekti është menaxhuar nga Labinot Nuraj, duke garantuar profesionalizëm dhe strategji të qartë në çdo hap.
Por “Ndarja” është vetëm fillimi.
Burime pranë këngëtares zbulojnë se Blerta Veseli tashmë është duke punuar intensivisht në projekte të reja me të njëjtin ekip, të cilat pritet të publikohen shumë shpejt. Madje, kënga e radhës mban titullin “Business” – një projekt që pritet të jetë edhe më ambicioz dhe që synon të kapë jo vetëm publikun, por edhe vëmendjen e industrisë muzikore.
Me këtë rikthim, Blerta Veseli duket e vendosur të rikthejë vendin e saj në majat e skenës – dhe këtë herë, më e fortë se kurrë.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
