Lifestyle
Mori propozim për martesë, Trump: Për mua është ok, prit ta pyes gruan

Donald Trump ka vazhduar gjatë ditës së djeshme me fushatën për zgjedhjet presidenciale amerikane.
Ish-presidenti amerikan ka qëndruar në shtetin e Michiganit dhe ka pasur një bashkëbisedim edhe me një mbështetëse.
Në fakt, fillimisht një grua bërtet diçka të pakuptueshme dhe pasi u ndal së foluri republikani, ajo e përsërit pyetjen, “dëshiron të martohesh me mua?”
Kjo kërkesë u prit me brohoritje përpara se 78-vjeçari t’i përgjigjet gruas në tubim elektoral, shkruan skynews.
“Më lër të konsultohem me ish-Zonjën e Parë… për mua është në rregull, por më lër të konsultohem”, ishte përgjigja e kandidatit republikan për president.
Ndryshe, Trump është i martuar me 54-vjeçaren sllovene, Melania Trump, me të cilën ka një djalë.
Kujtojmë se miliarderi amerikan ishte i martuar edhe me Ivana Trumpin deri në vitin 1990, me të cilin ka tre fëmijë.
Lifestyle
Befason Egli Tako, shfaqet si nuse kosovare në dimi e jelek (FOTO)

Këngëtarja e njohur Egli Tako ka befasuar me paraqitjen e fundit.
Ajo në rrjetet sociale ka publikuar fotografi ku shfaqet veshur në veshje kombëtare, në dimija e jelek.
Egli duket shumë bukur si nuse nga Kosova duke tërhequr vëmendje ./21Media


Lifestyle
Ledri Dakaj, ylli i ri i skenës muzikore: 12-vjeçari që po sjell energji të re në muzikën pop

Nëse mendoni se muzika shqiptare ka parë gjithçka, Ledri Dakaj është këtu për t’ju bindur të kundërtën. Vetëm 12 vjeç, por me një talent që rrallë shihet, ai sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titullin “Asap”, një këngë që premton të jetë hiti i verës.
Ledri ka nisur të këndojë që në moshën dyvjeçare, ndërsa sot, në një moshë kaq të re, ai po debuton fuqishëm në skenën muzikore shqiptare. Projekti i tij i parë është realizuar në studion e maestros së njohur Florent Boshnjaku, një nisje e denjë për çdo artist që synon të bëjë histori.
Megjithëse është në ujërat e muzikës pop, Ledri befason me shijen e tij muzikore: ai adhuron grupin BTS. Së shpejti pritet të sjellë edhe një seri cover-ash, që do të tregojnë anën e tij kreative.
No description available.
Muzika për të është më shumë se pasion. Ai ndjek me vëmendje hitet globale dhe emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare. Pse jo, në të ardhmen mund të shohim edhe një bashkëpunim mes tij dhe artistes së njohur Dafina Zeqiri, dëshirë që vetë Ledri e ka shprehur.
Videoklipi i “Asap” është realizuar nga produksioni i mirënjohur “Pinkmoon”, që ka sjellë një video dinamike dhe moderne, të denjë për tregun muzikor të ditëve të sotme.
Me energji pozitive, zë të veçantë dhe prezencë skenike të admirueshme për moshën që ka, Ledri Dakaj është emri që duhet ta mbani mend. Muzika shqiptare sapo ka fituar një yll të ri.
Lifestyle
“Lujma dorën pak me def”/ Rozana Kaba vjen me projektin e ri në kulmin e sezonës së dasmave

Me tekst nga Sami Aliu e muzikë nga Emin Aliu, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Rozana Kaba vjen me një projekt më të ri të titulluar “Lujma dorën pak me def”, një këngë për dasma tash kur edhe sezoni ka filluar. Kënga është orkestruar nga Habib Mece tek studio Xheni. Këngëtarja e njohur Kaba krahas këtij projekti është shumë e angazhuar edhe në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare.
-
Lajme9 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme1 year ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle1 year ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme1 year ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme1 year ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare