Connect with us

Lifestyle

Mediave serbe dhe malazeze ju pengon suksesi i David Dreshaj, klipi “Te Quero T’Aime” për pak ditë mbi 4 mln klikime

“Këtij videoklipi, projekti solo kemi lejen nga Muzeu Publik në qytetin e Cetinjës në Mal të Zi për te Parku Nacional Lovcen. Drejtorët, piarët dhe përgjegjësit për këtë lokacion e vend jo të zakonshëm po ashtu edhe nga JP Nacionalni Parkovi Crne Gore dhe UNESCO, shijoni Te Quero T’Aime” . Kjo ka qenë njësë e statusit sqarues që artisti nga Mali i Zi David Dreshaj ka bërë në istagramin e tij. E gjitha kjo erdhi si pasojë e diaave që si duket tremben nga suksesi i këngëtarit shqiptar kudo e diaa komentues pa e ditur se Davidi la marrë leje pēr të xhiruar në këtë kala në Mal të Zi nga autoritetet përkatëse dhe muzika dje teskti ka të bëj me dashuri e aspak nota patriotike apo politike sic e la sqaruar ai edhe më tej në reagimin e tij. ” Kështu që bijnë poshtë të gjitha sulmet, kontradiktat dhe komentet të tilla, boom-i mediatik i shkaktuar nga dhe tek ky projekt me klip, duke nisur nga rrjeti social Facebook, Istagram dhe Youtube është i paarsyetueshëm sepse muzika është ura që lidh dhe është gjuhë e përbashkët’, Ndryshe video e këngês së tij më të re po pëlqehet mjaft dhe vetëm për pak ditë ka grumbulluar mbi 4 milion klikime dhe pavarësisht këtyre komemteve pa baza ajo vazhdon të jetë në kanalin Youtube.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

“Kam pi” ndez atmosferën, projekti i ri nga Bledar Vishi në fokus

Skena muzikore shqiptare është pasuruar me një tjetër projekt të ri. Bledar Vishi ka publikuar këngën më të fundit “Kam Pi”, të shoqëruar me një videoklip që po tërheq vëmendje në rrjetet sociale.

Projekti vjen me një prodhim muzikor nga Nurtel, duke sjellë një stil ritmik dhe të kapshëm për publikun, ndërsa ana vizuale është realizuar nga Estia Films, që i jep klipit një estetikë moderne dhe dinamike.

Në videoklip shfaqet edhe modelja Mona, e cila i shton projektit një dimension më tërheqës vizual, ndërsa pas kamerës kanë kontribuar emra si Emiljano Gjonaj.

Xhirimet janë realizuar në ambiente atraktive si Lugina e Surrelit dhe Clasic Hotel Tirana, duke krijuar një atmosferë që përputhet me energjinë e këngës.

“Kam Pi” pritet të jetë një nga hitet e sezonit, me një kombinim të fortë mes muzikës dhe imazhit, që po gjen menjëherë reagim pozitiv nga publiku dhe fansat e artistit.

Continue Reading

Lifestyle

Nora Istrefi flet për raportin me Robert Berishën: Çdo njeri e meriton një shans të dytë, por jo të tretë ndoshta

Këngëtarja, Nora Istrefi, ka qenë e ftuar në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, ku përveç projektit të ri muzikor “EP IV”, është ndalur edhe te jeta e saj private dhe raporti me ish-bashkëshortin, Robert Berishën.

Në javët e fundit në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar zëra për një afrim të mundshëm mes dyshes, sidomos pas një darke të përbashkët në Zvicër dhe deklaratave të Robert Berishës, i cili ka lënë të hapura mundësitë për çdo zhvillim mes tyre.

E pyetur për këto spekulime, Nora Istrefi ka reaguar fillimisht me humor duke thënë: “A fillut ju?”.

Më pas, ajo është ndalur te ideja e shanseve të dyta në marrëdhënie, ku ka dhënë një qëndrim të qartë mbi këtë temë.

Ajo është shprehur: “Unë mendoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por jo të tretë ndoshta”.

Në vijim të intervistës, kur është pyetur nëse do të zgjidhte një intervistë me ish-partnerin apo një pushim të përbashkët me të, këngëtarja ka treguar se marrëdhënia mes tyre mbetet korrekte edhe pas ndarjes. Ajo ka thënë: “Të dyjat i kam bërë, po”.

Ndërkohë, Nora Istrefi po vazhdon aktivitetin e saj muzikor me publikimin e projektit “EP IV”, i cili është pritur me interes nga publiku.

Continue Reading

Lifestyle

“Ndarja” ndez skenën: Blerta Veseli me projekt të ri spektakolar

Pas një viti pauzë, këngëtarja rikthehet fuqishëm me projektin e saj më të ri “Ndarja”, një këngë që vjen e shoqëruar me një videoklip mbresëlënës, me standarde të larta produksioni dhe një estetikë që të kujton prodhimet hollywoodiane.

Klipi është realizuar nga XL Films, duke sjellë një vizual të kuruar deri në detaj, ku çdo skenë ndërton një atmosferë të fortë emocionale dhe artistike. Projekti dëshmon qartë se rikthimi i Blertës nuk është i rastësishëm, por i menduar për të bërë impakt të madh.

Pas këtij projekti qëndron një ekip i fuqishëm i industrisë muzikore. Producent dhe tekstshkrues është Nurteel, një emër i njohur për hitet e tij, ndërsa i gjithë projekti është menaxhuar nga Labinot Nuraj, duke garantuar profesionalizëm dhe strategji të qartë në çdo hap.

Por “Ndarja” është vetëm fillimi.

Burime pranë këngëtares zbulojnë se Blerta Veseli tashmë është duke punuar intensivisht në projekte të reja me të njëjtin ekip, të cilat pritet të publikohen shumë shpejt. Madje, kënga e radhës mban titullin “Business” – një projekt që pritet të jetë edhe më ambicioz dhe që synon të kapë jo vetëm publikun, por edhe vëmendjen e industrisë muzikore.

Me këtë rikthim, Blerta Veseli duket e vendosur të rikthejë vendin e saj në majat e skenës – dhe këtë herë, më e fortë se kurrë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Paraqitet Arben Fetai nga Tailanda

Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe...

Lajme6 hours ago

Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit...

Lajme6 hours ago

Shtekli dënohet me tetë vjet burg

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me...

Lajme6 hours ago

BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike

Në lidhje me Ligjin për Qeverinë, koordinatorja e Rina Ajdari, deputete e BDI-së, kërkoi ndërprerjen e seancës së Kuvendit dhe...

Lajme6 hours ago

A do të pranojnë ftesën për në Qeveri? Ja çka thonë nga ASH-Sela!

Lidhur me këtë deklaratë të Mexhitit janë prononcuar për portalin Lideri.mk nga ASH-Sela.Prej atje, as nuk e kanë mohuar e...

Lajme12 hours ago

Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhani, pas dy javësh në Kuvend

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani është finalizuar dhe pritet që brenda...

Lajme12 hours ago

A do të mbetet Hungaria strehë e sigurt për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski?

Kur Nikolla Gruevski dezertoi nga Maqedonia e Veriut në Hungari, Fidesz, partia simotër e VMRO-DPMNE-së së tij, ishte në pushtet...

Lajme12 hours ago

Sali: Përfaqësimi i shqiptarëve në administratë është rritur për 0.5 për qind

Ligji për përfaqësim të drejtë është përgatitur nga ekspertët, thotë numri dy i Qeverisë, Bekim Sali, sipas të cilit, ai...

Lajme12 hours ago

Mehmetaj: “Kurti me 51% “vendosi të mos qeverisë më veç se i pengojke që presidentja i flet anglisht”

Gazetari Lirim Mehmetaj shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme e sheh veçse si refuzim të plotë të Albin Kurtit të Vetëvendosjes...

Lajme12 hours ago

Mexhiti: Dera për Selën është hapur, po shqyrtohet mundësia e përfshirjes në qeveri

Kryetari i Komunës së Çairit dhe një nga udhëheqësit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se ekziston mundësia që udhëheqësi...

Trending