Lajme
Katër komuna ndalojnë përdorimin e doracakëve për edukim se’ksual
Katër komuna kanë dalë kundër Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12, duke vendosur për ndalimin e përdorimit të tyre në shkolla, pas reagimeve të shumta mbi përmbajten e tyre, që është cilësuar si abuzuese për fëmijët. Deri tash, një vendim të tillë e kanë marrë Komuna e Prishtinës, Skënderajt, Fushë Kosovës dhe ajo e Vitisë.
Komuna e parë që vendosi kundër përdorimit të këtyre doracakëve, ishte ajo e Prishtinës.
Nënkryetarja e kësaj komune, njëherit Drejtoreshë për Arsim, Jehona Lushaku Sadriu, njoftoi për këtë vendim, derisa u bëri thirrje edhe komunave të tjera që të veprojnë njëjtë, duke e cilësuar përmbajtjen e doracakëve si “përmbajtje perverse”.
“Është e paprecedent, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet, në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore, ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse. Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët”, ka shkruar Lushaku Sadriu.
Postimi i saj u shpërnda edhe nga kreu i LDKsë, Lumir Abdixhiku, i cili e mbështeti në këtë vendim.
Pas Prishtinës, një vendim të tillë e mori edhe Komuna e Skënderajt.
Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim me mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave, “ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij”.
Edhe Fushë Kosova u bashkua në këtë vendim. Sipas kësaj komune, përmbajtja e këtyre doracakëve është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët.
“Përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë – prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme. ”
Vendim për ndalimin e doracakëve do të marrë sot edhe Komuna e Vitisë. Këtë e ka bërë me dije Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti.
“Ky vendim do të merret pasi kemi shqyrtuar përmbajtjen e këtyre udhëzimeve dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Komunës dhe nga prindërit, lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara. Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Kjo është një masë që do të ndërmerret me qëllim mbrojtjen e interesave dhe mirëqenies së nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona.”
Ministria e Arsimit ka njoftuar se do të ketë rishikim të këtyre doracakëve, duke theksuar se nuk janë obligativ dhe se nuk janë tekste për nxënësit.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Lajme
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron për mesazhe të rreme SMS, përmes të cilave qytetarët njoftohen se rimbursimi i tatimit është gati.
Në mesazhe përfshihet një link, i cili mund të përdoret për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.
Nga DAP-i apelojnë qytetarët të mos e hapin linkun dhe të mos vendosin të dhëna të ndjeshme.
Të gjitha informacionet duhet të kontrollohen ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare të DAP-it dhe ueb-faqes ujp.gov.mk.
Qytetarëve u bëhet thirrje të jenë të kujdesshëm dhe t’i paralajmërojnë edhe të afërmit e tyre për mashtrimin e mundshëm.
Lajme
Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkupi
Më 24.08.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, E.Z. (30) nga Shkupi ka denoncuar se më 22.08.2026 rreth orës 18:15, derisa ajo dhe fëmijët e saj ndodheshin në ashensorin e një ndërtese banimi në territorin e Radishanit, dera e ashensorit papritmas është hapur dhe mbyllur,.
Nga hapja e mbyllja e shpesh vajza trevjeçare është tërhequr dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Institucionin e Shëndetit Publik “Shën Naum Ohridski” në Shkup.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./ZYRTARE.net
-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
