Connect with us

Lajme

BDI reagon për djegien e flamurit shqiptar, shprehin shqetësim për qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që, sipas tyre, përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe dinjitetit të popullit shqiptar.
Këto veprime provokuese dhe të mbushura me urrejtje, thonë nga BDI, janë të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim për sërishjen ndëretnike dhe stabilitetin e vendit tonë.
“Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë për qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë, e cila, sipas informacioneve të deritanishme, ka marrë masa vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë të përfshirë në incidentet, ndërsa ata që dogjën flamurin shqiptar nuk janë ndëshkuar. Ky trajtim i pabarabartë jo vetëm që minon besueshmërinë e institucioneve, por edhe thellon mosbesimin ndërmjet komuniteteve.
U bëjmë thirrje organeve përgjegjëse që të veprojnë me paanësi dhe profesionalizëm, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pjesëmarrësit në këto incidente, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pasi vetëm përmes drejtësisë dhe transparencës mund të forcojmë besimin dhe të ruajmë stabilitetin në shoqërinë tonë.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e dinjitetit të të gjithë qytetarëve dhe për promovimin e respektit të ndërsjellë, duke theksuar qartë se veprime të tilla të urrejtjes dhe padrejtësisë nuk do të tolerohen”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Përgja’ken rrugët e Maqedonisë, humb jetën një person në aksi’dent trafiku

Sot në ora 07:13 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Veles-Shkup, automjeti “Peugeot Partner” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.J.(48) nga fshati Rzhaniçano i Shkupit ka dalë nga rruga.

Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e tij.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Continue Reading

Lajme

MPB me detaje për tragjedinë e mbrëmshme në Shkup, ku bien nga lartësia e një banese një grua e moshuar dhe fëmija 9 vjeç

Nga MPB sot ma dalë me një raport reth ngjarjes që tronditi Shkupin mbrëmë ku një grua e moshuar vdiq nga lëndimet kurse fëmija është në spital. Nuk dihet ende se si ranë nga lartësia.

„Më 03.12.2024, në orën 19:40, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Shkupit u raportua se dy persona kishin rënë nga një ndërtesë në territorin e Kisella Vodës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se gruaja D.S. (69) nga Shkupi ka vdekur nga lëndimet që ka marrë në vendin e ngjarjes, ndërsa një fëmijë 9-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime dhe është transportuar në kompleksin klinik „Nëna Terezë“ për ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit“ – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Continue Reading

Lajme

Iniciohet aktakuzë për parkingun e “egër” në Çair

Pas zhvillimit të procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar akuzë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për veprën penale uzurpim të patundshmërive nga neni 225 i Kodit penal.

Siç informon Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut, 47-vjeçari i akuzuar, ka marrë në posedim pronën e huaj – tokën prapa Shtëpisë së Shëndetit Shkup – Poliklinika e Bit pazarit.

“Toka në pronësi të shtetit e cila i është dhënë për shfrytëzim Shtëpisë së shëndetit dhe si pronë në përdorim të përgjithshëm në Planin e detajuar urbanistik të komunës së Çairit, i akuzuari e ka shfrytëzuar për parking të improvizuar. Në emër dhe shpenzime të personit juridik ka vendosur rampë dhe një pikë pagesore dhe ka angazhuar një person për të kryer pagesë me çmim prej 50 denarë për 90 minuta shfrytëzim, duke kufizuar dhe kontrolluar hyrjen dhe daljen e tokës”, kanë thënë në PPRMV.

Së bashku me aktakuzën, prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka paraqitur propozim të veçantë për caktimin e masës së kujdesit- ndalesë për kryerjen e aktiviteteve të punës, përkatësisht ndalesë për shfrytëzimin e tokës në fjalë.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme21 seconds ago

Përgja’ken rrugët e Maqedonisë, humb jetën një person në aksi’dent trafiku

Sot në ora 07:13 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Veles-Shkup, automjeti “Peugeot Partner” me targa të...

Lajme7 hours ago

MPB me detaje për tragjedinë e mbrëmshme në Shkup, ku bien nga lartësia e një banese një grua e moshuar dhe fëmija 9 vjeç

Nga MPB sot ma dalë me një raport reth ngjarjes që tronditi Shkupin mbrëmë ku një grua e moshuar vdiq...

Lajme7 hours ago

Iniciohet aktakuzë për parkingun e “egër” në Çair

Pas zhvillimit të procedurës paraprake, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar akuzë kundër një personi fizik dhe...

Lajme7 hours ago

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës

Temperaturë më e ulët e mëngjesit të sotëm   -2 gradë është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa më e...

Lajme17 hours ago

Tragjedi në Shkup: Një grua ka ndërruar jetë, pas rënies nga ballkoni ndërsa një fëmijë po lufton për jetën

Një fëmijë 9-vjeçar po lufton për jetën në Qendrën e Urgjencës në Shkup, ndërsa një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë...

Lajme21 hours ago

19-vjeçares nga një fshat i Tetovës i gjendet plumba në Aeroportin e Ohrit

Më 02.12.2024, në ora 07:20, në Pikën Kufitare – Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër, gjatë daljes nga shteti, zyrtarët...

Lifestyle21 hours ago

U nda nga Ariana, Don Xhon në lidhje dashurie më një tjetër ruse

Reperi Don Xhon, nuk po mund të ndahet nga ruset. Këtë e ka bërë të ditur vet ai, pas një...

Lajme21 hours ago

Ndërron jetë Debbie Nelson, nëna e Eminem

Debbie Nelson, nëna e reperit Eminem, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Sipas mediave të huaja, Nelson vdiq më 2...

Lajme22 hours ago

Kumanovë, disa të rinj sulmohen me mjete të mprehta

Kumanova nuk po gjen qetësi. Edhe sot është regjistruar një rast i sulmit, por këtë herë disa të mitur janë...

Lajme22 hours ago

Afati i fundit për ndërrimin e patentave të shoferit me emrin e vjetër përfundon më 31 dhjetor 2024

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentave të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, në...

Trending