Sport
Voska Sport merr katër përforcimet e para në merkato

Skuadra e Voska Sport ka nisur merkaton dimërore dhe në radhët e veta ka sjellur katër përforcime të reja. Mësohet se drejtuesit e ekipit shqiptar nga Ohri kanë arritur akord me portierin turk Halil Bagci, i cili te Voska vjen nga Gaziantepi, teksa më herët ka qenë pjesë edhe e Helsinkit.
Në gjysmësezonin pranveror te Voska do të luaj edhe një japonez. Taiki Kogayama është futbollisti 28 vjeçar që ka firmosur kontratë me Voskën.
Filip Valencic është lojtar slloven dhe do të jetë pjesë e ekipit nga Ohri. Ky i fundit vjen në kampionatin tonë me një eksperiencë, ku gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe të ndryshme në mesin e tyre si Dinamo Minsk, Olimpija Ljubljana, Monza e HJK.
Ndërkohë përforcimi i katërt është Tuure Siira, finlandez dhe te Voska transferohet si futbollist i lirë. Ekipi i fundit që është aktivizuar Siira është FC Haka.
Sipas paralajmërimeve, te Voska do të ketë përforcime edhe tjera gjatë merkatos së janarit.
Sport
Arlind Sulejmani nokautoi kroatin Njegac

Të shtunën, më 21 qershor me fillim në ora 18:00 emocione të papara për të gjithë tifozët e boksit pasiqë kampioni i njohur shqiptar që jeton në Vjenë të Austrisë nokautoi bokserin kroat, Ivan Njegac.
Kjo ishte ndeshja e rradhës për kampionin shqiptar Sulejmani i cili deri më tani ka rradhitur shumë suksese në karierën e tij si bokser duke bërë krenar gjithë shqiptarët në mbarë botën.
Komenti i tij pas ndeshjes ishte i thjeshtë, unë thash po dhe ja arrita.
Dhe edhe një herë: Unë thash po.
Jo vetëm që fola, por edhe e mbajta fjalën.
Fitues. Dominues. Me zë të lartë. Qartësisht. 🥊🔥
Pavarësisht se sa me zë të lartë flasin – në fund të fundit ka rëndësi vetëm kush e ka dorën lartë.
Falë ekipit tim, njerëzve të mi dhe sponsorëve të mi – ne vazhdojmë rrugëtimin, hap pas hapi drejt majës, ka shkruar kështu kampioni Sulejmani.
Sport
Luiza Gega shpërthen kundër Federatës dhe tërhiqet nga kombëtarja

Këtë javë zhvillohet në Slloveni eventi i Kampionatit Europian të Shteteve në sportin e atletikës, event ku merr pjesë edhe vendi ynë. Në këtë event, Shqipëria garon në Divizionin e tretë, atë të vendeve të vogla e të dobëta (para dy vitesh u renditëm në vendin e shtatë).
FSHA-ja, pasi përfundoi kampionatin, përzgjodhi edhe ekipin kuqezi, mes të cilëve ishte edhe atletja Luiza Gega. Në një deklaratë në rrjetet sociale, kampionia e Europës në 3000m/p sqaron se nuk do të shkojë edhe pse fillimisht kishte rënë dakord për të garuar.
Gega pranon se për të është e lehtë të triumfojë në këtë event, por shpreh pakënaqësitë për Federatën: “Duhej të bënim 20 orë rrugë me autobus e më pas të garonim. Për herë të fundit që kam shkuar kështu në një aktivitet ka qenë para 20 vitesh”.
“Është shumë e lodhshme si rrugë, pasi një sportist nuk jep dot maksimumin në garë pas një udhëtimi të tillë. Është zhgënjyese, pasi presidenti i ri deklaroi pasi u zgjodh në krye të Federatës se do të mbështesë sportistët, por na ktheu 20 vite pas”, shton Luiza Gega.
“Po ashtu, na kujton me e-mail të marrim edhe uniformat, pasi nuk ka blerë të tilla. Garojmë me uniformat e dy viteve më parë. Mendoj se presidenti i ri duhej të bënte një ndryshim, duke mbështetur atletët financiarisht. Uroj që gjërat të ndryshojnë në të ardhmen”, tha Luiza Gega.
Sport
Jasir Asani drejt një aventure të re

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, duket se është pranë një aventure të re këtë verë.
Siç bëjnë me dije mediat japoneze, 30-vjeçari kuqezi pritet të lërë skuadrën koreane të Gwangju për t’u transferuar te Yokohama F. Marinos.
Për dy vitet e fundit, Asani ka luajtur në Korenë e Jugut, ku në 74 ndeshje me ekipin e Gwangju ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.
Tashmë sulmuesi i Kombëtares po bëhet gati për një aventurë të re në Japoni, ku do të kërkojë gjithashtu të rifitojë sërish besimin e trajnerit Sylvinho, për vendin e titullarit në ekipin e Shqipërisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
-
Lajme9 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme1 year ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle1 year ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme1 year ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme1 year ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare