Lajme
Shkupit i shtohen tre hafiza të rinj – ceremonia e memorizimit të Kur’anit u mbajt në xhaminë “Mustafa Pasha” (FOTO)

Shkupi është pasuruar me tre hafiza të rinj, të cilët përfunduan me sukses memorizimin e plotë të Kur’anit Famëlartë. Ceremonia solemne e hifzit u zhvillua dje në xhaminë “Mustafa Pasha”, në një atmosferë të mbushur me emocione dhe respekt të thellë për këtë arritje të rrallë shpirtërore.
Ngjarja u organizua nën patronazhin e Myftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, në prani të përfaqësuesve të lartë të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, atasheut për çështje fetare pranë Ambasadës së Türkiyes në Shkup, Mustafa Bodur, si dhe shumë hoxhallarëve, hafizëve, mysafirëve dhe besimtarëve të shumtë.
Para komisionit vlerësues të kryesuar nga hfz. Abdulkerim ef. Ebibi, tre të rinjtë: hfz. Salahaddin Mert Baki, hfz. Shuajb Sadiki dhe hfz. Jetmir Murtezani, dëshmuan përgatitjen e tyre të lartë dhe aftësinë për të memorizuar me saktësi të gjithë Kur’anin Famëlartë.
Hafizët ndoqën mësimet e hifzit në Institutin e hifzit për djem “Hafiz Ismail Efendiu”, nën përkujdesjen e muhafizit të tyre, hfz. Xhemail ef. Nuhiju, i cili njëherazi është edhe përgjegjës i institutit.
Po ashtu, vlen të veçohet se hfz. Salahaddin Mert Baki është djali i Prof. Sulejman Bakiut dhe nipi i hafiz Abdulbakiut, duke ardhur nga një familje e njohur për trashëgiminë e tyre fetare, ku breza të tërë janë të lidhur ngushtë me mësimin dhe ruajtjen e Kur’anit Famëlartë. Familja e tij numëron disa gjenerata hoxhallarësh dhe hafizësh, që vazhdojnë të jenë shembull për përkushtimin dhe përhapjen e dijes islame.
Ceremonia u vlerësua si një moment me rëndësi të madhe për jetën fetare të Shkupit, duke dëshmuar se tradita e mësimit të Kur’anit, mbetet e gjallë dhe po trashëgohet me dinjitet nga gjeneratat e reja.
Lajme
Është djegur një makinë e policisë në Shkup!

Dje rreth orës 12:00 në Shkup, në zonën e Qendrës, shpërtheu zjarr në një automjet në pronësi të Ministrisë së Brendshme.
Nga MPB thonë se derisa policia po kryenin detyrat zyrtare, automjeti u përfshi nga flakët.
“Dy policët kërkuan menjëherë ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikës ‘Nënë Tereza’, në Klinikën e Toksikologjisë, ku u shtruan për shkak të thithjes së tymit. Është fat që ata nuk pësuan lëndime më serioze”, kanë deklaruar nga policia.
Zjarri u shua nga policia që ndodheshin në vendngjarje.
Lajme
Izet Mexhiti në Romë merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, po merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025, e cila po mbahet në Romë, Itali.
Bëhet fjalë për konferencën e katërt me radhë me karakter ndërkombëtar, të dedikuar për rimëkëmbjen dhe rindërtimin afatgjatë të Ukrainës. Ngjarja është bashkëorganizuar nga qeveritë e Italisë dhe të Ukrainës, ndërsa qëllimi kryesor është mobilizimi i burimeve qeveritare, financiare dhe private për të mbështetur rindërtimin e vendit të goditur nga lufta.
Në Romë, zëvendëskryeministri Mexhiti e ka ripërsëritur qëndrimin e palëkundur të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, si dhe gatishmërinë për të kontribuar në procesin e rindërtimit.
URC 2025 përfaqëson vazhdimin e serisë vjetore të forumeve të nivelit të lartë politik e cila që nga viti 2022 bashkojnë qeveri, institucione financiare ndërkombëtare dhe dhoma ekonomike rreth vizionit për një “rrugë të shpejtë, të qëndrueshme dhe evropiane të rimëkëmbjes së Ukrainës”.
Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në nivelin më të lartë edhe një herë dëshmon se vendi ynë mbetet përkrahës i qëndrueshëm i Ukrainës dhe pjesëmarrës aktiv në forcimin e solidaritetit evropian dhe partneritetit me NATO-n dhe BE-në.
Lajme
Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke u përgjigjur në pyetjejen gazetareske lidhur me dyshimet se zjarret janë të qëllimshme dhe akuzat nga opozita për mosreagim të duhur në menaxhimin me to, deklaroi:
“Jo vetëm që dyshojmë, por kemi edhe dëshmi. Kemi edhe persona të arrestuar që kanë qenë të përfshirë në këto veprime, veçanërisht në territorin e Shkupit, në Qytetin e Shkupit. Sepse zjarri, të themi, i fundit që ndodhi mbrëmë pranë Liqenit të Smillkovës, ndodhi pas orës nëntë të mbrëmjes, dhe ajo që gjetëm atje, por dhe tre personat që më pas u ndaluan, tregojnë se ekziston dyshim i bazuar për një aksion të koordinuar dhe të planifikuar mirë, veçanërisht në Shkup.
Por, ajo që më bën të ndihem i kënaqur është se, për më pak se 24 orë dhe krahas kushteve jashtëzakonisht të vështira, temperatura mes 35 dhe 40 gradë, e shoqëruar me erë të fortë prej 80, ndërsa në disa momente edhe mbi 100 kilometra në orë, gjë që nënkupton përhapjen shumë të shpejtë të zjarrit, arritëm ta vëmë tërë situatën nën kontroll.
Sot, para orës 10, mora informacion se për momentin është aktiv vetëm zjarri në Dojran, në malin lart, që do të thotë se nuk ka rrezik për vendbanimet. Gjithçka tjetër është vënë nën kontroll. Do të shohim si do të zhvillohet situata gjatë ditës dhe përgjatë verës.
Ajo që mund të them është se mjetet speciale që janë modifikuar, gjatë ditës së djeshme, vepruam në terren me nëntë automjete Pinzgauer, një Hermelin dhe dy BTR dhe ata hodhën rreth 300 tonë ujë. Kjo është sikur helikopterët policorë dhe ushtarakë të kryenin 75 fluturime atë ditë, gjë që është e pamundur.
Pres që pas pranimit teknik, këto ditë të përfshihen të gjitha, kështu që konsideroj se kjo do të përmirësojë ndjeshëm mekanizimin e disponueshëm, do të thoja, edhe automjetet speciale, për të përballuar fatkeqësitë në periudhën që vjen. Ndërsa, më së pakti që ka kredibilitet për të folur për këtë çështje është”, theksoi Mickoski.
-
Lajme9 months ago
Detaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lajme1 year ago
Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lifestyle1 year ago
Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year ago
Burrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme1 year ago
Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 year ago
Ja kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme1 year ago
KSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare