Lajme
Rreth 30 mijë udhëtarë kanë kaluar në VK “Qafë Thanë” në tre ditët e fundit
Në vendkalimet kufitare në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, posaçërisht në vendkalimin “Qafë Thanë” në Strugë, vazhdon frekuenca e madhe e udhëtarëve dhe automjeteve.
“Gjatë tre ditëve të kaluara, rreth 30 mijë udhëtarë dhe mbi 11 mijë automjete kanë hyrë dhe kanë dalë nga ky vendkalim. Pjesa më e madhe e udhëtarëve janë shtetas të huaj, të cilët kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet e tyre verore”, njoftuan mediumet shqiptare.
Për t’u përballuar me këtë fluks, autoritetet kufitare kanë vënë në funksion katër sportele për qytetarët dhe një sportel të dedikuar për automjete transportuese.
Frekuencë e rritur është regjistruar edhe në vendkalimin kufitar “Bllatë” në Dibër, i cili, pas ndërtimit të “Rrugës së Arbrit”, përdoret gjithnjë e më shumë, për shkak të distancës së zvogëluar, vetëm 70 kilometra, nga vendkalimi e deri në Tiranë.
Në këtë vendkalim, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, është regjistruar frekuencë historikisht rekord, respektivisht kanë kaluar 574.737 udhëtarë, që është 55 për qind më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur janë regjistruar 370.827 udhëtarë.
Lajme
Zeqiri: Uji në Tetovë është i pijshëm, qytetarët mund ta konsumojnë lirisht
Pas rastit me ndotjen e ujit në Gostivar, në Tetovë po bëhen çdo ditë analizat e ujit, përcjell TV21. Drejtor i NPK “Sharri”, Valon Zeqiri siguroi se në Tetovë uji është i pijshëm.
“Analizat na tregojnë se uji në Tetovë është i pijshëm dhe nuk ka asnjë problem, prandaj qytetarët mund ta konsumojnë lirisht”, tha mes tjerash Zeqiri.
Lajme
Një grua e moshuar është lënduar nga rënia e një peme në Karposh
Më 20.7.2026 në orën 20:25, SPB Shkup ka marrë njoftim se në zonën e Karposhit ka rënë një pemë dhe K.M. (86) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas së cilës është transferuar në Institucionin Shëndetësor Publik “Shën Naumi i Ohrit” për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, një qytetar ka raportuar se, gjatë kërkimit të çantës së gruas së lënduar, ka gjetur një mjet shpërthyes, i cili më vonë është marrë nga vendi i ngjarjes për veprime të mëtejshme.
Prokurori publik është njoftuar dhe po merren masa për sqarim të ngjarjes./Telegrafi/
Lajme
Prokuroria nuk konfirmon nëse nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit në Gostivar
A po kryheshin rregullish analizat e ujit në Gostivar nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar dhe Instituti për Shëndet Publik, dhe pse nga këto analiza nuk u konstatua me kohë ndotja e ujit, është një pistë tjeter që po e heton prokuroria.
Në brifingun me gazetarë, prokurorët thanë se për momentin nuk mund të konfirmojnë nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit, pasi hetimet janë ende në zhvillim.
Për këtë arsye do të kryhen ekspertiza shtesë për mënyrën e marrjes dhe analizimit të mostrave, ndërsa do të shqyrtohen edhe të gjitha analizat e ujit të realizuara gjatë këtij dhe vitit të kaluar. Nëse konstatohen parregullsi ose përgjegjësi të personave apo institucioneve të tjera, hetimi do të zgjerohet edhe ndaj tyre.
Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar më 29 qershor dhe 13 korrik e vlerësonin ujin si të sigurt për pije, edhe pse pikërisht më 13 korrik filloi rritja e numrit të pacientëve me probleme gastrointestinale.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
