Connect with us

Lajme

VLEN: Në Moranë u ngjall kujtesa kombëtare, shkolla “Azem Morana” bëhet realitet!

Dje, në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimi për themelimin e shkollës fillore komunale “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit, një ngjarje me peshë të madhe historike, emocionale dhe kombëtare.

Ky nuk është thjesht një vendim administrativ. Ky është një akt nderimi për sakrificën dhe përkushtimin e një figure të ndritur të historisë sonë kombëtare, Azem Morana, mësuesi dhe patrioti që e vuri jetën në shërbim të dijes dhe lirisë, dhe që nuk u përkul kurrë para padrejtësisë. Shkolla “Azem Morana” do të jetë shumë më tepër se një institucion arsimor. Ajo do të jetë një tempull i kujtesës, një fener i dijes dhe ndërgjegjes, një vend ku do të ndërtohen brezat e ardhshëm me ndjenjën e thellë të përkatësisë, krenarisë dhe respektit për ata që dhanë gjithçka për gjuhën dhe arsimin shqip.

Ky vendim është borxhi ynë moral dhe institucional, që vjen si vazhdimësi e përpjekjeve të Qeverisë dhe VLEN për ta kthyer dinjitetin e harruar të shqiptarëve në institucionet shtetërore, për ta nderuar sakrificën me vepra konkrete dhe për t’i dhënë arsimit statusin që i takon në shoqëri. Ne besojmë thellë se një komb që nderon mësuesit dhe martirët e dijes, ndërton një të ardhme të ndritur.

Dhe sot, në Moranë, është hedhur një gur themeli jo vetëm për një shkollë, por për një brez të ri që do të rritet nën frymën e Azem Moranës: me dije, me dinjitet dhe me përkushtim ndaj kombit.

Përjetësisht mirënjohës dhe falënderues ndaj jetës, veprës dhe frymës së Azem Moranës. VLEN për arsimin, VLEN për dinjitetin, VLEN për historinë që s’duhet harruar!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka reaguar pas protestës së organizuar në Tetovë, duke vlerësuar se qytetarët treguan pjekuri dhe nuk u bënë pjesë e, siç e cilësoi ai, një përpjekjeje për manipulim politik, transmeton Zyrtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Durmishi tha se tetovarët nuk ranë pre e provokimeve dhe as tentativës që, sipas tij, dikush të shpërlajë përgjegjësinë për problemet që vetë i ka krijuar.

“Tetova tregoi pjekuri. Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar”, shkroi ai.

Durmishi shtoi se ata që, sipas tij, “e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total”, morën përgjigjen më të qartë nga vetë qytetarët.

Ai vlerësoi se pjesëmarrja e ulët në protestë dëshmoi se Tetova nuk mund të përdoret për interesa partiake.

“Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk është vend ku dikush mund t’i lajë gjynahet e veta. Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet”, theksoi ministri.

Në fund të reagimit, Durmishi nënvizoi se e drejta për protestë duhet të respektohet gjithmonë, por shtoi se Tetova nuk pranon të përdoret për “lojëra të errëta politike”, duke falënderuar tetovarët për qetësinë dhe dinjitetin e treguar.

Continue Reading

Lajme

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

Nënkryetari i PD-së së Shqipërisë, Luçiano Boçi, pas vizitës në Çair me Izet Mexhitin, deklaroi se identiteti shqiptar dhe trashëgimia kombëtare në këtë komunë janë të garantuara institucionalisht dhe se emërtimet e rrugëve e shesheve janë bërë në përputhje me ligjin dhe me miratimin e Qeverisë.

Boçi tha se, sipas garancive që mori nga Mexhiti, në të njëjtën mënyrë do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë dhe në vendet e tjera, duke shtuar se “kur bëhet fjalë për kombin, VLEN dhe jemi një”.

Statusi i plotë i nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçi

Sot në Çair, në zemër të Shkupit, bashkë më kryetarin Izet Mexhiti, për t’u bindur se Çairi frymon shqip, se trashëgimia kombëtare dhe identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por kultivohet dhe fuqizohet për çdo ditë në formë institucionale dhe me garanci shtetërore të fituar me votë.

Kur gjërat bëhen me ligj e procedurë, ato nuk mund t’i kontestojë askush.

Rrugët, sheshet dhe lagjet e Çairit e Butelit mbajnë emra veprimtarësh, ngjarjesh e personalitetesh të shquara të kombit tonë.

Dhe kryetari Mexhiti më siguroi se ato janë bërë konform procedurës dhe ligjeve, me pëlqim edhe të Qeverisë.

Prandaj ato janë të pakontestueshme, të pacenueshme, dhe të parevokueshme.

Kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë e gjetiu, më siguroi Izet Mexhiti.

Kur bëhet fjalë për kombin Vlen dhe jemi 1.

Continue Reading

Lajme

PAMJE NGA DRONI: Pjesëmarrje e ulët në protestën e BDI-së në Tetovë

Pamjet e realizuara me dron tregojnë një pjesëmarrje të ulët në protestën e thirrur nga BDI në sheshin e Tetovës.

Sipas pamjeve, një numër i vogël qytetarësh i janë përgjigjur thirrjes për protestë, e cila u organizua si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.

Protesta ishte thirrur nga BDI si shprehje e kundërshtimit ndaj këtij vendimi, ndërsa pjesëmarrja në terren, bazuar në pamjet nga droni, rezulton dukshëm më e ulët nga sa pritej.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 minutes ago

Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka reaguar pas protestës së organizuar në Tetovë, duke vlerësuar se qytetarët treguan pjekuri dhe...

Lajme2 hours ago

Boçi: Çairi frymon shqip, kështu do të zgjidhet edhe çështja e emërtimeve në Tetovë

Nënkryetari i PD-së së Shqipërisë, Luçiano Boçi, pas vizitës në Çair me Izet Mexhitin, deklaroi se identiteti shqiptar dhe trashëgimia...

Lajme4 hours ago

PAMJE NGA DRONI: Pjesëmarrje e ulët në protestën e BDI-së në Tetovë

Pamjet e realizuara me dron tregojnë një pjesëmarrje të ulët në protestën e thirrur nga BDI në sheshin e Tetovës....

Lajme9 hours ago

VLEN: 24 vite pushtet nuk u mjaftuan për kanalizimin në Zajaz, a përfunduan milionat evropiane në rrjetin e interesave familjare?

Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti, për dështimin e realizimit të projektit të kanalizimit në...

Lajme9 hours ago

Arratisja e ujqërve në Kopshtin Zoologjik Shkup, kërkohet mbyllja dhe inspektimi i tij

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi kërkon mbylljen urgjente të Kopshtit Zoologjik të Shkupit dhe kryerjen e një inspektimi...

Lajme10 hours ago

Punëdhënësit para detyrimit ligjor: Nga korriku fillon pagesa e K-15

Punëtorët e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut nga 1 korriku mund të presin pagesën e regresit për pushimin vjetor,...

Lajme10 hours ago

Abdixhiku “mesazh” Përparim Ramës: E papranueshme që LDK t’i ketë tri drejtori, e PDK-ja tetë – s’përfaqësohet LDK-ja me anonima

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me Përparim Ramën, kryetar i Prishtinës. Ai ka pasur kritika në...

Lajme11 hours ago

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, burg përjetë për Plaurent Dervishaj, dënim edhe për Julian Meçe

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen, pasi i...

Lajme13 hours ago

Kriminologu Rijad Bejtulla zgjidhet zyrtarisht anëtari më i ri në Shoqatën elitare për Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Shkup

Një tjetër arritje e madhe shkencore dhe profesionale është shënuar në fushën e drejtësisë penale dhe kriminologjisë në vend. Kriminologu...

Lajme13 hours ago

Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete...

Trending