Lajme
Vidhen akumulatorët në Manastir, dëmi 10 milionë denarë
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Manastir ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike ndaj katër personave nga Resnja, Manastiri dhe Ohri, të dyshuar për përfshirje në vjedhje të rëndë dhe fshehje të sendeve të vjedhura.
Sipas të dhënave të MPB-së, personat me inicialet M.M. (39) dhe I.B. (19) kanë kryer dy herë vjedhje të rëndë në periudhën nga 1 shkurti deri më 23 prill 2025, në segmentin hekurudhor nga Manastiri deri në fshatin Kremenicë. Ata dyshohet se kanë marrë një sasi të konsiderueshme akumulatorësh, pronë e Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, personat D.N. (29) nga Manastiri dhe M.XH. (27) nga Ohri akuzohen se kanë blerë akumulatorët e vjedhur për një shumë të caktuar parash, ndonëse kanë qenë të vetëdijshëm për prejardhjen e paligjshme të mallrave dhe nuk e kanë raportuar rastin në polici.
Dëmi material i shkaktuar nga kjo vepër penale vlerësohet në 10.606.746 denarë.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy të akuzuarit e parë.
Lajme
Mickoski: Kemi çmimet e naftës më të ulëta në rajon
“Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Ne do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit edhe pse është prodhim i bursës dhe nuk është prodhim që varet nëse është biznesmen më i mirë apo më i keq, politikan më i mirë apo më i keq. Të gjithë blejmë nga vendi i njëjtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.
Lajme
Bilall Kasami promovon rrugën e re në lagjen “Dardania”: Infrastrukturë moderne për banorët
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se është promovuar rruga e re në lagjen “Dardania”, një projekt infrastrukturor që, sipas tij, është realizuar sipas standardeve moderne.
“Me shumë kënaqësi sot promovuam rrugën në lagjen ‘Dardania’, një rrugë e re, moderne dhe me të gjitha standardet!
Instaluam rrjet të ri ujësjellësi, vendosja e anësoreve dhe asfaltimi i rrugës!
Ju qoftë përhajr banorëve!”, ka shkruar Kasami.
Lajme
Zjarri në Parkun e Gazi Babës, nën kontroll
Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë ndërhyrë në terren, ndërsa situata aktualisht po stabilizohet.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
